Connect with Us

Vdekja misterioze e binjakëve në Berat/ Prindërit nën shok rrëfejnë si i gjetën fëmijët të pajetë

Kronika

Vdekja misterioze e binjakëve në Berat/ Prindërit nën shok rrëfejnë si i gjetën fëmijët të pajetë

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Beratin mbrëmjen e djeshme ku dy foshnje 5-muajshe (binjakë, djem) humbën jetën në mënyrë misterioze.

Prindërit, Eduart dhe Merushe Agalliu në gjendje shoku, nga humbja e vogëlushëve të tyre, kanë rëfyer për ‘Newz 24’ se si ndodhi ngjarja.

Ata tregojnë se mëngjesi i djeshëm ishte ashtu si çdo ditë, ku pasi i kishin ushqyer fëmijët me qumësht kutie siç bënin gjithmonë, i kishin vendosur në krevatin e tyre për të fjetur.

Pasi kishin pirë kafen e mëngjesit që nuk kishte zgjatur më shumë se 20-minuta, nëna Merushja kishte shkuar në dhomën ku ndodheshin fëmijët dhe kur i kishte prekur kishte vënë re se ata ishin të dy të ftohtë.

Në këtë moment, ku fëmijët nuk reagonin aspak ajo së bashku me bashkëshortin e saj, Eduartin, kanë filluar të bërtasin nëpër shtëpi pasi nuk kishin kuptuar se çfarë kishte ndodhur me bebet dhe përse ata nuk merrnin frymë. Menjëherë prindërit kanë njoftuar ambulancën por fëmijët ishin të vdekur që në shtëpi dhe pas mbërritjes në spital, i kishin çuar në morg. Prindërit tregojnë se janë në pritje të përgjigjeve të analizave për të marrë vesh shkakun e vërtetë të vdekjes së fëmijëve.

Ndërkohë që nëna e foshnjave tregon momentet kur ka ndodhur ngjarja dhe krevatin ku ishin duke fjetur dy foshnjat R.Agalliu dhe R.Agalliu dhe deklaron se fëmijët e saj nuk vuanin nga asnjë sëmundje, përveçse kishin lindur pak të vegjël në peshë.

Babai Eduart Agalliu, mes lotësh kërkon nga shteti zbardhjen e të vërtetës në lidhje me shkaqet e vdekjes së dy fëmijëve të tij binjakë 5-muajsh, ndërkohë që tregon se vogëlushët i sollën nga morgu në shtëpi dhe më pas i varrosën në orën 17:00 pasdite, pasi nuk përballonin dot gjendjen e rënduar të dy fëmijëve të tjerë kur panë në mes të shtëpisë dy arkëmortet me vëllezërit e vdekur.

LEXO EDHE:  Shkencëtarët: Ja çfarë ndjejmë para vdekjes

Edhe për dy gjyshërit e binjakëve 5-muajsh që gjetën vdekjen mëngjesin e djeshëm në krevatin e tyre, vdekja është e pashpjegueshme. Ahmet dhe Merushe Agalliu pohojnë se fëmijët nuk ishin afër sobës në momentin kur ndërruan jetë por në krevatin e tyre në dhomën e gjumit.

Gjyshja shpjegon momentet e tmerrshme kur panë se fëmijët ishin pa shenja jete dhe dyshon se vdekja e papritur mund të ketë ardhur nga ndonjë temperaturë e fshehur ose mund të jenë prekur nga “sëmundja e fëmijëve”.

Dy foshnjat binjake 5-muajshe gjetën vdekjen papritur mëngjesin e ditës së Diel në banesën e tyre në periferi të qytetit të Beratit, në lagjen “Uznovë”. Pas mbërritjes në spital pa shenja jete ata u dërguan në morg ku iu nënshtruan autopsisë mjeko-ligjore, nga e cila nuk ka rezultuar të ketë pasur helmim apo shenja dhune në trupin e fëmijëve. Analizat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, nga e cila pritet brenda një afati kohor prej 2-javësh përgjigja që do të konfirmojë edhe shkaqet e vdekjes së fëmijëve 5-muajsh.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

9 “të fortët” nuk bindin OFL-në/ Dosjet e pasurive në dorë të SPAK

Publikuar

-

Nga

Policia  ka referuar në SPAK 9 emra të njohur të botës së krimit që Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë.

Operacioni Forca e Ligjit ka dorëzuar dosjet me veprimet dhe hetimet e kryera ndaj tyre sa i përket pasurive të tyre dhe dyshimeve se janë vënë nga aktivitete kriminale.
SPAK ka 15 ditë kohë që këtë kërkesë për sekuestro ta dorëzojë pranë Gjykatës së Posaçme, GJKKO, e cila ka gjithashtu 15 ditë kohë për të marrë vendimin e sekuestros ose jo, të pasurive të dyshimta të vëna me para krimi.
Sipas Report Tv, emrat e personave që policia i ka referuar SPAK, janë:Lulzim Berisha, Ardian Çapja, Suel Çela, Dashamir Gjoka, Edlir Hysenaj, Emiljano Hysenaj, Saiir Taullau, Arben Isufaj dhe Plarent Dervishaj.

Ndërkohë pritet që sot drejtuesi i SPAK të zhvillojë një mbledhje me prokurorët për të diskutuar se si do procedohet me materialin e referuar nga operacioni OFL./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ra në “sitën” e OFL/ Kush është “Kumbari” i Shkodrës që iu sekuestrua pallati 2 mln eurosh dhe u mbrojt nga Frroku

Publikuar

-

Nga

Agjentja bjonde me syze e Operacionit Forca e Ligjit deklaroi sot se i janë dërguar formularët për të deklaruar pasurinë dy personave të dënuar jashtë shtetit.

Bëhet fjalë për shtetasit A.K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Mësohet se shtetasi B.P. është Bardhok Pllanaj i njohur ndryshe si “Kumbari” i Shkodrës. Autoritetet kanë identifikuar emrin e tij për herë të parë në vitin 2014 në operacionin “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestrua një ton hashash. Ndonëse policia arrestoi 7 persona, Pllanaj mundi t’i shpëtojë nga duart.

Pllanaj u arrestua në dhjetor të vitit 2018 për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndërtim pa leje”. Ai kishte ndërtuar një objekt 10 katësh pa leje, që dyshohet se ishte financuar me para të përfituara nga aktiviteti kriminal.

LEXO EDHE:  Shkencëtarët: Ja çfarë ndjejmë para vdekjes

LEXO EDHE:  Vdekja e aktorit Kurti/ Kryeprokurori Gjakovës tregon detajet

Gjykata vendosi masën e sekuestros preventive për pallatin në lagjen “Rus” me vlerën e 2 milionë eurove, ndërsa Pllanaj u la në “arrest shtëpie”. Por në tetor të 2019-ës, ai theu masën e arrestit të shtëpisë dhe u arrestua sërish duke udhëtuar në drejtim të Lushnjes.

Gjithashtu Bardhok Bllanaj identifikohet edhe si personi që u mbrojt nga ish-deputeti Mark Frroku.

Mesnatën e datës 1 dhe 2 tetor 2014, Pllanaj është afruar në lokalin Antika tek Shallvaret me makinën e deputetit Mark Frroku. Rreth orës 1, makina e deputeti Frroku është nisur në drejtim të Laprakës, ku policia, nga frika e largimit të personit të shpallur në kërkim, organizoi një postbllok në Kamëz, pranë Bulavardit Blu. Në momentin që makina afrohet, policia e ndaloi atë, por nuk mundi të hapë dyert që ishin të bllokuara nga brenda./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kontrolle të rrepta ndaj makinave luksoze/ Bllokohen 5 automjete në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Pesë automjete luksoze janë bllokuar në Gjirokastër në kuadër të operacionit për kontrollin e makinave të luksit.

Pronarët e 5 makinave të bllokuara nuk janë me precedentë penalë por automjete kanë rezultuar të vjedhura nga personat që i kanë shitur kundrejt pronarëve aktualë.
Kujtojmë se kotrollet kanë vijuar në gjithë vendin dhe më herët janë raportuar edhe 10 makina me probleme, të vjedhura e me shasi të modifikuar.

Automjetet e kontrolluara janë prodhime të vitit 2015-2020 dhe pas verifikimit makinat që nuk rezultuan me probleme u kthyen te pronarët./CNA.al

LEXO TE PLOTE