Connect with Us

“Administrata gjobit bizneset për tenderat”/ Shehi: Duhen shekuj të bëhemi si francezët e holandezët

Politikë

“Administrata gjobit bizneset për tenderat”/ Shehi: Duhen shekuj të bëhemi si francezët e holandezët

Publikuar

-

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, njëkohësisht aleati i Lulzim Bashës, ka bërë deklaratën e fortë se administrata shqiptare i ka vënë gjobë biznesmenëve në këmbim të tenderave.

Sipas tij, një biznesmen duhet t’i japë 1/3 e parave zyrtarëve të administratës, në mënyrë që të marrë tenderin.

“Po s’ka shtet fare këtu. Ky ka rënë si shtet. Ne na vjen keq ta themi se është vendi jonë. Sot po të shkosh në një zyrë të shtetit, po nuk i dhe 1/3 atyre nënpunësve që japin tenderat, ti nuk merr asnjë punë. Edhe këtë besoj se më dëgjojnë të gjithë biznesmenët e Shqipërisë dhe e dinë fort mirë që po them një të vërtetë lakuriq fare. Qysh te ai që shet lapsat për ato letrat e shtetit, për ato kapëset e makinave do 1/3 dhe deri te ai që do marrë rrugën më të madhe. I ka vënë gjobë administrata shqiptare”, tha Shehi në një prononcim për “EuroNews”.

Përsa i përket protestave, kreu i LZHK-së theksoi se qytetarët shqiptarë ngrihen në protestë vetëm kur i preket buka dhe shtëpia.

LEXO EDHE:  Sheiku i Partisë Socialiste/ Deputeti me mbi 30 biznese dhe miliarda lekë

“Shqiptarët nuk janë francezë. Kjo ka lidhje me kondicionin politik, traditën. Ne themi se shqiptarët janë më gjaknxehtë se francezët, shqiptarët janë gjaknxehtë kur i gërvish makinën, por kur i gërvish shtetin me zor ngrihen shqiptarët. Shqiptarët ngrihen kur i heq bukën, kur i prish shtëpinë.  Ja ku është Teatri atje ka dy vjet, 30 veta janë ato të shkretët që rrinë atje. Ku janë shqiptarët, intelektualët që do mbrojnë artin, nuk janë pra, Shqipëria e sotme është kjo që është. Mua do më pëlqente të ishim si francezët, si hollandezët, mirëpo duhet shekuj të bëhemi ashtu. Nëse ne pretendojmë se jemi ashtu po themi një gënjestër shumë e madhe. Shqiptarët ngrihen kur i vjen tek fyti dhe unë kam frikë se po i vjen tek fyti. Mirëpo çfarë ndodh gjatë kësaj kohe, një pjesë e tensionit që një herë e një kohe i derdhej Shqipërisë, sot merr valixhen dhe ikën larg. Kjo nuk është gjë e mirë”, u shpreh më tej Shejhi, ndërsa tha se largimi i shqiptarëve ia bënë më të lehtë punën qeverisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Albin Kurti vizitë të shkurtër nesër në Tiranë/ “Injoron” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë nesër vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, pas marrjes së detyrës.

Mësohet se Kurti do të mbërrijë në orën 9:00 të mëngjesit në Tiranë dhe do të qëndrojë vetëm tre orë.

Raportohet se kryeministri i Kosovës do të mbajë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, presidentin Ilir Meta, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Mësohet se Kurti do të pritet me një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Kongreseve nga Rama, me të cilin më pas do të mabjë një takim kokë më kokë dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë për administratën/ Rama zbulon çfarë do të ndodhë në bashkitë e djathta

LEXO EDHE:  Italiani/Ja si më gjobiti shqiptari me 10 mijë euro

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Trokë” para vettingut/ Qytetari i kërkon llogari Ardi Veliut: Po apartamenti luksoz?

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital lidhur me fshehjen e pasurisë së kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ardi Veliu.

Qytetari shprehet se po pret që Veliu të sqarojë si e ka blerë apartamentin luksoz 200 metër katror te Kodra e Diellit.

Kujtojmë se Veliu doli para vettingut me “xhepa të shpuar”, pasi deklaroi se jeton në një apartament me qera si dhe nuk ka pasuri të paluajtshme.

LEXO EDHE:  Rama e thotë hapur mendimin e tij për administratën/ E mbushur me grabitqarë dhe parazitë!

LEXO EDHE:  Italiani/Ja si më gjobiti shqiptari me 10 mijë euro

Në vettingun e kryepolicit Veliu u fshehën 50 faqe raport dhe shume probleme që kanë të bëjnë me të.
Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS/ Balla: Do të ketë ristrukturim total të partisë

Publikuar

-

Nga

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste e cila u mblodh mëngjesin e kësaj të hëne.

Mësohet se gjatë mbledhjes janë diskutuar disa çështje të organizimit të brendshëm.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bën me dije se do të ketë një ristrukturim total të partisë.

“Jemi njohur sot me ecurinë e procesit të ristrukturimit total të PS pas disa muajsh procesi zgjedhor i cili ka filluar me zgjedhjen e drejtuesve të rinj në qelizat bazë në çdo komunitet apo edhe në çdo fshat.
Jemi partia e parë që dhe në pjesën edhe më të madhe me partitë e tjera në Europë që kemi përqafuar idenë e bashkëdrejtimit mes vajzave dhe djemve, burrave dhe grave për një përfaqësim të barabartë.
PS është një parti shumë demokratike dhe ka një libër rregullash. Organizimi e ka bërë këtë parti fituese në shumë procese. Kemi synuar për të bërë disa rregullime që disa rregulla të jenë të reflektuara dhe të jenë edhe në Kodin Zgjedhor të PS”, tha Balla.

LEXO EDHE:  Italiani/Ja si më gjobiti shqiptari me 10 mijë euro

LEXO EDHE:  Kryeministri në panik/ Kërcënon administratën

Gjithashtu kryesia e PS ka diskutuar edhe çështje që kanë të bëjnë me reformat në vend, përfshirë reformën zgjedhore.
Mbledhja e sotme vjen 20 ditë nga mbajtja e Kongresit të PS ku do të zgjidhen anëtarët e tij.

LEXO TE PLOTE