Connect with Us

Kërkoi nga arratia heqjen e masës së sigurisë/ Gjykata merr vendimin për Agim Kajmakun

Kronika

Kërkoi nga arratia heqjen e masës së sigurisë/ Gjykata merr vendimin për Agim Kajmakun

Publikuar

-

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e ish kryebashkikaut të Vorës, Agim Kajmakut për heqjen e masës së arrestit.

Mësohet se shkak i rrëzimit të kërkesës është bërë mungesa e Kajmakut dhe avokatit të tij.
Kajmaku kërkoi nga arratia heqjen e masës “arrest me burg”.

Kujtojmë këtu se Kajmaku është shpallur në kërkim, pas shkarkimit si kryebashkiak i Vorës nga KQZ, pasi u vërtetuan akuzat e opozitës se ka qenë i dënuar në Greqi për falsifikim parash, dhe këtë gjë nuk e kishte deklaruar në formularin e Dekriminalizimit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ra në “sitën” e OFL/ Kush është “Kumbari” i Shkodrës që iu sekuestrua pallati 2 mln eurosh dhe u mbrojt nga Frroku

Publikuar

-

Nga

Agjentja bjonde me syze e Operacionit Forca e Ligjit deklaroi sot se i janë dërguar formularët për të deklaruar pasurinë dy personave të dënuar jashtë shtetit.

Bëhet fjalë për shtetasit A.K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Mësohet se shtetasi B.P. është Bardhok Pllanaj i njohur ndryshe si “Kumbari” i Shkodrës. Autoritetet kanë identifikuar emrin e tij për herë të parë në vitin 2014 në operacionin “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestrua një ton hashash. Ndonëse policia arrestoi 7 persona, Pllanaj mundi t’i shpëtojë nga duart.

Pllanaj u arrestua në dhjetor të vitit 2018 për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndërtim pa leje”. Ai kishte ndërtuar një objekt 10 katësh pa leje, që dyshohet se ishte financuar me para të përfituara nga aktiviteti kriminal.

LEXO EDHE:  “Dhëmbë për dhëmbë” me PD-në/ Rebelohet Agim Kajmaku

LEXO EDHE:  U dënua me 1 vit burg/ Salianji i qeshur para gazetarëve: Vendimi ishte shkruar kohë më parë, do e çoj në Strasburg

Gjykata vendosi masën e sekuestros preventive për pallatin në lagjen “Rus” me vlerën e 2 milionë eurove, ndërsa Pllanaj u la në “arrest shtëpie”. Por në tetor të 2019-ës, ai theu masën e arrestit të shtëpisë, por u arrestua duke udhëtuar në drejtim të Lushnjes.

Gjithashtu Bardhok Bllanaj identifikohet edhe si personi që u mbrojt nga ish-deputeti Mark Frroku.

Mesnatën e datës 1 dhe 2 tetor 2014, Pllanaj është afruar në lokalin Antika tek Shallvaret me makinën e deputetit Mark Frroku. Rreth orës 1 pas mesnate të datës 2 tetor, makina e deputeti Frroku është nisur në drejtim të Laprakës, ku policia, nga frika e largimit të personit të shpallur në kërkim, organizoi një postbllok në Kamzë, pranë Bulavardit Blu. Në momentin që makina afrohet, policia e ndaloi atë, por nuk mundi të hapë dyert që ishin të bllokuara nga brenda./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kontrolle të rrepta ndaj makinave luksoze/ Bllokohen 5 automjete në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Pesë automjete luksoze janë bllokuar në Gjirokastër në kuadër të operacionit për kontrollin e makinave të luksit.

Pronarët e 5 makinave të bllokuara nuk janë me precedentë penalë por automjete kanë rezultuar të vjedhura nga personat që i kanë shitur kundrejt pronarëve aktualë.
Kujtojmë se kotrollet kanë vijuar në gjithë vendin dhe më herët janë raportuar edhe 10 makina me probleme, të vjedhura e me shasi të modifikuar.

Automjetet e kontrolluara janë prodhime të vitit 2015-2020 dhe pas verifikimit makinat që nuk rezultuan me probleme u kthyen te pronarët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Punonin te pallati pas Presidencës/ Aksidentohen 2 punëtorë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Dy punëtorë në Tiranë janë aksidentuar gjatë punës.

Mësohet se punëtorët që punonin në pallatin që po ndërtohet pas Presidencës, janë plagosur teksa punonin.
Raportohet se dy punëtorëve iu kanë rënë gurë në kurriz por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje ndërkohë që autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE