LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pse nuk fillon rindërtimi?”/ Gazetari i kërkon llogari Artan Shkrelit

27 Janar 2020, 22:10, Politikë CNA
“Pse nuk fillon rindërtimi?”/ Gazetari i kërkon llogari

Zv.ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli është përplasur me gazetarin Enton Abilekaj për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Abilekaj i kërkoi llogari Shkrelit në emisionin ?Open? se përse nuk po fillon rindërtimi i banesave, siç premtoi kryeministri Edi Rama.

Abilekaj: Pse nuk fillon rindërtimi? Kryeministri doli dhe tha vendet se ku do rindërtohet. U tha në fillim që në pranverë shumë familje do të sistemoheshin. Sot  jemi duke e zvarrit, shko te portali dhe denonco banesën e dëmtuar.

Shkreli: Po si ndërtohet. Ka procedura kjo punë. E di që vetëm për të bërë shpronsimet ha sumë kohë. Po bëjmë dhe ndryshime në ligj për të shpejtuar.

Abilekaj: Atëherë i bie që kryeministri ka folur kot. Kryeministri i çoi në hotele duke thënë se kjo ishte një ide gjeniale e imja. Pastaj në dhjetor tha se duhet të dalin nga hotelet e u kujtua që nuk ishte një ide edhe aq gjeniale, por ka kapur një kosto 2 milion euro.

Shkreli: Jo nuk ka folur kot. Kryeministri ka përcaktuar zonat ku do të ndërtohet. Ku ti çonim. S?kishim ku t?i çonim. Në qoftë se doni  afate po them, brenda 2020 banesat private ndërsa lagjet para deri në 2021./ CNA.al

Lajmet e fundit nga