Connect with Us

Punonjësit e uzinës së naftës në Ballsh 6 muaj pa marrë pagat/ Pse nuk proteston Arlind Qorri?

Politikë

Punonjësit e uzinës së naftës në Ballsh 6 muaj pa marrë pagat/ Pse nuk proteston Arlind Qorri?

Publikuar

-

Rreth 800 punonjës të Uzinës së Naftës në Ballsh të cilët nuk kanë marrë pagat prej gjashtë muajsh, kanë protestuar para prefekturës së Fierit.

Kjo nuk është hera e parë që punonjësit kanë dalë në protestë, por ende nuk kanë marrë një zgjidhje. Janë rreth 800 punonjës të Uzinës së Naftës në Ballsh të cilët nuk kanë marrë pagat.

Por, një detaj që bën përshtypje është se noekomunistët më në krye Arlind Qorrin, nuk iu baashkuan kësaj proteste.

Arlind Qorri, të cilit i “digjet barku” për hallet e qytetarëve shqiptarë, nuk proteston për naftëtarët, të cilët prej gjashtë muajsh nuk marrin pagat.

Por, Arlind Qorri proteston gjoja për “minatorët”, e Bulqizës. Por, në fakt gjithçka duket se është politikë, shantazh dhe gjobë ndaj biznesit.

LEXO EDHE:  Protesta e artistëve/ Tërhiqet  Kumbaro

Fakti që nuk protestojnë edhe për naftëtarët, tregon qartë se Arlind Qorri nuk lufton për kauza sociale, por fshihet pas gishtit.

Faktet e mësipërme rrëzojnë të ashtuquajturën kauzë sociale të Arlind Qorrit, i cili protestën në Bulqizë e bën për interesat e tij dhe jo të minatorëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. someone

    28 Janar, 2020 at 1:45 pm

    Ore, mendoja qe s’e kishte Zamir Mane kete gazeten tuaj por duket jam gabim! Pff deri para ca ditesh ju lexoja se dukeshit sikur kishit mendim te lire, ndryshe nga keto lesh portalesh te tjera, por ju qenkeni… hajt mo

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Soreca prezanton metodologjinë e re për zgjerim/ Optimist për hapjen e negociatave në pranverë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca prezantoi sot metodologjinë e re për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Gjatë një deklarate për shtyp, Soreca përmendi mos hapjen e negociatave të Shqipërisë në tetorin e vitit që lam pas. Ambasadori tha se ndonëse të gjithë ishin shprehur pro hapjes së negociatave, kjo gjë nuk ndodhi, ndaj dhe theksoi se kanë reflektuar për të gjetur arsyen.

Sipas tij, metodologjia e re për zgjerim do të sqarojë kushtet për të mos pasur probleme me asnjë shtet që kandidon për t’iu bashkuar familjes së BE-së.

“Ne duam të krijojmë besimin e fortë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë dhe BE. Me këtë metodologji të re, udhëheqësit e BE do të kenë një debat në vit me ecurinë që do kenë bërë këto vende. Një element tjetër i rëndësishëm është se BE do i përfshijë më shumë shtetet anëtare lidhur me ecurinë. Ekspertët e shteteve anëtare do jenë pjesë e të gjitha ekipeve që do vijnë të bëjnë vlerësimin, së bashku me zyrtarët e BE. Shtetet anëtare do kenë mundësi të ndjejnë pronësi mbi ato rezultate që do nxjerrin vetë zyrtarët e tyre. Do të sqarojmë qartë kushtet, që të mos ketë vagullësi me mënyrën se si do të gjykohet një shtet kandidat. Ne do të shkojmë me hollësi kriteret dhe kushte. Grupime të kapitujve të ndryshme, 6  kapituj  me 35 fusha të ndryshme. Puna do jetë më dinamike”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Kërcënon Kryemadhi: Protesta e 27 janarit vetëm maja e ajsbergut…

LEXO EDHE:  Kërcënon Kryemadhi: Protesta e 27 janarit vetëm maja e ajsbergut...

Soreca paralajmëroi se nëse do ketë hapa pas nga shtetet kandiduese, BE mund t’i pezullojë negociatat. Ambasadori u shpreh për hapjen e negociatave të Shqipërisë, teksa deklaroi se shpreson që kjo të ndodhë në pranverë.

“Është bërë një thirrje e fortë nga shtetet anëtare, që të kenë mundësi ta kthejnë pas procesin e negocimit, në rast se do të ketë hapa pas Pra, do të ketë edhe veprim nga BE. BE do të mund të pezullojë, madje edhe të ndalojë negociatat, nëse do të jetë e nevojshme. Kjo metodologji po diskutohet me shtetet anëtare dhe kemi besim se i përmbush të gjitha kërkesat e shteteve anëtare, në veçanti të atyre që ishin hezituese në tetor. Në këtë mënyrë, besoj se do jemi duke ecur në rrugën e duhur, në lidhje me çeljen e negociatave në pranverë”, tha Soreca./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Spaho i publikon videon Ramës/ “Shqiptarët duan ndryshim”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama ku sulmon opozitën për deklaratat e tyre dhe akuzat për krimin e lidhur me pushtetin.

Spaho thotë se Rama është i pabesueshëm, ndërsa e akuzon këtë të fundit si pjellën e krimit dhe avokatin më besnik të kriminelëve më të rrezikshëm të vendit.

“Edi Rama i bëri trafikantët e drogës, vrasësit, përdhunuesit, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë të rëndësishëm në qeverisjen e vet të kriminalizuar. Është kaq hipokrit me të ashtuquajturin ligj antiKÇK, saç ishte dje, kur mbronte kriminelët e tij nga ligji i dekriminalizimit dhe kur mohonte se më Shqipëri nuk mbillej kanabis.

Edi Rama është i pabesueshëm dhe i dështuar në luftën kundër krimit dhe pasurive të tij. Është ai që u ka dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi,  që vazhdon t’u japë bosëve të krimit dhe familjarëve të tyre tendera publikë dhe koncesione, duke u dhënë mundësi të pastrojnë paratë e pista”, shkruan ai në një postim në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Protesta e artistëve/ Tërhiqet  Kumbaro

LEXO EDHE:  I mirëpritur kushdo që vendos Shqipërinë të parën/ Rama, pengesa e fundit për zgjedhje të lira 

Demokrati deklaron se shqiptarët duan ndryshim dhe të vetmen rrugë për të luftuar krimin e organizuar quan largimin e Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Balla fle me kryebashkiakët kriminelë”/ Vasili: Krevati i gjumit të tij është plot me…

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ngritur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Vasili shprehet se “Balla fle me kryebashkiakë kriminelë dhe krevati i tij është plot me zorra qorrë të krimit.”

“Balla fle me kryebashkiakët kriminelë dhe u dashka të rrinë të tjerët pa gjumë për të.
Krevati i gjumit të Ballës është plot me nga këta zorra qorre të krimit. Durim …..vetëm disa kanë dalë sheshit.Të tjerë priten. Është tufë e madhe”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE