Connect with Us

Artan Hoxha “plas bombën”/ Një nga vëllezërit Hajri takim me ministrin e qeverisë Rama

Politikë

Artan Hoxha “plas bombën”/ Një nga vëllezërit Hajri takim me ministrin e qeverisë Rama

Publikuar

-

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbuluar në emisionin “Opinion” detaje të reja për grupin “Hajri”, pjestarët e të cilit dyshohet se rrëmbyen dhe më pas vranë 49-vjeçarin Jan Prenga.

Duke u kthyer në vin 2016, Hoxha, zbuloi se si një ministër i qeverisë Rama, një politikan shumë i rëndësishëm dhe një pjestar i grupit Hajri, kishin zhvilluar një takim, ku i kërkonte për të ndihmuar në fushatën elektorale të vitit 2016.

“Në vitin 2016 kishte zgjedhje parlamentare në Shqipëri dhe ishte ne pushtet kualicioni i majtë. Një oficer i misionit policor të huaj i atashuar në Shqipëri, nëpërmjet një kolegu më kërkoi të pinim kafe. Në takim u fol për kanabisin dhe në një moment papritur ai më  nxjerr dy foto A-4, të printuara dobët, dhe më thotë që gjatë regjistrimit që i kishte bërë një grupi kriminal shqiptar,i cili po kërkohej për llogari të italianeve, ata kishin vendosur teknik në lokalin ku është bërë takimi, pra paisje përgjimi. Dhe objekti i përgjimit të tyre ishte Altin Hajri, i shpallur në kërkim në tetor të 2015 dhe në 6 maj të 2016 u hoq nga kërkimi. Interpoli e hoqi nga këkimi.

LEXO EDHE:  “Lexove ç’të thanë”/ Artan Hoxhën përplaset live me Çollakun

Ne, tha ai, e vumë paisjen tek ky lokali dhe na rezultoi se në takimi ishte një nga vëllezërit Hajri, një Ministër i qeverisë Rama dhe një politikan tjetër shumë i rëndësishëm.

Nga biseda e regjistruar ka dalë se takimi po bëhej për të ndihmuar në fushatën elektorale të vitit 2016.

Takimi ka të bëjë me ndihmën që i është kërkuar këtij personi dhe grupit që ky kishte në zonën e Shijakut,  Xhafzotaj dhe Shkallnurit, ku ky ka akses që të ndihmonte këtë forcë politike në zgjedhje.

Policia e Durrësit është masakruar dhe është quajtur kriminale. Policia e Durrësit është sulmuar si bandë kriminale që po përdoret politikisht nga segmente të pushtetit dhe PS për të sulmuar një forcë tjetër politike.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Albin Kurti vizitë të shkurtër nesër në Tiranë/ “Injoron” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë nesër vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, pas marrjes së detyrës.

Mësohet se Kurti do të mbërrijë në orën 9:00 të mëngjesit në Tiranë dhe do të qëndrojë vetëm tre orë.

Raportohet se kryeministri i Kosovës do të mbajë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, presidentin Ilir Meta, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Mësohet se Kurti do të pritet me një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Kongreseve nga Rama, me të cilin më pas do të mabjë një takim kokë më kokë dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

LEXO EDHE:  “Lexove ç’të thanë”/ Artan Hoxhën përplaset live me Çollakun

LEXO EDHE:  Basir Çollaku debate me kolegët/ Merr përgjigjen, mos shiko ëndrra me deputetë, Luli të gënjen

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Trokë” para vettingut/ Qytetari i kërkon llogari Ardi Veliut: Po apartamenti luksoz?

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital lidhur me fshehjen e pasurisë së kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ardi Veliu.

Qytetari shprehet se po pret që Veliu të sqarojë si e ka blerë apartamentin luksoz 200 metër katror te Kodra e Diellit.

Kujtojmë se Veliu doli para vettingut me “xhepa të shpuar”, pasi deklaroi se jeton në një apartament me qera si dhe nuk ka pasuri të paluajtshme.

LEXO EDHE:  “Lexove ç’të thanë”/ Artan Hoxhën përplaset live me Çollakun

LEXO EDHE:  "Babalja"/ Artan Hoxha i del në mbrojtje Olldashit: Historinë nuk e publikoi gazetari

Në vettingun e kryepolicit Veliu u fshehën 50 faqe raport dhe shume probleme që kanë të bëjnë me të.
Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS/ Balla: Do të ketë ristrukturim total të partisë

Publikuar

-

Nga

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste e cila u mblodh mëngjesin e kësaj të hëne.

Mësohet se gjatë mbledhjes janë diskutuar disa çështje të organizimit të brendshëm.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bën me dije se do të ketë një ristrukturim total të partisë.

“Jemi njohur sot me ecurinë e procesit të ristrukturimit total të PS pas disa muajsh procesi zgjedhor i cili ka filluar me zgjedhjen e drejtuesve të rinj në qelizat bazë në çdo komunitet apo edhe në çdo fshat.
Jemi partia e parë që dhe në pjesën edhe më të madhe me partitë e tjera në Europë që kemi përqafuar idenë e bashkëdrejtimit mes vajzave dhe djemve, burrave dhe grave për një përfaqësim të barabartë.
PS është një parti shumë demokratike dhe ka një libër rregullash. Organizimi e ka bërë këtë parti fituese në shumë procese. Kemi synuar për të bërë disa rregullime që disa rregulla të jenë të reflektuara dhe të jenë edhe në Kodin Zgjedhor të PS”, tha Balla.

LEXO EDHE:  “Babalja”/ Artan Hoxha i del në mbrojtje Olldashit: Historinë nuk e publikoi gazetari

LEXO EDHE:  Vrasja e Enton Nikajt/ Avokati i Emiljano Tashos i përgjigjet Artan Hoxhës

Gjithashtu kryesia e PS ka diskutuar edhe çështje që kanë të bëjnë me reformat në vend, përfshirë reformën zgjedhore.
Mbledhja e sotme vjen 20 ditë nga mbajtja e Kongresit të PS ku do të zgjidhen anëtarët e tij.

LEXO TE PLOTE