Connect with Us

Shoqërohen në polici të rinjtë e FRPD-së/ U përplasën me neokomunistët e Arlind Qorrit

Kronika

Shoqërohen në polici të rinjtë e FRPD-së/ U përplasën me neokomunistët e Arlind Qorrit

Publikuar

-

Disa të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, O. Gora dhe A.D, G. K. janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në komisariat.

Shoqërimi i tyre në polici, ka ardhur pasi janë kallzuar nga Klodian Leka, një nga aktivistët e organizatës politike të Arlind Qorrit i cili në rrjetet sociale, nga profili i tij është një nga njerëzit që shan dhe ofendon me një gjuhë rrugaçësh.

Të rinjtë e FRPD-së i ka sharë, i ka kërcënuar me jetë, “do ju fus plumbin” dhe të tjera  sharje e komente negative, ndërkohë që Olegu i ka hequr keto komente për të shmangur gjuhën e urrejtes, Klodiani ka vazhduar.

LEXO EDHE:  Gara per kreun e FRPD/ Manipulim votuesish ne Lezhe, ja fakti

Ndërsa ka kaluar në rrugë në kryeqytet është sharë përsëri nga Klodian Leka dhe është provokuar fizikisht me fyerje dhe me akte banale, duke kanosur të rinun e FRPD-së i cili ka reaguar në vetëmbrojtje.

Policia, në vend që të arrestojë dhe të shoqërojë bandën e Arlind Qorrit, që kërcënon të rinjtë rrugëve dhe i shan në rrjetet sociale, ka shoqëuar të rinjtë e FRPD-së./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

9 “të fortët” nuk bindin OFL-në/ Dosjet e pasurive në dorë të SPAK

Publikuar

-

Nga

Policia  ka referuar në SPAK 9 emra të njohur të botës së krimit që Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë.

Operacioni Forca e Ligjit ka dorëzuar dosjet me veprimet dhe hetimet e kryera ndaj tyre sa i përket pasurive të tyre dhe dyshimeve se janë vënë nga aktivitete kriminale.
SPAK ka 15 ditë kohë që këtë kërkesë për sekuestro ta dorëzojë pranë Gjykatës së Posaçme, GJKKO, e cila ka gjithashtu 15 ditë kohë për të marrë vendimin e sekuestros ose jo, të pasurive të dyshimta të vëna me para krimi.
Sipas Report Tv, emrat e personave që policia i ka referuar SPAK, janë:Lulzim Berisha, Ardian Çapja, Suel Çela, Dashamir Gjoka, Edlir Hysenaj, Emiljano Hysenaj, Saiir Taullau, Arben Isufaj dhe Plarent Dervishaj.

Ndërkohë pritet që sot drejtuesi i SPAK të zhvillojë një mbledhje me prokurorët për të diskutuar se si do procedohet me materialin e referuar nga operacioni OFL./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ra në “sitën” e OFL/ Kush është “Kumbari” i Shkodrës që iu sekuestrua pallati 2 mln eurosh dhe u mbrojt nga Frroku

Publikuar

-

Nga

Agjentja bjonde me syze e Operacionit Forca e Ligjit deklaroi sot se i janë dërguar formularët për të deklaruar pasurinë dy personave të dënuar jashtë shtetit.

Bëhet fjalë për shtetasit A.K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Mësohet se shtetasi B.P. është Bardhok Pllanaj i njohur ndryshe si “Kumbari” i Shkodrës. Autoritetet kanë identifikuar emrin e tij për herë të parë në vitin 2014 në operacionin “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestrua një ton hashash. Ndonëse policia arrestoi 7 persona, Pllanaj mundi t’i shpëtojë nga duart.

Pllanaj u arrestua në dhjetor të vitit 2018 për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndërtim pa leje”. Ai kishte ndërtuar një objekt 10 katësh pa leje, që dyshohet se ishte financuar me para të përfituara nga aktiviteti kriminal.

LEXO EDHE:  Skandali në Fushë-Krujë/ Zbulohen detaje të tjera tronditëse

LEXO EDHE:  A po i vendosin gjobë biznesit, Thurja dhe Organizata Politike?

Gjykata vendosi masën e sekuestros preventive për pallatin në lagjen “Rus” me vlerën e 2 milionë eurove, ndërsa Pllanaj u la në “arrest shtëpie”. Por në tetor të 2019-ës, ai theu masën e arrestit të shtëpisë dhe u arrestua sërish duke udhëtuar në drejtim të Lushnjes.

Gjithashtu Bardhok Bllanaj identifikohet edhe si personi që u mbrojt nga ish-deputeti Mark Frroku.

Mesnatën e datës 1 dhe 2 tetor 2014, Pllanaj është afruar në lokalin Antika tek Shallvaret me makinën e deputetit Mark Frroku. Rreth orës 1, makina e deputeti Frroku është nisur në drejtim të Laprakës, ku policia, nga frika e largimit të personit të shpallur në kërkim, organizoi një postbllok në Kamëz, pranë Bulavardit Blu. Në momentin që makina afrohet, policia e ndaloi atë, por nuk mundi të hapë dyert që ishin të bllokuara nga brenda./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kontrolle të rrepta ndaj makinave luksoze/ Bllokohen 5 automjete në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Pesë automjete luksoze janë bllokuar në Gjirokastër në kuadër të operacionit për kontrollin e makinave të luksit.

Pronarët e 5 makinave të bllokuara nuk janë me precedentë penalë por automjete kanë rezultuar të vjedhura nga personat që i kanë shitur kundrejt pronarëve aktualë.
Kujtojmë se kotrollet kanë vijuar në gjithë vendin dhe më herët janë raportuar edhe 10 makina me probleme, të vjedhura e me shasi të modifikuar.

Automjetet e kontrolluara janë prodhime të vitit 2015-2020 dhe pas verifikimit makinat që nuk rezultuan me probleme u kthyen te pronarët./CNA.al

LEXO TE PLOTE