LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëkundje të forta tërmeti/ Pas Turqisë, tronditet edhe Greqia

28 Janar 2020, 16:23, Sociale CNA
Lëkundje të forta tërmeti/ Pas Turqisë, tronditet edhe

Një tërmet i fuqishëm ka goditur pasditen e sotme Greqinë.

Siç raporton EMSC, tërmeti ishte me magnitudën 5.2.

Epiqendra e tërmetit kanë qenë ishujt Dodekaneze, 154 km larg ishullit Rodos dhe 241 km nga qyteti turk i Muglas.

Deri tani nuk ka raportime për dëme në njerëz apo dëme materiale.

Kujtojmë se të premten një tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës rihter goditi Turqinë, duke lënë pas 41 viktima dhe mbi 16000 persona të plagosur./CNA.al

Lajmet e fundit nga