Connect with Us

Kurti dhe Mustafa takim me ambasadorët/ I injoron Kosnett i SHBA-së

Kosova & Rajoni

Kurti dhe Mustafa takim me ambasadorët/ I injoron Kosnett i SHBA-së

Publikuar

-

Prej rreth një ore, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kreu i LDK-së Isa Mustafa janë duke zhvilluar një takim në godinën e Kuvendit të Kosovës.

Mësohet se takimi i radhës po zhvillohet në prani të ambasadorëve të vendeve të QUINT-it. Takimi ishte parashikuar të niste në orën 17:00, por është shtyrë për rreth një orë për të pritur ambasadorët.

Mirëpo, ndonëse është ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ambasadori amerikan Philip Kosnett nuk është parë të shkojë në takim.

LEXO EDHE:  Transformimi i FSK-së/NATO mesazh liderëve të Kosovës: Jo hapa të njëanshëm

Ndërkohë, krerët e dy partive politike dhe ambasadorët ndodhen ende duke diskutuar, nëse do të arrihet apo jo një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së për formimin e qeverisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Mustafa ne Tirane, skenare per pjesemarrjen ne forum me Vuçiç

LEXO EDHE:  Presidenti Nishani takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Donald Lu kokë më kokë me aleatin e Bashës/Çfarë pritet të ndodhë?

LEXO EDHE:  Donald Lu kokë më kokë me aleatin e Bashës/Çfarë pritet të ndodhë?

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Mero në Selanik: Emigrantët do të votojnë për Punë dhe Dinjitet

LEXO EDHE:  Presidenti Nishani takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE