Connect with Us

Shiteshin produkte bulmeti në kushte të papërshtatshme/ Gjobitet tregu në Tiranë

Kronika

Shiteshin produkte bulmeti në kushte të papërshtatshme/ Gjobitet tregu në Tiranë

Publikuar

-

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur gjatë ditës së sotme, tregun në Institut tek Fabrika e ish tullave në Tiranë, për lejim të tregtimit të produkteve me origjinë shtazore, në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

Qytetarët kanë denoncuar se disa tregtarë ambulantë ushtronin aktivitetin “shitje fruta-perime” dhe disa të tjerë tregtonin edhe bulmet, gjalpë dhe djathë të prodhuar në mënyrë artizanale, pa kushte frigoriferike dhe pa garanci për ruajtjen nga kontaminimi.

Gjatë kontrollit, trupa inspektuese vërejti se këta tregtarë nuk janë të regjistruar në organet tatimore. Tregut i është lënë detyrë të bëjë kontrata ligjore me të gjithë tregtarët që shesin në hapesirën e tij tij dhe të mos lejojë shitjen e produkteve me origjinë shtazore pa kushte të përshtatshme frigoriferike dhe pa miratimin nga drejtoria e AKU Tiranë.

LEXO EDHE:  Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Githashtu për mungesë të kushteve higjeno-sanitare në tregtimin e produkteve ushqimore me origjinë shtazore për njerëz (produkte bulmeti), ndaj subjektit administrues të tregut është marrë masa administrative gjobë me vlerën e 300 000 (treqind mijë lekë)./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Përmbyset kamioni në Kuçovë/ Drejtuesi i mjetit mbetet i bllokuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Kozare , në Kuçovë. Shtetasi me inicialet A.P, duke drejtuar mjetin e tij tip “Kamion”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Ndërkohë që shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë në nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka mbetur i bllokuar në mjet.



“Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur. Shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses, në vendgjarje po punonjë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet.

LEXO EDHE:  Kishte vënë muzikë të lartë në lokal/ Policia shoqëron banakierin në Tiranë

LEXO EDHE:  Shpërndanin kokainë dhe cannabis sativa/ Arrestohen 2 vëllezër në Tiranë

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po lëvizte me biçikletë/ Makina përplas 56-vjeçarin në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 56-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Murras.

Sipas burime nga policia bëhet me dije se një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin me inicialet V.H , 56 vjeç.



“Më datë 24.09.2021,rreth orës 20:05, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Murras , një mjet ende i paindetifikuar , ka aksidentuar shtetasin V.H , 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

LEXO EDHE:  AKU bllokon tregun e peshkut në Sarandë

LEXO EDHE:  AKU bllokon tregun e peshkut në Sarandë

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kokainë dhe 25 milionë euro/ Arrestohen 3 “bishat” shqiptare në Itali

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia italiane ka arrestuar 5 persona, mes tyre tre shqiptarë për trafikim dhe shpërndarje të kokainës.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 5 personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Bestia’, dy nga të cilët italianë të moshës 45 dhe 52 vjeç dhe tre shqiptarë të moshave 22, 27 dhe 55 vjeç, ishin pjesë e rrjetit të organizuar kriminal.

LEXO EDHE:  Gazetari zbulon “tenderin e artë”/ Kjo shifra është bërë standart i “ndershmërisë” në Shqipëri

LEXO EDHE:  Kishte vënë muzikë të lartë në lokal/ Policia shoqëron banakierin në Tiranë

Gjatë aksionit u sekuestruan 3 kg kokainë dhe 25 milionë euro cash.



Këta persona raportohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin kokainë nga Shqipëria dhe baza e logjistikës ishte në Bra.

Mësohet se grupi i drejtohej njëri tjetrit me nofkën “Bisha” dhe për këtë arsye edhe operacioni i policisë u kodua me këtë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE