Connect with Us

As prania e diplomatëve nuk siguroi marrëveshje për qeverinë e re të Kosovës

Kosova & Rajoni

As prania e diplomatëve nuk siguroi marrëveshje për qeverinë e re të Kosovës

Publikuar

-

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk arritën as të martën të pajtohen për formimin e qeverisë së re, gati katër muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sikurse raporton korespondenti i radios amerikane VOA, të dyja partitë biseduan për rreth tri orë dhe gjatë kësaj kohë ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e ambasadave kryesore perëndimore në Prishtinë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha pas takimit se partia e e tij vazhdon të ngulë këmbë në kërkesat e saj.

“Si Lidhje Demokratike e Kosovës, ne jemi të bindur se zgjidhja që kemi ofruar kohëve të fundit është një zgjidhje që i kontribuon marrëveshjes qeverisëse e cila balancon mbi suazat e votës së qytetarëve dhe besimit qytetarë që kemi marr në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. Ne në çdo moment jemi të gatshëm të lidhim marrëveshje për bashkëqeverisje dhe konsiderojmë se është një marrëveshje që i kontribuon vendit, i kontribuon luftës kundër krimit dhe korrupsionit, i kontribuon zhvillimit ekonomik dhe u jep besimin qytetarëve të cilën e kemi marrë”, tha zoti Mustafa, i citur nga media e sipërcituar.

Partia e tij kërkon që asaj t’i takojë posti i kryetarit të parlamentit të Kosovës, ndonëse më 26 dhjetor të vitit që lamë pas, ajo votoi në favor të zgjedhjes së zotit Glauk Konjufca në atë post. Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se çështja e postit të kryetarit të parlamentit tashmë është çështje e kryer, ndërsa i ka ofruar Lidhjes Demokratike shtimin e posteve ministrore.

Ndërsa, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se nuk mund të ketë marrëveshje pa përafrim të dyanshëm.

“Nuk ka përafrim sa i përket pozicioneve nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ata insistojnë në propozimin e tyre të vjetër të datës 8 janar, ne kemi bërë dy propozime tjera prej që kemi dërguar emrin tim tek presidenti i Kosovës si person për kryeministër të ri, janë propozimet e datës 24 janar dhe 27 janar mirëpo për marrëveshje nevojitet përafrim i dyanshëm dhe jo vetëm të njëanshëm. Ne jemi afruar mirëpo nga ana tjetër ka insistim vetëm në tetë janar në stilin merre ose lëre. Me qasjen merre ose lëre, nuk mund të arrijmë marrëveshje”, tha zoti Kurti, vijon VOA që më tej thotë se:

Ndërsa, Albulena Haxhiu nga kjo lëvizje deklaroi pas takimit se “s’mund të them se takimet kanë përfunduar sepse kemi një javë në dispozicion për të finalizuar marrëveshjen. S’mund të jap garanci se do të bëhet, por do të garantoj për përkushtimin e Vetëvendosje që të punojë në këtë drejtim”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Meta në Kosovë/ Haradinaj: “Të bashkuar nuk ka tërmet që në ligështon!”

Përfaqësuesit e dy subjekteve thanë se takimi me diplomatët e vendeve të Quint-it (një emër i përbashkët për diplomatët e pesë vendeve perëndimore: Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës e Italisë), kishte për qëllim njoftimin e tyre me bisedimet aktuale, dhe jo kërkesa për ndërmjetësim apo ndikim në procesin e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Diplomatët nuk u deklaruan pas takimit, por gjatë ditës përmes një deklarate thanë se nuk mbështesin asnjë kandidat ose parti politike në Kosovë në procesin e formimit të qeverisë së re.

Ata iu referuan një deklarate të përbashkët të bërë më 30 gusht të vitit të kaluar në të cilën thuhet se ata “përfaqësojnë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e popullit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të diplomatëve perëndimor.

Më 20 janar kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti mori mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për formimin e qeverisë dhe nga ajo ditë ka filluar afati prej 15 ditësh për një gjë të tillë.

Nëse brenda shtatë ditësh sa kanë mbetur deri në fund të afatit, nuk sigurohet një marrëveshje, atëherë presidenti i Kosovës i ofron kandidatit tjetër mundësinë që brenda dhjetë ditësh të formojë kabinetin dhe nëse as atëherë nuk ndodh, vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 40 ditësh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Vuçiçi hyn në Kosovë, nën masa të rrepta sigurie/ Ndryshon axhendën

LEXO EDHE:  Vizita në Serbi/ Pacollit i refuzohet kërkesa

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  Kosovë/ Procesi i rinumërimit drejt fundit, pritet koalicioni qeverisës

LEXO EDHE:  Shtyhet votimi i liberalizimit të vizave për Kosovën

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Rama justifikohet për tradhtinë ndaj Kosovës/ I del në mbrojtje edhe “vëllaut të tij serb”

LEXO EDHE:  Rama justifikohet për tradhtinë ndaj Kosovës/ I del në mbrojtje edhe “vëllaut të tij serb”

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE