Connect with Us

Oferta të shumta/ Gjermania josh punonjësit

Sociale

Oferta të shumta/ Gjermania josh punonjësit

Publikuar

-

Personat e kualifikuar në Gjermani kanë mundësi të përzgjedhin vende të punës. Sipërmarrësit i joshin ata me oferta të ndryshme.

Këto gjëra njihen në botën e Startups:

Tavolina për lojëra, shporta me pemë, apo birra dhe verë të mirë në vendet e punës. Ofertat si joshje për pranimin e një vendi të punës, për pionierët e botës digjitale, të cilët kanë aftësi të veçanta dhe të cilët ishin të gatshëm të ofrojnë shumë, për rroga jo tepër të mëdha.

Por gjërat ndërkohë kanë ndryshuar dhe sipërmarrjet po angazhohen të gjejnë rrugë të tjera për joshjen e punëtorëve të nevojshëm. Në shumë fusha ka mungesë të fuqisë punëtore – në këto sipërmarrje nuk kërkohen vetëm më të kualifikuarit por edhe të tjerë. “Tani kemi një treg të punëmarrësve dhe jo të punëdhënësve”, nënvizon kryetari i shoqatës së IT Bitkom, Achim Berg.

Feel-Good-Manager

Konkurset për punë, ku kërkoheshin kushte të ndryshme kanë ekzistuar dje, ndërsa sot duken më ndryshe. “Karshi tavolinave për lojëra të ndryshme, dy drejtorët tanë, “Feel-Good-Manager”, kujdesen tek ne që kolegët të ndjehen mirë në sipërmarrjen tonë”, thuhet në një prej konkurseve për punë, ku kërkohen ekspertë të informatikës. “Ata të mbështesin për zhvendosjen tënde nga një qytet tjetër tek ne, në kërkimin e një apartamenti për banim, apo organizimin e eventeve dhe takimeve të ndryshme.”

Federike Schröder flet për një garë mes sipërmarrjeve për punëtorët më të mirë. Sipërmarrjet kërkojnë fuqi të kualifikuar punëtore me oferta të ndryshme. Një sipërmarrje në Berlin ka rreth 250 bashkëpunëtorë, por aktualisht ajo ka edhe 60 vende të lira pune. Më së shumti kërkohen specialistë të informatikës, në radhë të parë ata që kanë të bëjnë me inteligjencën artificiale.

Kërkesat e të rinjve

Në zyrat e sipërmarrjes në Berlin punojnë njerëz nga 28 kombe të ndryshme. Mesatarja e moshës së tyre është rreth 30 vjet. Brenda mund të shohësh pajisje të ndryshme, lojëra, shporta me pemë, molla, banane, mandarina. Pijet janë në bar, automatë për kafe.

Ata që vijnë sot nga universiteti në tregun e punës kanë kërkesa më të mëdha, thotë Friderike Schröder. “Ata kërkojnë më shumë fleksibilitet, orare më të shkurtra pune dhe më shumë kohë të lirë.” Një ndër pyetjet e para, kur paraqiten për punë është: “Si qëndron puna me rrogën dhe cilat benefite ofroni ju?”

LEXO EDHE:  Eurostat/ Shqipëria renditet e pesta për numrin e azilkërkuesve

Jo të gjithë kërkojnë kushte

Njerëzit kanë kërkesa individuale dhe interesa të ndryshme, varësisht nga faza e jetës. Ata kërkojnë ndonjë biletë për udhëtim, kushte më të mira për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve, anëtarësi në klube dhe shoqata të ndryshme të sportit.

Ndërkohë standardet janë rritur, ka konstatuar Shoqata e IT Bitkom, në një studim në 856 sipërmarrje. Ofertat për punë janë më fleksibël, ofrohen mundësi për përgatitje më të mirë profesionale dhe përparim në karrierë, ofrohet teknika më e re mobile, e cila mund të përdoret edhe për qëllime private.

Makinat zyrtare kanë qenë dikur simbol i statusit, ndërsa tani këto i vlerësojnë si një argument të fuqishëm për pranimin e një pune, vetëm 12% e të anketuarve. Rrogat mbimesatare luajnë rol vetëm për 9% të personave të anketuar. Dy përqind e punëdhënësve janë të gatshëm të ofrojnë edhe një bonus në para, në forma të ndryshme.

