Connect with Us

Sqarim i editorit pse reaguam dhe po flasim ndaj nismës “Thurje”

Opinione

Sqarim i editorit pse reaguam dhe po flasim ndaj nismës “Thurje”

Publikuar

-

Besjan PEsha, Pano Soko, Endri Shabani

City News Albania (cna.al), një agjensi lajmesh prej gati 6 vitesh në treg, prej disa ditësh ka sjellë një seri materialesh lidhur me nismën “Thurje”, një lëvizje e cila herë duket me një fytyrë të djathtë, herë si një grup nekomunistësh, herë si mbetje politike të keq përdorura dhe herë si një lëvizje kundër sistemit politik në Shqipëri, këtë të fundit e kanë zbuluar si lojë për të hyrë vetë në sistem. Le të shohim faktet.

Thurja është krijuar nga Besian Pesha dhe Panajot Soko, dy personazhet kryesorë të nismës, të cilëve i është bashkuar tashmë edhe Endri Shabani, por që të mos lodhen çunat me sqarime, gënjeshtra  dhe opinioni publik të kuptojë gjithçka, ne po japim sqarimet tona shteruese, pse po shkruajmë për nismën “Thurje” dhe pse tani.

Së pari, ndaj nismës “Thurrje” kemi pasur dyshimet tona dhe nuk është hera e parë që shkruajmë. Për Besian Peshën kemi shkruar edhe më parë, mund të vemë në dispozicion edhe komunikime personale me të, ku ai ishte i shqetësuar se pse ne po e sulmonim, por le të ruajmë konfidencialitetin dhe privatësinë me disa komunikime krejtësisht personale. Edhe Endri Shabanit i jemi drejtuar me pyetje për Thurjen, por kurrë su përgjigj.

Rifillojmë nga Besian Pesha pretendon se është një personazh i shoqërisë civile, ndërsa në fakt ne po ia themi atë që ai e di, po ai është pjesë e ish-strukturave të “Mjaft”-it, fotot, faktet dhe shqiptarët kanë memorie, e dinë mjaft mirë.

“Mjaft”-i është financuar nga Sorosi dhe nuk ka pse pyet kush e ka paguar lali Eri apo Soros. Ka qenë ushtar i “Mjaft”-it dhe lali Erit, pikë dhe kjo nuk ka diskutim. Më pas hyri te LSI, kjo është e vërtetë, mund të sjellim edhe deklarimin e tij të pasurisë, të cilën mund ta shikoni këtu më poshtë, ku deklaron se ka marrë shuma të mëdha parash si këshilltar i kësaj force politike.

Më pas nga LSI është bërë drejtor i AKBN-së dhe më pas ka akaluar në shoqërinë civile. Është një person i dënuar si hajdut me vendim të  gjykatës Gjirokastër. Kjo është pak a shumë jeta politike e këtij aktivisti, i cili pretendon se është në shoqërinë civile, tek nisma “Thurje”, tek një parti politke, tek “Mjaft”- dhe kështu me radhë.

Ne të CNA.al nuk kemi asgjë me Besian Peshën, përkundrazi e kemi me shqiptarët dhe të vërtetën që ata duhet të dinë se kush flet në emër të tyre.

Le të shkojmë te Pano Soko. Panajot Sokoja, i cili ka qenë një ish-shef sektori në Ministrinë e Financave dhe më pas drejtor i Financës në AKBN, një institucion i mbuluar nga skandalet kur ai drejtohej nga Besian Pesha. Nëqoftëse duam të shkojmë më tej, Pano Sokoja duhet ta kuptojë mirë dhe ta dijë se cilat janë zullumet në AKBN-së, që ka kontatuar KLSH-ja dhe kontrollet e ndryshme, cilat janë skandalet dhe problematikat e atij institucioni.

Shkojmë më tej tek Endri Shabani, nuk e kemi akuzuar dhe nuk e kemi fyer, kemi thënë vetëm të vërtetën, atë të vërtetë që dhe shokët dhe miqtë e tij bashkëpunëtorë të nismës “Thurje” e kanë fshehur, finacimin nga Soros. Sorosi nuk është gogoli, por nuk kanë pse ta fshehin dhe të thonë se janë studiuar dhe financuar nga paratë e Soros. Le ta thotë që ka qenë një nga aktivistët kryesorë dhe numri 2 i Aleancës Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut. Mund t’i ofrojmë qindra shkrime dhe materiale publike gjatë aktiviteteve të tij dhe ka deklaruar publikisht se është një votues i Edi Ramës, e ka thënë në 2013-ën, ashtu siç ka thënë se ka marrë disa mijëra e mijëra euro nga Soros për t’u shkolluar.

Nuk kemi thënë asgjë të gënjeshtërt, kemi thënë çdo gjë të vërtetë për këta tre personazhe, për atë të parin e dënuar si hajdut, për të dytin që ka qenë bashkëpunëtor i tij tek AKBN-ja dhe të dy bashkë, Panajoti dhe Besi kanë dhe lidhje të tjera.

Në deklaratat e pasurive duket se bashkëshortja e Panajotit është paguar nga bashkëshortja e Besian Peshës e kështu me radhë. Nuk kanë rëndësi për dikë këto fakte por tregojnë se janë thjesht një sekt për interesa krejtësisht personale.

Rëndësi publike ka fakti, kush janë këta tre personazhe, të cilët kanë marrë përsipër të shëmbin sistemin politik.

Për shumë gjëra dhe çështje që ata flasin ata kanë të drejtë por ato sjanë kauzat e tyre por të shqiptarëve. Ne jemi dakord me shqiptarët, që në shumicë janë për të ndryshuar sistemin politik në Shqipëri, qoftë edhe sistemin e votimit, por kjo nuk mund të përfaqësohet dhe keqpërdoret  nga tre persona të cilët kërkojnë të hyjnë në politkë dhe të kapin një karrige në Kuvend.

Do të ishin të besueshëm nëse Endri do të na thoshte se nuk do të hynte kurrë në Parlament dhe nuk do të futej në politikë, bashkë me Panajot Sokon, se e bënin për qytetarët, se nuk e bëjën që të rikthejnë karriget dhe për të marrë pushtet, bashkë me Besian Peshën e dënuar si hajdut.

Ne si media pro çdo aksioni që çon në ndryshimin e sistemit politik, një sistemi mazhoritar, ndoshta me proporcional rajonal të korrigjuar, e kështu me radhë, ka 101 mënyra. Por këtë s’mund ta vendosë një hajdut, një i paguar nga Soros dhe një ish drejtor i hajdutit, këtë duhet ta vendosin shqiptarët qoftë edhe me referendum.

Ne jemi pro aksionit të artistëve dhe shoqërisë civile te Teatri, jemi në mbrojtje të Teatrit dhe e kemi bërë këtë çdo ditë.

Ne si media kemi denoncuar me qindra e qindra skandale, vjedhje e abuzime të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, jemi e vetmja që kemi denoncuar drejtpërdrejt dhe pastër skandalin në Gjykatën e Tiranës dhe tentativën për të manipuluar se Ardit Gjoklaj ishte hedhur atje, pra trupi i tij ishte sjellë nga jashtë impiantit të mbetjeve të kryeqytetit.

Jemi media që kemi mbështetur dhe lëvizjet dhe aksionet dhe kemi raportuar edhe për debatet që janë bërë për çështjen e rritjes së çmimit të biletës së urbanit në kryeqytet, kemi qenë kundër dhe jemi kundër hapur, e deklarojmë publikisht. Jemi kundër hapur kryebashkiakut të Tiranës. Kemi denoncuar qindra qindra raste.

LEXO EDHE:  Kryemadhi bëhet nostalgjike/ Rilindja tradhëtoi të majtën

Jemi kundër koncesioneve , kemi denoncuar me dhjetëra raste koncesionesh dhe tenderash skandaloze të Rilindjes. Të gjithë ministrat me radhë, nga i pari tek i fundit, i gjeni te rubrika vettingu, pasuritë e tyre, skandalet e tyre, mud të gjeni dosje gjyqtarësh, prokurorësh, korrupsioni. Ashtu brenda tyre do të gjeni dhe dosjen korruptive të Besian Peshës dhe atë që kemi thënë se është dënuar për hajdut, se kjo është e vërtetë.

Ne sot mbështesim shumë nga kazuat që sot përpiqet t’i rrëmbejë nisma “Thurje”, të cilat nuk janë kauzat e saj, por janë kauzat e qytetarit shqiptar, prandaj kur del çeta e “Thurjes” kauzat veniten dhe nxihen. Raportojmë, mbështesim kauzat e qytetarëve shqiptarë, mbështesim të vërtetën që duan qytetarët, ne nuk mbështesim kurrsesi disa personazhe butaforikë, ish-pjesë të korruptuara të sistemit politik, të cilat tentojnë të fusin tentakulat e tyre për të kapur çfarë të mundin nga politika, për t’u bërë vetë deputet, për t’u bërë vetë drejtor, për t’u bërë vetë dhe majë fiqve me LSI-në, duke i vënë emrin “Thurje”.

Pra, CNA.al do të vazhdojë çdo ditë të denoncojë gjithçka për nismën “Thurje”, për skandalet e këtyre tre personazheve , që nga vjedhja e programit që e kanë kopjuar as janë munduar ta bëjnë vetë. E kemi thënë kush është Besian Pesha, kush janë këta personazhe, të cilët ne i denoncojmë për një arsye shumë të thjeshtë, ne jemi kundër atyre që vjedhin atributet dhe kauzat e qytetarëve. Nuk mund ta bëjnë këtë personazhe të dënuar si hajdutë apo ish drejtorë të korruptuar.

Ne jemi pro shumë kauzave të qytetarëve, përfshirë këtu edhe protestën e minatorëve të Bulqizës, por jo duke i ndarë te një individ i vetëm, por duke shkuar tek të gjithë, duke u bashkuar te minatorët në Bulqizë apo qoftë edhe në Tiranë, por jo për interes të Arlind Qorrit, një neokomunisti dhe horrave që e ndjekin nga pas, jo për interes të hajdutit Besian Pesha, jo për interes të Pano Sokos, drejtorit që ka humbur karrigen, as të Endri Shabanit, numrit dy të AKZ-së dje, që u shkollua me paratë e Sorosit ku dhe mbushi xhepat si menaxher,  as për një nga këta, por për interesin e qytetarëve këtë kemi ne detyrë.

Jemi pro çdo denoncimi ndaj Rilindjes, që e ka votuar dhe e solli partia e Besian Peshës, që e ka votuar Endri Shabani që e deklaron publikisht. Prandaj ne të CNA.al do të denoncojmë çdo ditë korrupsionet dhe skandalet e qeverisë Rama dhe Erion Veliajt, por jo në mënyrë selektive dhe duke bërë tabelë qitje persona të caktuar apo personazhe publikë, apo biznesmenë për t’ju vënë gjobë.

Do të qëndrojmë përballë me të vërtetën dhe me kauzat e qytetarëve. Jemi në mbështetje të plotë për çdo qytetar që ka nevojë, të shkojmë bashkë të denoncojmë çdo ditë koncesionet, por jo vetëm një koncesion. Problemi i koncesioneve nuk është vetëm sterilizimi që i vuri qëllim në vetvete nisma “Thurje”, por është dhe Check Up-i që nuk e flet dhe mbetjet e tyre, djegia e tyre, por dhe të tjera skandale me infrastrukturën, ndëtimet e rrugëve, shkollat dhe gjithçka tjetër ndodh në vend.

Për këto jemi pro kauzave të qytetarëve, por jo ato të vidhen nga personazhe për qëllime aspak qytetare, por për interesat e tyre personale. Kur kauzat dhe çështjet ndahen e çohen tek individë segmente të caktuara i duan thjesht dhe vetëm për të bërë propagandë, nuk janë kauzë e qytetarëve, por janë gjoba dhe abuzim.

Prandaj CNA.al do të vazhdojë sërish të flasë dhe të thotë të vërtetën në mbrojtje të kauzave të qytetarëve, që të mos i lejojmë ti vrasin këta personazhe, ashtu si vranë protestën e studentëve Arlind Qorri me Besian Peshën e të tjerë. Ashtu si Besian Pesha me të tjerë kanë vrarë kauza të tjera me shoqërinë civile duke e përçarë atë dhe për këtë ka mjaft fakte, prandaj nuk ka pse të shqetësohet askush, as të përgjigjet dhe as t’ju përgjigjemi.

Ne do të luftojmë kundër koncesioneve korruptive të qeverisë, do të luftojmë pro lëvizjes për Teatrin Kombëtar, do të luftojmë pro studentëve, ashtu siç e kemi bërë që ditën e parë kur ka dalë ligji i Arsimit të Lartë, por do të jemi qartë dhe hapur përpara publikut duke qenë pro kapitalist, pro demokracisë, kurrë me neokomunistët dhe kurrë kundër biznesit, por gjithmonë pro tij, pro zhvillimit të demokracisë dhe zhvillimit të ekonomisë.

Kurrsesi s’mund të pranojmë që individë të caktuar, në emër të disa gjoja parimeve të kthehen kundër biznesit, ta sulmojnë dhe ta vrasin, t’i vejnë gjoba, apo më keq akoma të përdorin kllouna publikë si  kauza për t’ia hedhur mbi supe biznesit.

Në fakt janë këta që kanë frikë të protestojnë atje ku është problemi, tek qeveria, janë këta që kanë frikë të thonë të vërtetën te Edi Rama, janë këta që kanë frikë se kanë qenë ushtarë të Edi Ramës, kanë qenë ushtarë të Erion Veliajt, dhe duke qenë se janë të pakënaqur nga thelat dhe lokmat që nuk iu dhanë, janë aty ku janë tani sepse dua të jenë pjesë e pushtetit, pjesë e tortës, duan pjesën e tyre, të marrin thelën e tyre, të futin duart në xhepat e qytetarëve duke përfituar nga kauzat që ato kanë dhe duke i kthyer në interesat e tyre personale.

Prandaj dhe CNA.al ka folur për nismën “Thurje”, ashtu siç ka folur për organizatën politike dhe do të flasë për çdo lëvizje politike dhe për çdo indidvid dhe grupim, për të cilën ne mendojmë se në të vërtetë nuk janë udhëheqësit e kauzave dhe shpresa e qytetarëve, por janë presë e lojërave dhe pazareve të pista që luhen në Shqipëri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

“Përgëzime, Alketa! U ndeshe me një lukuni bashkëpatriote që priste të dështoje”

Publikuar

-

Nga

Nga Pëllum Kulla

-Unë ndjeva një kënaqësi të madhe aty dy netë më parë, kur ti kurrorëzove një ambicje të bukur dhe e bëre atë më së miri.
Sinqerisht gëzoj tok me ty, moj vajzë, që dole në atë arenë dhe u ndeshe me frikën dhe përgjegjësinë tënde, u ndeshe me konkurentet e tua, shpërbleve ata që guxuan ndofta pa shumë besim të të hapnin portën e madhe të ëndrrës tënde të florinjtë.

Ti u ndeshe me keqdashës italjanë, por sidomos me një lukuni bashkëpatriote, që priste me frymën pezull të dështoje e deshën megjithë shpirt që ti “të thyeje qafën” në majën alpine, ku pate kullotur ëndrrat e tua.
Nuk kish gjë më të bukur se ajo sfida dhe triumfi yt!
Mos u mërzit për zhurmën, sharjet, vërejtjet e talljet, që bëjmë ne që nuk ta duam suksesin. Ne jemi të pazotët të shquhemi, ne nuk kemi forcë, durim, vullnet këmbëngulje.

Ne, të pazotët, do të jemi shumë të lumtur, që askush të mos i ketë ato. Ne jemi më të qetë kur nuk shohim fitoret e atyre që njohim e që kemi hedhur shtat njëkohshëm. Mos, moj Alketa, mos! Mos, moj vajzë, se me atë që bëre, na e vure hapur në dukje që ne nuk jemi të zotë për ndërmarrje të tilla drithëruese.

Alketa Vejsiu, të përgëzoj për atë shpalosje mbresëlënëse të ndjenjave të tua, në atë gjuhë të bukur të folur shkëlqyeshëm, lirshëm, si një gurgullimë e ëmbël për veshët e italianëve që të vlerësuan. Them se e njoh italishten aq sa ta fuqizoj përgëzimin. Ndonjë gabimth i rrallë, shumë i rrallë, ishte paradoksalisht aleat i yt, për të dëshmuar se ti nuk ishe italiane, por e zotëroje gjuhën e tyre më mirë se miliona italianë! Ishte një dëshmi e bukur se sa shumë ke punuar për të përvetësuar atë shqiptim e atë rrjedhë që të kënaqte veshin.

LEXO EDHE:  Ftesa e PD-së për LSI-në/Reagon Taulant Balla

LEXO EDHE:  Kryemadhi bëhet nostalgjike/ Rilindja tradhëtoi të majtën

Unë jam një njeri i moshuar dhe shumë e shumë vite më parë se ty, kam ecur nëpër ata shtigje, nëpër ato ëndrra dhe tek ty shihja veten, por këtë herë të trupëzuar në një bukuroshe rrëzëlluese, që përballte një audiencë me shije të holla. M’u duk se triumfoja tok me ty, unë, që nuk i a ndaja dikur veshin asaj radios së vjetër për “tutto il calcio minuto per minuto”, për Varietá-të e Canzonissimat e panumërta, për të ndjekur Mike Bongiornon, Alighiero Noschesen e Gigi Proiettin. Më shpluhurose kujtimet mbi leximet e mia të De Amicisit, Pirandellos, e më pas të Buzzatit…

Të tëra i gjeje në monologun tënd virtuoz. I tëri i besueshëm homazhi yt. Bëre shumë mirë që rikujtove suksesin e Ermal Metës. Por unë e quaj edhe më të sukseshëm e më të vështirë “alpinizmin” tënd artistik, që ishte më i vetmuar, më i pa mbështetur në atë aventurë brilante të shfaqjes së bukurive të tua.

Është një trishtim i madh, kur ve re që triumfin tënd e sulmuan shumë komente negative. E veçanta e tyre është zhurmërima.
Por janë mijëra herë më të shumtë ata, të heshturit, që kanë gëzuar tok me ty.
Përgëzime, Alketa, e mbarësi paç në këtë rrugë të ndritur ku po ecën me siguri të plotë!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Luçiano Boçi/ Vrasja e mësuesit

Publikuar

-

Nga

Mësuesit e shkollës në Krahës të Tepelenës, humbën jetën rrugës së kthimit, pas ndarjes me nxënësit e tyre. Ngjarja e rëndë tronditi familjarët, por dhe kolegët e fëmijët e shkollës. Ata ishin në krye të detyrës fisnike. Pas hutimit të parë prej dhimbjes, prita që dikush të reagonte. Prita se mos Besa qëllonte fjalët e duhura, se mos përmendte ndonjë vlerësim për ta, për punën e tyre plot mund e sakrifica, të shoqëruar me një mea culpa për lënien e kujdesit ndaj tyre krejt pas dore, për shkak të korrupsionit dhe të paaftësisë, por kjo nuk ndodhi.

Dhe tani që po hedh këto rreshta postimi i saj i fundit në FCB, është një foto e qeshur në një takim që gjithkush do ta kishte zili, i bërë të premten në 18.03, vetëm pak orë pasi kishte ndodhur tragjedia. Ironikisht, Ministrja na ishte “hapur” para ambasadores së sapoardhur të SHBA-së për të ashtuquajturat reforma madhështore në arsim, që vetëm atë ditë, për shkak të mënyrës skandaloze dhe përçmuese të trajtimit të mësuesve, kishin sjellë për pasojë vdekjen e dy mësuesve dhe plagosjen e dy të tjerëve. Nuk e di nëse këtë tragjedi e ka ndarë si ngushëllim me ambasadoren, por fotot e postuara pak të bindin ose më mirë aspak.

Shpresova mos Rama, që e mban veten për fjalaman dhe Kryeministër që “vdes” për mësuesit, do kishte shkruar dy gisht status për vdekjen e tyre tragjike për shkaqe shtetërore. Por dhe tek ai asnjë fjalë për dy “heronjtë”, se për mua janë të tillë. Postimet e fundit ishin për një depo farmaceutike me kokë të kuqe dhe një copë pamje nga një zonë në Vlorë me një ndërtesë krejt e ngjyer në rozë e vetëm kaq. Por nuk kishte harruar ndërkohë që në cover të vendoste një foto të tij të përzgjedhur me disa fëmijë dhe mbi të sloganin “TiNukDoJeshKurrëVetëm”. Cinike. Po nxënësit e mësuesve të vrarë nga babëzia e pushtetit pse janë lënë vetëm në humbjen e tyre?  Po familjarët e kolegët pse u lanë vetëm në dhimbjen e pamatë dhe u braktisën? Pse Rama dhe Besa nuk kanë asnjë fjalë për përgjegjësinë e tyre në këtë tragjedi?

Përkundër kësaj kudo kanë vendosur dhe balsamosur heshtjen, sipas parimit shpëtues heshtja është flori. Heshtje për mësuesit që lanë me kokën pas familjarët dhe nxënësit e tyre. Një heshtje varri për humbjen e dy mësuesve, apostuj të dijes dhe të dritës. Një heshtje e cila kërkon të fshehë gjurmët e një krimi dhe tragjedie që implikon drejtpërdrejtë ata vetë, fajtorët që fshihen pas buzëqeshjeve të stisura dhe propagandës marramendëse. Një heshtje që është në vazhdën logjike të gjitha vrasjeve që i janë bërë mësuesve përgjatë këtyre viteve. Ditë për ditë. Vendim pas vendimi.

Humbja e jetës së dy mësuesve në aksidentin tragjik dhe plagosja e dy të tjerëve, sado të hyjë tek rastësitë aksidentale, nuk është aspak e tillë. Ngjarja është një skenë krimi qeveritare e paralajmëruar më parë. Mësuesve jua mori jetën jo fati i keq apo i mbrapshtë. Ishte papërgjegjshmëria, neglizhenca dhe babëzia e zyrave shtetërore që fillojnë nga Kryeministri, vazhdojnë me ministren e Bashkinë e mbarojnë me Zyrat arsimore.

LEXO EDHE:  LSI propozon ndryshimet që i duhen Ligjit të Arsimit të Lartë

LEXO EDHE:  Këshilltarët e LSI-së, këta rilindas patriotë

Atë ditë mësuesit që nxitonin të arrinin nxënësit e tyre në klasën e mijëra ëndrrave, sikurse çdo ditë tjetër, duhet të ishin në autobusin, apo mjetin e vënë në dispozicion për to dhe për nxënësit. Por ka kohë që për to s’pyet askush. Jo vetëm në Tepelenë, por kudo në Shqipëri. Prandaj ajo është një vrasje. Një vrasje shtetërore e parandjekur nga dhjetëra vrasje të përditshme që i janë bërë mësuesit përgjatë këtyre viteve. Sikur-et e shumta që shoqërojnë mendimet e dhimbjen e të afërmeve, kolegëve dhe nxënësve përmbyllen vetëm me një sikur. Sikur përkujdesi për transportin e tyre të ishte realizuar ngjarja nuk do kishte ndodhur dhe vrasja do ishte shmangur.

