Connect with Us

“Politikanët janë të përkohshëm”/ Krasta thirrje të fortë për qytetarët

Politikë

“Politikanët janë të përkohshëm”/ Krasta thirrje të fortë për qytetarët

Publikuar

-

Gazetari dhe moderatori Adi Krasta ka komentuar situatën aktuale për marëdhëniet mes politikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, për të cilën thotë se nuk e ka as luksin dhe as kohën të degjenerojë në zënka banale egosh narciziste.

Krasta deklaron se duhet të pranojmë se të gjithë aktorët politikë janë të përkohshëm, duke përmendur këtu ish këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton.

“Vetë presidenti Trump është me mandat të përcaktuar. Kështu është i derguari i posaçëm Grenell, i cili po aplikon sjelljen ambasadoreske prej skifteri të përshkruar saktësisht nga Paul Richter. I përkohshëm, madje më shumë se të tjerët është kryeministri i Shqipërisë. Ai i Kosovës gjithashtu. Të momentit janë presidentë e negociatorë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Gazetari thotë se nuk duhet të na hutojë retorika bombastike dhe as takimet e ashtuquajtura të nivelit të lartë, pasi thekson se në fund vendimet duhet t’i marrë populli i Kosovës.

“Serbia duhet të kërkojë falje zyrtarisht për krimet e të paktën 300 vjetëve të fundit ndaj shqiptarëve. Të pranojë pa asnjë kusht mëvetësinë e Kosovës. Pastaj le të flitet për marrëveshje të përbashkëta apo hyrje në BE. Minishengeni është krijim artificial dhe nuk i bëhet si dhuratë një vendi që ka shkaktuar genocid. Kosova nuk fiton asgjë nga një Minishengen i përkohshëm dhe i pajustifikuar. Shqipëria gjithashtu nuk fiton asgjë që nuk e ka. Prioriteti i Shqipërisë është Kosova. Nuk mund të jetë asnjë vend tjetër”, vijon më tej ai.

LEXO EDHE:  FOTO/ Shqipëria e vitit 1980

Sipas tij, njerëzit e politikës së marrëveshjeve të shpejta nuk duhet të helmojnë marrëdhënien brenda familjes shqiptare. Krasta thekson se qytetarët nuk duhet ta lejojnë këtë.

“Në Shqipëri duhet të rritet fuqia kritike. Në Kosovë nuk duhet të bien pre’ e gjuhës së gjatë të politikanëve të përkohshëm. Është konfirmuar në shekuj se ata janë të aftë të shkaktojnë me egoizmin e tyre dëme të parregullueshme. Le të mbajmë sytë tek topi ynë dhe loja jonë!”, përfundon gazetari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-“Rama përdori terror, la vendin pa maska, ngriti male me kufoma”/ Berisha: Fajin e kanë qytetarët

Publikuar

-

Nga

Video-"Rama përdori terror, la vendin pa maska, ngriti male me kufoma"/ Berisha: Fajin e kanë qytetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha demaskon kryeministrin Edi Rama, përmes një videoje, ku ky i fundit dëgjohet të flasë për menaxhimin e situatës së epidemisë në vend.

Rama dëgjohet të thotë se Policia dhe Ushtria nuk mund të kontrollojë të gjithë qyetarët pas lirimit të masave, dhë në këtë rast përgjegjës për mbrojtjen dhe rastet e shtuara duhet të jenë vetë qytetarët.

Berisha gjen rastin të komentojë edhe për ditët e para të shpërthimit të epidemisë në vend, kur Rama, sipas tij përdori terror dhe manipuloi shifrat, në vend që të jepte mesazhe sensibilizimi.

