LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kufijtë e Kosovës s’duhet të preken kurrë”/ Berisha shuplakë Ramës për Minishengenin

28 Janar 2020, 21:51, Politikë CNA
“Kufijtë e Kosovës s’duhet të preken

Ish kryeministri, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama, dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, se janë argatë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Teksa po komentonte idenë e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve, si dhe Marrëveshjen e Minishengenit Ballkanik, Berisha tha se kjo ide është për të ndezur konfliktin në Ballkan.

Ai e etiketoi Ramën “tradhtar”, që po përdor projektin e Serbisë së Madhe kundër Kosovës për ta defaktorizuar atë.

?Në fakt Edi Rama, vegël e verbër e armiqve të kombit, bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës. Kafshatën e turpit që përpiqet ta kapërcejë këtë gjë duke hedhur në gjyq Ramush Haradinajn. Unë i them Ramës po ke fytyrë hidh Carl Bildt në gjyq. Ish-kryeministri i Suedisë, një njeri me reputacion të lartë, një njohës i shkëlqyer i Ballkanit ja tha botërisht në Washington Post se Rama i ka thënë atij se është për ndarjen për shkëmbim të territoreve. Tani përpiqet të lahet. Shqiptarët nuk dinë akoma turpin kombëtar që është zhvilluar në shtëpinë e Miladinit shqipfolës?, u shpreh ish lideri i demokratëve në emisionin “Tempora” të mbrëmjes së sotme.

Më tej, Berisha theksoi se për lëvizjen e lirë të mallrave është marëveshja CEFTA, ndërsa për linjën ajrore Kosovë-Serbi deklaron se është pro.

Ish kryeministri thotë se kufijtë e Kosovës nuk duhet të preken kurrë.

?Unë jam vetëm për marrëveshje mes shteteve sovrane dhe të barabarta. Kjo është marrëveshja që sjell paqe dhe stabilitet. Këtë që donte të bënte Vucici me argatët e tij në Prishtinë dhe Tiranë ishte për të ndezur fitilat e konfliktit edhe njëherë. Këta të dy, tradhtarë mashtruan botën se kemi mbështetje për këto projekte, në një kohë kur atë e mbështeste Baton Stanishqi, asnjë tjetër nuk e mbështeste?, nënvizoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga