Connect with Us

“Një vit me aventura!”/ Hajdari “ia numëron një për një” Bashës, paralajmëron tradhëtinë e radhës

Politikë

“Një vit me aventura!”/ Hajdari “ia numëron një për një” Bashës, paralajmëron tradhëtinë e radhës

Publikuar

-

Deputetja Rudina Hajdari, ka paralajmërur një tjetër marrëveshje të fshehtë Rama-Basha, sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor.

E ftuar në “News 24”, Hajdari theksoi se logjika të çon se do të kemi një tjetër marrëveshje, pavarësisht se kjo nuk do të ishte në interes të PD, por janë taktika “të ndërrimit të karrigeve”.

“Mendoj se opozita jashtë parlamentare ndodhet në një pozicion mjaft të sikletshëm. Kanë kaluar një vit të sforcuar me aventura që nuk i përkasin një vendi që mundohet të ecë përpara. Qoftë protestat, djegia e mandateve, braktisja e parlamentit, janë hapa që nuk janë të hijshme për një parti që nesër kërkon të qeverisë.

Mendoj se kjo ka patur pasojat afatgjata dhe e ka dëmtuar imazhin e PD. Patjetër që ata do të kenë një kthim, i cili është pak me vonesë, por nuk është asnjëherë vonë për t’i thirrur mendjes.

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive-Nga protesta në klubet e natës me femra/ Jeta e çunit të Fahriut

Mendoj se është e një taktikë që është ndjekur nga 30 vite, pra për të vendos ca rregulla loje, që kur të ndryshojnë karriget të mos kenë probleme. Unë nuk e shikoj vetën të identifikuar nga ata. Unë e shikoj në interes të vendit, që të siguroj që kjo tyrezë të ketë një mbikqyrje të fortë nga ndërkombëtarët.

Logjika të çon se ka një marrëveshje të fshehtë, por unë besoj se është në interes të tyre, sidomos opozitës jashtëparlamentare që ta ndryshojë sistemin.”, u shpreh Hajdari./CNA.al

 

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Balla fle me kryebashkiakët kriminelë”/ Vasili: Krevati i gjumit të tij është plot me…

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ngritur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Vasili shprehet se “Balla fle me kryebashkiakë kriminelë dhe krevati i tij është plot me zorra qorrë të krimit.”

“Balla fle me kryebashkiakët kriminelë dhe u dashka të rrinë të tjerët pa gjumë për të.
Krevati i gjumit të Ballës është plot me nga këta zorra qorre të krimit. Durim …..vetëm disa kanë dalë sheshit.Të tjerë priten. Është tufë e madhe”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Albin Kurti vizitë të shkurtër nesër në Tiranë/ “Injoron” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë nesër vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, pas marrjes së detyrës.

Mësohet se Kurti do të mbërrijë në orën 9:00 të mëngjesit në Tiranë dhe do të qëndrojë vetëm tre orë.

Raportohet se kryeministri i Kosovës do të mbajë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, presidentin Ilir Meta, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Mësohet se Kurti do të pritet me një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Kongreseve nga Rama, me të cilin më pas do të mabjë një takim kokë më kokë dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

LEXO EDHE:  Refuzoi detyrën që i dha Basha/ Imami: Kryetari dhe PD janë në rënie

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive-Nga protesta në klubet e natës me femra/ Jeta e çunit të Fahriut

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Trokë” para vettingut/ Qytetari i kërkon llogari Ardi Veliut: Po apartamenti luksoz?

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital lidhur me fshehjen e pasurisë së kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ardi Veliu.

Qytetari shprehet se po pret që Veliu të sqarojë si e ka blerë apartamentin luksoz 200 metër katror te Kodra e Diellit.

Kujtojmë se Veliu doli para vettingut me “xhepa të shpuar”, pasi deklaroi se jeton në një apartament me qera si dhe nuk ka pasuri të paluajtshme.

LEXO EDHE:  Aleatët kundër Bashës/ Bashkimi me LSI sjell vetëm humbje

LEXO EDHE:  Altin Goxhaj pyet Bashën: Pse ia kursen emrin Erionit ?

Në vettingun e kryepolicit Veliu u fshehën 50 faqe raport dhe shume probleme që kanë të bëjnë me të.
Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë./CNA.al

LEXO TE PLOTE