“Fajin e kanë qytetaret! Fajin me së pari e ka ai qe nuk mori asnje mase per luften kunder Covid-19;
Qe la vendin pa teste e pa maska. Qe perdori dhune, terror policor e ushtark, tanke e gazra helmuese kunder qytetareve ne vend te maskave dhe testeve ne luften kunder virusit;
Qe ne vend te ndergjegjesimit perdori tmerrimin e qytetareve me fjalime terroriste per 18 mije te vdekur, male me kufoma etj etj dhe ata tani si reagim i kundert nuk duan tja degjojne me emrin si terrorist dhe nuk besojne asgje; Qe shnderroi me praktiken qe ndoqi spitalet ne bomba biologjike; Qe mashtroi dhe manipuloi gjer ne neveri çdo shifer e te dhene”, shkruan Berisha, i cili bashkëngjit edhe videon që CNA.al e sjell më poshtë. /CNA.al

LEXO EDHE:  Radikalizmi/ Fatos Klosi: Varfëria, faktor kyç që i shtyn shqiptarët drejt ektremizmit

LEXO EDHE:  Mandati i EULEX-it nuk do të kufizohet në kohë

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ti kryeministër, unë President”/ Nard Ndoka tallet keq me Ramën

Publikuar

-

Nga

“Ti kryeministër, unë President”/ Nard Ndoka tallet keq me Ramën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi dje se kryeministri Rama i kishte ofruar një marrëveshje ku Basha të bëhej kryeministër dhe Rama President.

Kjo ngjarje solli jo pak reagime, ndërsa një perj tyre është dhe ish deputeti Nard Ndoka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Nard Ndoka e këshillon me ironi kryeministrin të bëhet President i klubit të futbollit “Flamurtari”, i cili është edhe ekipi i qytetit të Vlorës, ku kryeministri ka dalë si deputet i zonës.

LEXO EDHE:  Kryemadhi uron Pavarësinë e Kosovës/ Ëndrra e realizuar e të rënëve për liri

LEXO EDHE:  Presidenti Thaçi shpreh bindjen se edhe opozita do ta votojë Demarkacionin me Malin e Zi

“Një zgjidhje e mirë, mbasi don të jesh President patjetër”, shkruan Ndoka krah fotos ku i sugjeron kryeministrit të bëhet president i Flamurtarit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Knut Fleckenstein do punojë për Ruçin/ “Tani jam thjesht një këshilltar, kam folur edhe me Metën e Bashën”

Publikuar

-

Nga

Knut Fleckenstein do punojë për Ruçin/ "Tani jam thjesht një këshilltar, kam folur edhe me Metën e Bashën"

Ish-raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein i ftuar në “News24” nga gazetarja Nisida Tufa  foli për pozicionin e ri si këshilltar i kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai sqaroi prapaskenat e këtij pozicioni, të cilin e ka marrë zyrtrisht këtë javë.

“Jam mirënjohës ndaj kryetarit të Kuvendit që ma kërkoi një detyrë të tillë sepse kemi vite që bashkëpunojmë për Shqipërinë. Sepse unë nuk mund ta mendoj që thjesht të rri në shtëpi dhe tashmë që nuk jam më reporter të mos mendoj për Shqipërinë.

Dhe do më vinte shumë mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor së shpejti të bëhen pjesë e Bashkimit Europian dhe një ndihmë e mëtejshme nga ana ime është akoma më mirë dhe mezi e pres zbatimin e një detyre të tillë”, tha Fleceknstin duke u përgjigjur edhe për ditët kur u njoh me këtë propozim.

LEXO EDHE:  Ngjela numëron faktet/ Krijimi i Arbërisë së re sapo ka filluar  

LEXO EDHE:  Kryemadhi uron Pavarësinë e Kosovës/ Ëndrra e realizuar e të rënëve për liri

“Ishte një ftesë nga ana e kryetarit të Kuvendit. Po e pranova, veçanërisht sepse të jesh këshilltar për parlamentin duhet të jesh këshilltar i kryetarit të Kuvendit, por edhe të grupeve parlamentare sigurisht. Kjo ndihmon ndoshta të mos shihet si e njëanshme.

E kemi diskutuar këtë javë sesi mund të jetë një detyrë e tillë. Sigurisht kam diskutuar edhe me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, por edhe me kreun e PD Lulzim Basha.

Kam disa ide, këshilla për të diskutuar me parlamentin për këtë proces, të nxis zhvillimin të jem sa më konstruktiv të jetë e mundur, të hapim diskutime me shoqërinë civile dhe besoj se ka shumë gjëra për t’u bërë, por tek e fundit tashmë nuk jam më reporter, jam thjesht këshilltar”, tha Fleckenstein. /CNA.al

LEXO TE PLOTE