Ndërsa ajo jo vetëm nuk u shmang, por u pasua dhe nga një vrasje tjetër me heshtjen e varrtë të Ramës e Besës. Dhe këta nuk bënë asgjë tjetër veçse vazhduan vrasjet e seriale pa iu dridhur as zëri dhe as dora duke na shndërruar në një shoqëri që kemi vrarë mësuesin. Rama dhe Besa janë duke pritur 7 Marsin që nuk është larg, ku secili prej tyre do bëjë garën e fjalëve prekëse e dashurore, por ama në sytë e publikut tashmë të gjykuar dhe të parë si vrasës që lavdërojnë viktimën e vet, mësuesin. Mësuesi është vrarë që kur misionin e tyre fisnik Rama, Lindita e Besa, e shndërruan në një shërbesë banale politike me pahir.

Mësuesi është vrarë që kur profesionin e tij mësimdhënës e shndërruan në profesion letrashkruesish. Mësuesi është vrarë që kur është braktisur nga ata në mëshirën e fatit e profesionit të vet, i lënë mes katër rrugëve pa dalje dhe siguri për të nesërmen.

Mësuesi është vrarë që kur ai denigrohet, shkelet me këmbë, përçmohet nga komisarët politikë që kanë uzurpuar drejtimin e institucioneve arsimore.

Mësuesi është vrarë që kur vlerësimi financiar për të konsiderohet i tepërt.
Mësuesi është vrarë që kur arroganca e pushtetit e konsideron atë si njeri të dorës së dytë.

Mësuesi është vrarë që pa lindur me mbylljen masive të degëve që përgatisin mësuesë.
Mësuesi po vritet çdo ditë sepse është lënë i vetëm në sakrificën e tij.

Ai duhet mbrojtur. Qeveritë që vrasin mësuesin kanë përgatitur me siguri funeralin e vet.
Mësuesit që humbën jetën përgjatë ushtrimit të misionit e tyre vlen të nderohen dhe respektohen.

Ata janë heronjtë e thjeshtë të përkushtimit për transmetimin e dijes.
Mësuesi nuk duhet e nuk mund të vritet.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ Unë nuk ta njoh mamin…

Publikuar

-

Nga

Mes fëmijëve dhe adoleshentëve të shkollave të kryeqytetit që konkuronin mes tyre, ishin edhe ata të dy. Gëzonin fëmijët, gëzonte edhe Mirela Kumbaro me Lali Erin. Një moment ndaluan duke i përkëdhelur dhe duke i pyetur një e nga një.

Mirela Kumbaro i afrohet një vajze dhe e pyet:

-E kujt je ti xhan i vogël?

-E Qibrie Ciut, përgjigjet vajza rrufeshëm.

-Nuk ta njoh mamin, ia ktheu Mirela, por besoj se edhe ti je energjike si mami.

Lali Eri nisi të përkëdhelë një djalë dhe porsi Mirela e pyeti:

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/Një kërkesë modeste për miqtë e LSI

LEXO EDHE:  Ku u zhduk Monika Kryemadhi?/ Në pazar me Edi Ramën

-Po ti, i kujt je?

-Unë jam i Zyber Hallullit, ktheu përgjigje vogëlushi si i zënë në faj dhe uli kokën.

-Ngrije kokën se je djalë i bukur, i ngjan kopje babit tënd, ia ktheu Lali Eri dhe bashkë me Mirelën vazhduan të përkëdhelnin gjithë fëmijët e shkollave të Tiranës…

LEXO TE PLOTE