Connect with Us

Prej muajsh nuk marrin pagat dhe sigurimet/ Punëtorët e Rafinerive Ballsh dhe Fier sërish në protestë

Sociale

Prej muajsh nuk marrin pagat dhe sigurimet/ Punëtorët e Rafinerive Ballsh dhe Fier sërish në protestë

Publikuar

-

Punëtorët e Rafinerive Ballsh dhe Fier kanë dalë sërish në protestë për pagat dhe sigurimet, për të cilat thonë se nuk u paguhen prej muajsh.

Në mbështetje të tyre, ishte edhe ish-deputeti i PD-së, Luan Baçi, i cili hodhi akuza të forta në drejtim të pushtetit të Rilindjes.

Sipas tij, qeveria jo vetëm që nuk i ndihmon punonjësit, por i vjedh.

“Vazhdon kalvari i vuajtjeve, te punonjesve te Rafinerive Ballsh dhe Fier.
Muaj te tere, pa pagat e tyre, pa paguar sigurimet shoqerore, askush nuk i pret, askush nuk, merret me problemin e tyre.
Jane me qindra, kryefamiljare, qe me kete pune, mbajne familjet e tyre, por askush nuk, shfaq as interesin me te vogel per ta.

Nepermjet medjave, punonjesit sot i jane drejtuar, pozites dhe opozites, qe te japin ndihmesen ne zgjidhjen e problemit te tyre jetik.
Ju drejtuan dhe Kryeparlamentarit si Deputet i qarkut.

Eshte e kotë qe shpresoni nga pushteti i Rilindjes, te nderuar bashkqytetare, ata mendojne si te vjedhin dhe te pasurohen, me djersen tuaj.”-u shpreh ish-deputeti.

LEXO EDHE:  Protestuesit e LSI i kthejnë shpinën Bashës

Më tej, ai drejtoi edhe disa pyetje, ndërsa theksoi se “Pse si mendoni ju, nuk e dine ata, qe ju nuk po ju paguajne ?

Pse nuk e dine ata, qe ju jeni pa pune ?

Pse nuk e dine ata, qe kompanite konçesionare, produktin e eksportojne ?

Pse nuk e dine ata qe Bankers Petroleum, kompania qe nxjerr sasine me te madhe te naftes e shet jashte ?

Pse Albpetrol, nuk deklaron sasine e nxjerrjes se naftes, nga kompanite koncesionare, mujore dhe vjetore ,pasi kjo eshte nje detyrim ligjore ?

Pse ky terr informativ, mbi veprimtarine financiare te kompanise.?

A nuk eshte pergjegjese, kompania per koncesionet ?

Pse kriteret per koncesionet, jane hartuar te tilla, qe te kene sa me shume perfitime dhe te drejta kompanite koncesionare ?”.

Sipas Baçit, arsyeja pse qeveria nuk mbështet punëtorët, është se ata duan me shume koncesionet, që kanë dhënë vetë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Fortlumturia e tij Kryepeshkopi Anastas Janullatos/ Shndërrimi i Shën Sofisë në xhami, veprim tragjik edhe mëkat

Publikuar

-

Nga

Kryepeshkopi Janullatos/ Shndërrimi i Shën Sofisë në xhami, veprim tragjik edhe mëkat

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka reaguar lidhur me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofinë).

Sipas tij, kjo bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

“Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore. Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dita Botërore e Popullsisë/ Toka numëron sot 7.97 mld banorë, çdo sekondë lindin…

Publikuar

-

Nga

Dita Botërore e Popullsisë/ Toka numëron sot 7.97 mld banorë, çdo sekondë lindin...

11 korriku sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara shënon Ditën Botërore të Popullsisë. Sipas kësaj organizate, në çdo sekondë që kalon bota rritet me 2.6 njerëz, çka do të thotë se në një ditë popullsia shtohet me afro 225 000 njerëz në ditë ose afro 83 milionë në vit.

Sipas algoritimit të “Worldometer”, sot numri i popullsisë është 7.97 miliardë banorë , ndërsa deri më 2050 popullsia pritet të shkojë në 9 miliardë.

Por krahas këtyre parashikimeve askush nuk mund të thotë me siguri të plotë se çfarë pasoja do të ketë rritja e popullsisë së botës në mënyrën tonë të jetesës, por një gjë është e qartë: Nëse të gjithë njerëzit sot do të kishin të njëjtin stil jetese siç e kanë shtresat e mesme në vendet e pasura industriale, atëherë presioni ndaj burimeve të planetit tonë të kaltër do të rritej pa masë.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Basha reagon sërish

LEXO EDHE:  1 ton drogë në Vlorë/ Policia zbardh ngjarjen, publikohen emrat e të arrestuarve

Do të nevojitej edhe të paktën një tokë tjetër për të furnizuar njerëzit. OKB-ja vendosi 11 korrikun si ditën e popullsisë së botës për t’u kujtuar njerëzve se çdo njeri është i dobishëm, por ekziston vetëm një tokë për të gjithë. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Transporti urban drejt mbylljes/ Kreu i shoqatës sqaron situatën, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Publikuar

-

Nga

Transporti urban drejt mbylljes/ Kreu i shoqatës sqaron situatën, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban Rixhin Qosja ka qenë i ftuar pasditen e sotme në ABC news, ku ka aqaruar situatën se çfarë pritet të ndodhë në vijim pas aludimeve për pezullim të aktivitet sërish.

Ai pohoi se transporti urban po ndesh vështirësi ekonomike dhe s’mund të vazhdojnë më tej aktivitetin.

“Qarkullimi i qytetarëve në këto ditë që ne rinisim është më pak se 30% e numrit që ne kemi pasur në kushte normale. Po hasim vështirësi dhe situata është bërë shumë e rënduar ndaj kërkojmë ndërhyrjen nga ana e bashkisë për të vazhduar këtë shërbim.

LEXO EDHE:  Lirohen 10 veteranët e UÇK-së: Do vazhdojmë protestat

LEXO EDHE:  Protestuesit e LSI i kthejnë shpinën Bashës

Ne patëm mundësi të rifillonim punën pasi ndryshimi i protokollit bëri që ne të pranonim por nuk kemi hequr dorë nga kërkesat ekonomike….”, shprehet Rixhin Qosja.

Shoqata e Transportit thekson se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre, që presin të realizohen nga qeveria.

“Pika e parë që ne kërkojmë është zerimi i TVSH-së, gjithashtu kërkojmë heqjen e akcizës së karburantit, rimbursim nga bashkia për kategoritë e personave që nuk paguajnë shërbimin publik si dhe rimbursimin e kapacitetit të munguar të pasagjerëve si pasojë e respektimit të protokollit”, tha Qosja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE