Connect with Us

Gjykata Kushtetuese merr në dorë një tjetër çështje/ Shqyrtohet padia për anullimin e  30 Qershorit

Politikë

Gjykata Kushtetuese merr në dorë një tjetër çështje/ Shqyrtohet padia për anullimin e  30 Qershorit

Publikuar

-

Gjykata Kushtetuese pranon të gjykojë kërkesën e opozitës për të anulluar zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, me pretendimin se janë antikushtetuese.

Mësohet se akualisht Kushtetuesja ka marrë në shqyrtim këtë kërkesë, të depozituar konkretisht nga kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi.

Kjo çështje do të gjykohet sapo të plotësohet trupa gjykuese prej 6 anëtarësh, pasi sot për sot janë vetëm 4. Kërkesa u depozitua më 18 korrik, duke iu referuar dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili anulloi zgjedhjet e 30 Qershorit dhe i dekretoi ato më 13 tetot.

LEXO EDHE:  Skandali/ Listat e kandidatëve për Kushtetuese u "krasitën"

Ndërkohë kujtojmë se kjo është kërkessa e dytë që pranohet për gjykim nga Gjykata Kushtetuese, pas asaj të Metës për Teatrin Kombëtar./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Balla fle me kryebashkiakët kriminelë”/ Vasili: Krevati i gjumit të tij është plot me…

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ngritur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Vasili shprehet se “Balla fle me kryebashkiakë kriminelë dhe krevati i tij është plot me zorra qorrë të krimit.”

“Balla fle me kryebashkiakët kriminelë dhe u dashka të rrinë të tjerët pa gjumë për të.
Krevati i gjumit të Ballës është plot me nga këta zorra qorre të krimit. Durim …..vetëm disa kanë dalë sheshit.Të tjerë priten. Është tufë e madhe”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Albin Kurti vizitë të shkurtër nesër në Tiranë/ “Injoron” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë nesër vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, pas marrjes së detyrës.

Mësohet se Kurti do të mbërrijë në orën 9:00 të mëngjesit në Tiranë dhe do të qëndrojë vetëm tre orë.

Raportohet se kryeministri i Kosovës do të mbajë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, presidentin Ilir Meta, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Mësohet se Kurti do të pritet me një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Kongreseve nga Rama, me të cilin më pas do të mabjë një takim kokë më kokë dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

LEXO EDHE:  Pazaret me Ministrin e Jashtëm/ Rama luan blofin

LEXO EDHE:  Pazaret me Ministrin e Jashtëm/ Rama luan blofin

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Trokë” para vettingut/ Qytetari i kërkon llogari Ardi Veliut: Po apartamenti luksoz?

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital lidhur me fshehjen e pasurisë së kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ardi Veliu.

Qytetari shprehet se po pret që Veliu të sqarojë si e ka blerë apartamentin luksoz 200 metër katror te Kodra e Diellit.

Kujtojmë se Veliu doli para vettingut me “xhepa të shpuar”, pasi deklaroi se jeton në një apartament me qera si dhe nuk ka pasuri të paluajtshme.

LEXO EDHE:  Në prag të zgjedhjeve/ Voltana Ademi hap tenderin 8 miliardë lekë për 5 vite

LEXO EDHE:  Mungoi në Komisionin e Ligjeve/ Voltana Ademi përgënjeshtron Manjën: Nuk më ftuan

Në vettingun e kryepolicit Veliu u fshehën 50 faqe raport dhe shume probleme që kanë të bëjnë me të.
Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë./CNA.al

LEXO TE PLOTE