Connect with Us

KLP hap aplikimet për vakanact në SPAK/ Publikohen kriteret për kandidatët

Lajme

KLP hap aplikimet për vakanact në SPAK/ Publikohen kriteret për kandidatët

Publikuar

-

KLP cakton prokuror të përkohshëm në Gjirokastër/ Gjon Fusha konfirmohet pozitiv me Covid

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall sot fillimin e procedurave për plotësimin e 2 pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ju bën thirrje që të kandidojnë të gjithë prokurorët që plotësojnë kushtet e mëposhtëme:

Kanë ushtruar funksionin si prokuror për jo më pak se 10 vjet;
1- Nuk kanë masa disiplinore në fuqi;
2- Japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të
telekomunikimeve vetjake
3- Sigurojnë pëlqimin e anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake;
4- Nuk janë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Pas dorëzimit të aplikimeve, kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe të figurës.
Kandidatët që e kanë kaluar me sukses vetting-un përpara datës së dorëzimit të aplikimeve, konsiderohen se e plotësojnë këtë kusht. Aplikimet e kandidatëve që nuk e kanë kaluar ende vetting-un i përcillen menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kryerjen e verifikimeve të parashikuara nga ligji i vetting (neni 57/11 i ligjit Nr. 95/2016, “Për Oganizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”).

Në rast se numri i kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore është më i madh se numri i vendeve vakante, Këshilli do të shqyrtojë kandidimet dhe do të vlerësojë / rendisë kandidatët përkundrejt kritereve të mëposhtëme:
– Rezultatet e kandidatëve në 2 vlerësimet e fundit të performancës;
– Përvoja e kandidatëve në pozicionet e komanduara;
– Përvoja e kandidatëve në hetimin e krimit ekonomik dhe krimit të organizuar (pranë Njësive të Përbashkëta Hetimore / NJPH, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Drejtorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme/ PP);
– Kohëzgjatja e shërbimit në NJPH, Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ose Drejtorinë kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në PP.
– Vjetërsia si prokuror; Sipas nenit 48/14 të ligjit Nr. 96/2016 ”Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar rregulla të detajuara për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për prokurorë të SPAK. Këto rregulla jane publike dhe te njohura tashme përpara fillimit të procesit të shpalljes per shprehje interesi per aplikime nga kandidate per prokurore per Prokurorise se Posacmeve.

LEXO EDHE:  Një përgjigje për Mero Bazen dhe Ben Blushin

Kandidatët që plotësojnë kushtet e sipërpërmendura i paraqesin kërkesat e tyre jo më vonë se 15 ditë kalendarike nga data e shpalljes së thirrjes në faqen e internetit të Këshillit.
Krahas kërkesës për kandidim, kandidatët dorëzojnë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Një letër motivimi (jo më shumë se 3 faqe A4) ku tregojnë sukseset e tyre më të spikatura në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe arsyet e kandidimit;
2. Kopje e diplomës së studimeve në drejtësi dhe e listës së notave;
3. Kopje e diplomës së studimeve në Shkollën e Magjistraturës dhe e listës së notave (nqs ka);
4. Kopje e Dekretit të Presidentit për emërimin si Prokuror;
5. Kopje e Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm për caktimin si prokuror në Njësinë e Përbashkët Hetimore, Prokurorinë e Krimeve të Rënda ose Drejtorinë kundër
Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme;
6. Kopje të 2 akteve të fundit të vlerësimit të punës dhe aftësive profesionale e morale si prokuror (nqs ka);
7. Vërtetim nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Prokurorinë e Përgjithshme që tregon se kandidati nuk ka masë dispilinore në fuqi.
8. Formularët e parashikuar në shtojcat B1 dhe B3 të ligjit 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” të plotësuar rregullisht;

Aplikimet do të dorëzohen në formë elektronike në adresën: [email protected] (në këtë rast të gjitha dokumentat e sipërpërmendura duhet të jenë të skanuara) ose në formë fizike në adresën: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, rruga ”Qemal Stafa” Nr 1, godina e Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë).

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lajme

Ndotja nga hidrokarburet mban peng Gjanicën dhe rilindjen urbane në Fier

Publikuar

-

Nga

Qeveria shqiptare shpenzoi miliona euro për rehabilitimin urban të qytetit të Fierit, pa zgjidhur ndotjen e vazhdueshme të Gjanicës nga kompanitë e naftës, që i derdhin mbetjet e tyre në lumë. Materiali u përgatit nga gazetari Vladimir Karaj për rrjetin investigativ BIRN.

Gjatë viteve të fundit, qeveria investoi miliona euro në rehabilitimin urban të Fierit. U prishën ndërtimet pa leje, u rehabilituan brigjet e lumit, u mboll bar, u shtruan pllaka dhe u ngritën ura këmbësorësh. Por ndotja e lartë e hidrokarbureve i mban larg banorët nga shëtitorja e re në qendër të qytetit.

“Të dalësh këtu në darkë me fëmijët, të mbyt era e amoniakut, era e karburanteve. Është bërë gjith ky investim… vetëm për kompanitë që derdhin mbeturinat në atë”, thotë Aleksandër Robo, banor i Fierit.

Sipas Agjencisë Rajonale të Mjedisit, ndotja e lumit Gjanica vjen si rrjedhojë e shkarkimeve nga kompanitë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.

“Janë kryer 11 inspektime janë vendosur 5 masa administrative dënim me gjobë me vlera të ndryshme, nga 5 milionë lekë të vjetra deri në 10 milionë”, thotë një insepektor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit.

BIRN mësoi se një nga kompanitë e gjobitura është dhe rafineria e naftës në pronësi të “Al Global Oil”. E vendosur në zonën industriale të qytetit, kjo kompani i derdh ujërat teknologjike në një kolektor pranë lumit.

Drejtuesi teknik thotë se shkarkimet e rafinerisë janë brenda parametrave të lejes mjedisore. Ai pranon se në rast vërshimesh edhe mbetje nga rafineria përfundojnë në lumë, por këto janë raste të rralla.



“Ne vërtet shkarkojmë në Gjanicë, shkarkojmë ujëra teknologjikë, por këto janë brenda parametrave. Ka raste ku mund të vinë edhe nga rafineria, në momentet që ka shira dhe ka përmbytje”, thotë Robert Shehaj, nga “Al Global Oil”.

I gjatë 42 kilometra, Gjanica është një degë e lumit të Semanit. Ai konsiderohet si lumi më i ndotur në Shqipëri. Përveç rafinerisë së Fierit, në këtë lumë shkarkon ujërat teknologjike edhe rafineria e Ballshit dhe stacioni i dekantimi i fushës naftëmbajtëse të Visokës.

LEXO EDHE:  SPAK kërkon dy prokurorë/ KLP hap garën

LEXO EDHE:  SPAK të bëjë detyrën/ Bardhi thirrje Ballës: Mos u jep zemër kriminelëve

Fatos Mihali, drejtues i një televizioni në Fier, shprehet se investimet e Rilindjes Urbane në brigjet e Gjanicës nuk e kanë zgjidhur problemin e ndotjes, e cila sipas tij duhej të ishte prioritet.

“Ky lum tashmë është prishur fare dhe qytetarët ndjejnë aroma të pakëndëshme, mbytësë, jashtëzakonisht të rënda, sidomos gjatë verës kur temperaturat janë shumë të larta. E para fare kjo duhet të ishte, të heqim derdhjen, të heqim mundësinë e shkarkimeve në Gjanicë – që nga burimi deri këtu, dhe pastaj të merreshim me mirëmbajtjen dhe rregullimin e saj”, thotë zoti Mihali.

Kryetari i bashkisë së Fierit shprehet se ndotja e sotme e Gjanicës ka filluar gjatë kohës së komunizmit, periudhë kur qeveria i dha përparësi industrisë së naftës. Megjithatë, ai thekson se ka ardhur koha që këto raporte të rishikohen duke i kushtuar rëndësinë e duhur mjedisit.

“Lumi Gjanica ishte një lumë plotësisht i pastër, madje thonin se këtu madje lanin rrobat shpesh herë. Por ndërtimi i rafinerisë së Fierit dhe Ballshit dhe në një lloj kuptimi me një lloj vetdije të plotë ku dekantimi do të derdhej në lumë, bëri që çdo gjë të ndryshonte negativisht. Zgjidhejet janë që këto kompani, qoftë kompanitë që operojnë rafineritë, qoftë kompanitë që operojnë në nxjerrjene naftës ti investojnë një pjesë të fitimeve të tyre në këtë sektor”, thotë zoti Aramando Subashi.

Sipas Subashit teknologjia për impiantet e pastrimit ekziston dhe kërkohet një investim nga kompanitë hidrokarbure prej 2 deri në 4 milionë euro për ta zgjidhur përfundimisht këtë problem./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Presione punonjësve të Call Center/ Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonik paralajmëron protestë

Publikuar

-

Nga

Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonik, SKOT, përfaqësuese dhe mbrojtëse e interesave të punonjësve të call centër në Shqipëri, ka lajmëruar organizimin e një protestë ditën e nesërme në orën 10:00 para Kompanisë ALBACALL SH.A.

Në komunikatën e shpërnadrë për mediat, sindikata theksohet se protesta zhvillohet për të penguar, presionet dhe largimet e padrejta nga puna.

Sindikata i bën thirrje Inspektoriatit të Punës të monitorojë nga afer proçedurat e largimit nga puna, si dhe Drejtorisë së Pergjithshme të Tatimeve.

“Te nderuar gazetare dhe drejtues te mediave,

me ane te ketij emaili dua tju informoi se ne Daten 14/10/2021 ne oren 10:00 am Sindikata Kombetare e Operatoreve Telefonike SKOT organizon nje proteste paqesore perpara ambjenteve te Kompanise ALBACALL SH.A.

Kjo proteste zhvillohet per te penguar:



LEXO EDHE:  “Anëtarët e SPAK janë nën vëzhgim”/ Artan Hoxha: Sfidë profesionale, nuk është vendi për të bërë para

LEXO EDHE:  SPAK kërkon dy prokurorë/ KLP hap garën

Presionet e kompanise ndaj punonjesve.

Largimet e padrejta nga Puna.

Me ane te kesaj proteste ne kerkojme qe kompania te ndjeki proçedurat ligjore per largimet e punonjesve.

Kerkojme nga Institucionet ligjzbatuese qe te ndjekin nga afer kete situate per te garantuar respektimin e ligjit.

Inspektoriatit i Punes duhet te monitoroj nga afer proçedurat e largimit nga puna. 

Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve duhet te monitoroj nga afer respektimin e proçedures se largimit kolektiv nga puna”, thuhet në komunikatën e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Magjistrati “nën akuzë”, i proceduar për përndjekje e rrëmbim, mund të bëhet gjyqtar

Publikuar

-

Nga

Një student i vitit të tretë në shkollën e Magjistraturës, që aspiron të bëhet gjyqtar i Republikës së Shqipërisë rezulton i arrestuar dhe proceduar për akuzën e “Përndjekjes” dhe “Heqjes së paligjshme të lirisë”, e shoqëruar me kërcënime për kryerje të marrëdhënies seksuale me dhunë.

Në rrethana të paqarta i riu Elis Dine, është bërë pjesë e shkollës së Magjistraturës dhe tashmë ndodhet në fazën e marrjes së statusit të gjyqtarit Magjistrat.

Gazetari Elton Qyno ka investiguar rastin duke zbuluar se Elis Dine, në datën 26 prill 2013 ka rrëmbyer një vajzë të moshës 23-vjeçare me inicialet G.N, duke e futur me forcë në ambientet e makinës dhe më pas transportuar në drejtim të pyllit të Semanit me qëllim për ta future në një banesë të braktisur.

Ngjarja është parë nga kalimtarët të cilët kanë telefonuar policinë e Fierit, të cilët janë vënë në lëvizje duke kërkuar për lokalizimin e mjetit që mori me forcë vajzën e re.

Në dokumentacionin që ka siguruar ‘Ora News’ rezulton se mes dy personave Elis Dine dhe shtetases G.N ka patur një raport intim por më pas vajza ka vendosur ti japë fund kësaj lidhje.

LEXO EDHE:  SPAK kërkon dy prokurorë/ KLP hap garën

LEXO EDHE:  Një përgjigje për Mero Bazen dhe Ben Blushin



Ajo ka treguar se ish-i dashuri e ka kërcënuar dhe marrë me forcë në makinën e tij, nga Fieri në drejtim të Semanit. E gjithë kjo situatë është shoqëruar dhe me goditje me grushta brenda në makinë.

Gjatë rrugës, vajza ka tentuar në fshatin Topojan që të hapë derën e makinës dhe të hidhet me qëllim për t’u larguar, por Elis Dine, e ka kapur për flokësh duke e mbajtur me forcë, shkruan Ora news.

Teksa të dy ishin duke ecur rreth 30 metra larg banesës, vajza dhe Elis Dine kanë parë se pas tyre po vinte një makinë policie, e cila i ishte vënë në ndjekje automjetit që qytetarët raportuan në Fier se ishte rrëmbyer një vajzë.

Policia ka bërë arrestimin e Elis Dines, duke e akuzuar për “Përndjekje” dhe “Heqje të paligjshme të lirisë”.

Në 29 prill 2013, prokurori Enklid Gjini kërkoi në gjykatë masën detyrim paraqitje ndaj Elis Dines, kërkesë e cila u miratua nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila urdhëroi lirimin e të riut edhe pse e cilësoi arrestimin të ligjshëm.

LEXO TE PLOTE