LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse do të funksionojë strategjia e Donald Trumpit ndaj Iranit

27 Janar 2020, 07:31, Blog CNA
Pse do të funksionojë strategjia e Donald Trumpit ndaj Iranit

Nga Richard Goldberg, ?The New York Times?

* Strategjia e presidentit Donald Trump, për t?u përballur me Iranin është e thjeshtë për t?u kuptuar:imponim i presionit maksimal, për të përfituar maksimumin përpara negociatave për ç?montimin e programit bërthamor iranian, dhe adresimin e aktiviteteve të tij dashakeqe.

Dhe këto ndërsa shmang një përplasje ushtarake, dhe ndjek politikën e ndryshimit të regjimit. Nga ana e tyre, udhëheqësit e Iranit e pranojnë që strategjia e zotit Trump, e ka zhytur tashmë në krizë ekonominë e tyre, dhe kjo mund të çojë në rrëzimin e regjimit të tyre, nëse nuk hiqen së shpejti sanksionet.

Vrasja kohët e fundit nga regjimi e rreth 1.500 protestuesve iranianë, që protestuan kundër politikës shtrënguese të qeverisë, zbuloi një Republikë Islamike të destabilizuar, që i frikësohet gjithnjë e më shumë qytetarëve të saj të shtypur. Regjimi iranian s?ka nevojë t?i besojë Amerikës apo zotit Trump, për të arritur një marrëveshje.

Ai duhet të veprojë si një aktor i arsyeshëm, për të shmangur kolapsin e vet. Në dallim nga marrëveshja vitit 2015, që ishte një pakti politik i brishtë dhe jo-detyrues, Trump mund të ofrojë një traktat detyrues, që do të ratifikohet nga Senati amerikan. Opsionet konvencionale të Teheranit janë të kufizuara, pasi ai nuk mund të fitojë dot në një konfrontim direkt ushtarak me Shtetet e Bashkuara.

Nëse në vend të kësaj, regjimi mund të provokojë debate politike në demokracitë e hapura – në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara – duke shmangur hakmarrjen e drejtpërdrejtë ushtarake. Dhe lista e provokimeve iraniane gjatë vitit të kaluar, përfshin rrëzimin e një droni amerikan, sulme me mina ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit, dhe një sulm raketor ndaj rafinerive saudite të naftës.

Në frontin bërthamor, përpjekja e ngadaltë por e qëndrueshme e Iranit për të zvogëluar afatin e prodhimit të saj, ngre në kryeqytetet perëndimore këmbanat e alarmit, por pa provokuar një sulm ushtarak amerikan ose izraelit në objektet e tij bërthamore. Secila prej këtyre strategjive të përshkallëzimit, duket se është e dizajnuar për ta mashtruar zotin Trump në përforcimin e narrativës së rremë, se ekzistojnë vetëm 2 zgjedhje kur bëhet fjalë për Iranin: luftë, ose rikthim në marrëveshjen bërthamore plot të meta të vitit 2015.

Në Iran mendojnë se nëse mund ta bëjnë luftën të duket e afërt, kjo mund të detyrojë Trumpin të heqë sanksionet (duke garantuar mbijetesën e regjimit), dhe ndoshta pa hyrë në negociata direkte. Për meritën e tij, presidenti Trump i kuptoi mirë këto kurthe se çfarë synonin, duke shfaqur një durim strategjik.

Në fakt, presidenti mund t?i ishte përgjigjur çdo lloj provokimi, me një përgjigje proporcionale ushtarake. Ose opinioni publik mund t?i frikësohej luftës, dhe ta detyronte presidentin amerikan të lehtësonte sanksionet ndaj Iranit. Këtë mund të ketë menduar Kasëm Sulejmani, se do të arrinte pas vrasjes së një kontraktori amerikan, dhe sulmit ndaj ambasadës së SHBA-së në Irak.

Por Trump e befasoi Iranin, duke e vrarë strategun e saj kryesor të terrorit. Dhe më pas e befasoi prapë, kur reagoi ndaj hakmarrjes së Iranit me një sulm raketor me rikthimin tek durimi strategjik. Trump ka dalë më i fortë nga ngjarjet e javëve të fundit.

Fushata maksimale e presionit, mbetet plotësisht e paprekur, teksa ka një hapësirë më të madhe politike për të rritur më tej presionin përmes sanksioneve. Irani përballet me një reagim të ashpër brenda dhe jashtë vendit, pas rëzimit të një avioni civil ukrainas. Kritikët e Trump, që paralajmëruan se politikat e tij do të nxisnin Luftën e Tretë Botërore, tani duket kanë dalë bllof. Shumë analistë besojnë në mënyrë të gabuar, se Shtetet e Bashkuara e kanë arritur tashmë ?presionin maksimal? të plotë mbi Iranin. Në të vërtetë, mbeten ende të pashfrytëzuara disa pika kritike të presionit.

Administrata mirastoi këtë muaj sanksione të reja, që synojnë sektorët e ndërtimit, minierave dhe prodhimi në Iran, së bashku me hapin e parë për të ndëshkuar të gjithë ata që shkelin sanksionet amerikane mbi industrinë e metaleve dhe atë petrokimike iraniane. Një tjetër objektiv i mundshëm:sektori financiar i Iranit.

Efekti mund të jetë destabilizues, duke shkëputur të gjitha bankat iraniane nga tregtia ndërkombëtare, dhe duke detyruar shkëputjen e tyre nga sistemi global i mesazheve financiare, SËIFT. Mund të ndërmerren hapa shtesë, për ta privuar Iranin nga përfitimet strategjike që Irani gëzon ende nën marrëveshjen bërthamore, dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sigurisht, ka mundësi që Udhëheqësi Suprem i Iranit, të mos autorizojë kurrë negociata të drejtpërdrejta me SHBA, edhe përballë kolapsit ekonomik të regjimit të tij, dhe izolimit të tij ndërkombëtar. Por nëse Trump mund të ushtrojë një presion vërtet maksimal, dhe rivendosë kufizime ndërkombëtare mbi Iranin, një telefonatë nga Teherani që pajtohet të negociojë pa parakushte, mund të jetë më se e mundur./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga