Connect with Us

Kërkoheshin për vrasje dhe trafik droge/ Ekstradohen nga Italia dy të rinj shqiptarë

Kronika

Kërkoheshin për vrasje dhe trafik droge/ Ekstradohen nga Italia dy të rinj shqiptarë

Publikuar

-

Kapen në Itali dhe ekstradohen drejt Shqipërisë dy persona të kërkuar, të dyshuar për vrasje dhe trafikim të narkotikëve.

Mësohet se nga bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët është ekstraduar nga Roma drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar me iniciale I. M. (S)., 32 vjeç.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale” Vrasje në rrethana cilësuese “ kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më datë 10.05.2019, shërbimet e Policisë Vlorë janë njoftuar për një ngjarje kriminale, për të cilën shtetasi I. M., në bashkëpunim me shtetasit F. T., G. D., D. E dhe A. L. janë autorë të dyshuar se kanë qëlluar me armë zjarri nga automjeti tip “Land Rover” në drejtim të një grup personash, në pjesën e jashtme të një lokali te Ujë i Ftohtë.

LEXO EDHE:  Reagimi i Athinës për vrasjen e të riut grek/ Kundërpërgjigjet pala shqiptare

Gjithahstu është ekstraduar nga Milano shqiptari me inciale L. S., 31 vjeç, lindur në Laç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z. Q. K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin penal nr. 271, datë 29.07.2016, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Më datë 28.07.2016, në automjetin që drejtohej nga shtetasi L. S. janë gjetur dhe sekuestruar 6 kg e 615 gr. cannabis sativa. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Durrës, ky shtetas është larguar menjëherë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Punonin te pallati pas Presidencës/ Aksidentohen 2 punëtorë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Dy punëtorë në Tiranë janë aksidentuar gjatë punës.

Mësohet se punëtorët që punonin në pallatin që po ndërtohet pas Presidencës, janë plagosur teksa punonin.
Raportohet se dy punëtorëve iu kanë rënë gurë në kurriz por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje ndërkohë që autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U gjet i vdekur në burgun francez/ Tronditin familjarët e Mentor Rexhës: E kanë nxirë e dërrmuar

Publikuar

-

Nga

Mentor Rexha është i riu që u gjet disa ditë më parë i pajetë në një burg të Francës dhe që autoritetet e këtij shteti deklaruan se është vetëvrarë.

Por familjarët e të riut nga Lezha që banonte prej vitesh në Shkodër, ngrenë akuza se këtu fshihet diçka më e madhe, pasi deklarojnë se djali i tyre ka shenja dhune në trup.

Ata pretendojnë se 36-vjeçari është vrarë nga persona të tjerë. Në familjen e Mentor Rexhës janë hapur dyert e mortit, ndërsa nëna e viktimës, Rukine Rexha i ka bërë apel publik  shtetit për zbardhjen e ngajrjes.

“Djalin ma kanë mbytur dhe haber s’na kanë sjellë. S’kemi marrë asnjë lloj lajmi. Djali  im nuk është varur, por e kanë mbytur. Është me shenja dhe e ka verifikuar motra e vet dhe e ka gjetur të shtypur dhe të vrarë. Lajmin e kemi marrë vesh shumë vonë, kur na ka lajmëruar shoku i vet që ka hëngër bukë me të. Kishte një vit, ka shkuar në Francë për një jetë më të mirë. Dyshohet se kishte djeg makinat, e kanë arrestuar kur po fliste me vëllanë e vet. S’është e vërtetë që  ka vrarë veten, kishte 6 muaj në burg. Nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi. Javën e kaluar ka folur me vëllanë. Kërkoj të drejtën e djalit tim, i lutem ministrit dhe kryeministrit që nëse kanë fëmijë, të ma sjellin djalin në shtëpi. Të bëjnë çmos se djalin ma kanë mbytur. E kanë bërë me zor me firmosur vajzën, por s’ka pranuar. E kanë nxirë, e kanë dërrmuar. Nuk është e vërtetë që djali im është vrarë. Ka shenja dhune. I lutem shumë që të ma sjellin djalin te shtëpia”, thotë ajo.

LEXO EDHE:  Po transportonin drogë/ Arrestohet çifti shqiptar dhe miku i tyre

LEXO EDHE:  Trafikonin drogë/ Arrestohen 5 persona, mes tyre 2 shqiptarë

Ndërkohë djali i xhaxhait Selaudin Rexha, deklaron se Ambasada shqiptare në Francë nuk i është përgjigjur.

“Ambasada shqiptare në Francë nuk na është përgjigjur, por na është shprehur në mënyrë absurde kur i kemi kërkuar ndihmë dhe të gjitha veprimet janë duke i kryer vëllai i viktimës me të motrën e tij. Akuzat ndaj kushëririt tim janë të pavërteta. Ky është rasti i 5 i shqiptarëve që vriten në burg dhe dy janë nga Shkodra ndërkohë që shteti hesht, ndërkohë që po të ishin nga ndonjë shtet tjetër reagimi do ishte i madh”, shprehet Selaudini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL kalon në “sitë” dy të dënuar jashtë shtetit/ Agjentja bjonde me syze thirrje publike

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur sot dy personave të tjerë kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Lajmin e ka bërë të ditur agjentja bjonde me kapele dhe syze të errëta e OFL, gjatë një deklarate për shtyp.

Ajo deklaroi se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka dorëzuar formularin për plotësim shtetasve me iniciale A. K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

LEXO EDHE:  Kapet njëri prej të dyshuarve e vrasjes në ish-Bllok

LEXO EDHE:  Fitonin 4 mijë euro në ditë/ Arrestohen pesë trafikantët shqiptarë në Itali

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit dhe në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Theksojmë se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar të gjithë pranë OFL-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE