LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti tragjik në Turqi/ Shkon në 39 numri i viktimave

27 Janar 2020, 12:46, Kosova & Bota CNA
Tërmeti tragjik në Turqi/ Shkon në 39 numri i viktimave

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njofton se numri i viktimave nga tërmeti 6,8 ballë që ndodhi të premten në Turqi ka arritur në 39.

Në një deklaratë të bërë nga AFAD thuhet se si rezultat i aktiviteteve të kërkim-shpëtimit të kryera nën koordinim të AFAD-it, deri më tani janë shpëtuar 45 persona nga rrënojat, ndërsa kanë humbur jetën 39 të tjerë.

Në rajon janë dërguar 24 402 tenda, 26 501 shtretër, 62 963 batanije dhe 3 651 ngrohës si dhe janë shpërndarë ushqim për qytetarët e prekur nga tërmeti.

Ndërkohë pas tërmetit 6,8 ballë në rajon kanë ndodhur 948 dridhje toke prej të cilëve 21 me magnitudë mbi 4 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga