Connect with Us

“Çdo javë nga një “rroftë gjykata” dhe një “poshtë prokuroria” / Kulluri ironizon politikanët

Politikë

“Çdo javë nga një “rroftë gjykata” dhe një “poshtë prokuroria” / Kulluri ironizon politikanët

Publikuar

-

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ka ironizuar partitë politike, të cilat sulmojnë dhe mbrojnë mediat e huaja apo organet e drejtësisë në bazë të artikujve apo vendimeve të tyre.

Reagimi i tij vjen një ditë pasi media italiane RAI 3 publikoi një investigim të sajin, ku thuhej se në Shqipëri është kultivuar 12 herë më shumë drogë, krahasuar me vitin e kaluar.

“Çdo javë nga një “rroftë gjykata” dhe një “poshtë prokuroria”! Ose më mirë “një javë po, një javë jo”! Çdo dy javë “bravo The Times” dhe pastaj “RAI 3 kazan”! Lëre Bild-in që ka rënë përtokë nga marrja e mendve prej “shpullave”! Karagjoza si këtu nuk drejtojnë në asnjë vend të Afrikës!”, deklaron Kulluri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Balla fle me kryebashkiakët kriminelë”/ Vasili: Krevati i gjumit të tij është plot me…

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ngritur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Vasili shprehet se “Balla fle me kryebashkiakë kriminelë dhe krevati i tij është plot me zorra qorrë të krimit.”

“Balla fle me kryebashkiakët kriminelë dhe u dashka të rrinë të tjerët pa gjumë për të.
Krevati i gjumit të Ballës është plot me nga këta zorra qorre të krimit. Durim …..vetëm disa kanë dalë sheshit.Të tjerë priten. Është tufë e madhe”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Albin Kurti vizitë të shkurtër nesër në Tiranë/ “Injoron” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë nesër vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, pas marrjes së detyrës.

Mësohet se Kurti do të mbërrijë në orën 9:00 të mëngjesit në Tiranë dhe do të qëndrojë vetëm tre orë.

Raportohet se kryeministri i Kosovës do të mbajë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, presidentin Ilir Meta, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Mësohet se Kurti do të pritet me një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Kongreseve nga Rama, me të cilin më pas do të mabjë një takim kokë më kokë dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon përse vettingu filloi nga policët/ Ja cilët janë peshqit e mëdhenj

LEXO EDHE:  Përplasjet në mazhorancë/Sot prova e koalicionit

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Trokë” para vettingut/ Qytetari i kërkon llogari Ardi Veliut: Po apartamenti luksoz?

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital lidhur me fshehjen e pasurisë së kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ardi Veliu.

Qytetari shprehet se po pret që Veliu të sqarojë si e ka blerë apartamentin luksoz 200 metër katror te Kodra e Diellit.

Kujtojmë se Veliu doli para vettingut me “xhepa të shpuar”, pasi deklaroi se jeton në një apartament me qera si dhe nuk ka pasuri të paluajtshme.

LEXO EDHE:  Çlirim Gjata zbulon misterin e pjesëmarrjes së PD në tryezën e dilaogut

LEXO EDHE:  Ish-presidenti paralajmëron opozitën/ Akuza të forta Ramës

Në vettingun e kryepolicit Veliu u fshehën 50 faqe raport dhe shume probleme që kanë të bëjnë me të.
Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë./CNA.al

LEXO TE PLOTE