Friderike Schröder thotë se ofertat materiale janë vetëm një pjesë e rëndësishme për të joshur punëmarrësit. Ndërkohë njerëzitë nuk janë të interesuar vetëm për para, por kërkojnë një punë e cila ofron edhe kënaqësi dhe ofron mundësi të ndryshme.

Në listën e benefiteve i kushtohet një rëndësi shumë e madhe zhvillimit personal të punëmarrësit, përmes ofertave dhe trajnimeve të ndryshme, shpjegon Schröder.

Por ekspertët thonë se tek punëmarrësit nuk kërkohen vetëm kualifikime dhe ekspertizë. Nga kandidatët kërkohet edhe gatishmëri për punë, aftësi integrimi në ekip, vullnet për fitore në punë, përzemërsi dhe gatishmëri për të ndihmuar tjetrin. Me rëndësi është që bashkëpunëtorët të jenë të kënaqur me punën dhe në punë. “Njerëzit mbeten në një sipërmarrje për shkak të njerëzve të tjerë që punojnë aty”, nënvizon Schröder./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Fortlumturia e tij Kryepeshkopi Anastas Janullatos/ Shndërrimi i Shën Sofisë në xhami, veprim tragjik edhe mëkat

Publikuar

-

Nga

Kryepeshkopi Janullatos/ Shndërrimi i Shën Sofisë në xhami, veprim tragjik edhe mëkat

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka reaguar lidhur me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofinë).

Sipas tij, kjo bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

“Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore. Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dita Botërore e Popullsisë/ Toka numëron sot 7.97 mld banorë, çdo sekondë lindin…

Publikuar

-

Nga

Dita Botërore e Popullsisë/ Toka numëron sot 7.97 mld banorë, çdo sekondë lindin...

11 korriku sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara shënon Ditën Botërore të Popullsisë. Sipas kësaj organizate, në çdo sekondë që kalon bota rritet me 2.6 njerëz, çka do të thotë se në një ditë popullsia shtohet me afro 225 000 njerëz në ditë ose afro 83 milionë në vit.

Sipas algoritimit të “Worldometer”, sot numri i popullsisë është 7.97 miliardë banorë , ndërsa deri më 2050 popullsia pritet të shkojë në 9 miliardë.

Por krahas këtyre parashikimeve askush nuk mund të thotë me siguri të plotë se çfarë pasoja do të ketë rritja e popullsisë së botës në mënyrën tonë të jetesës, por një gjë është e qartë: Nëse të gjithë njerëzit sot do të kishin të njëjtin stil jetese siç e kanë shtresat e mesme në vendet e pasura industriale, atëherë presioni ndaj burimeve të planetit tonë të kaltër do të rritej pa masë.

LEXO EDHE:  Zgjidhja e konfliktit në Siri/ Fuqitë e mëdha takim të jashtëzakonshëm

LEXO EDHE:  Gjermani: Rrahja e pakistanezëve dhe shqiptarëve, vërejtje për autoritetet

Do të nevojitej edhe të paktën një tokë tjetër për të furnizuar njerëzit. OKB-ja vendosi 11 korrikun si ditën e popullsisë së botës për t’u kujtuar njerëzve se çdo njeri është i dobishëm, por ekziston vetëm një tokë për të gjithë. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Transporti urban drejt mbylljes/ Kreu i shoqatës sqaron situatën, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Publikuar

-

Nga

Transporti urban drejt mbylljes/ Kreu i shoqatës sqaron situatën, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban Rixhin Qosja ka qenë i ftuar pasditen e sotme në ABC news, ku ka aqaruar situatën se çfarë pritet të ndodhë në vijim pas aludimeve për pezullim të aktivitet sërish.

Ai pohoi se transporti urban po ndesh vështirësi ekonomike dhe s’mund të vazhdojnë më tej aktivitetin.

“Qarkullimi i qytetarëve në këto ditë që ne rinisim është më pak se 30% e numrit që ne kemi pasur në kushte normale. Po hasim vështirësi dhe situata është bërë shumë e rënduar ndaj kërkojmë ndërhyrjen nga ana e bashkisë për të vazhduar këtë shërbim.

LEXO EDHE:  Qëlluan me armë zjarri/ Shkarkohen dy punonjësit e policisë së burgut 313

LEXO EDHE:  Shqipëria në listën e vendeve të rrezikuara për udhëtime/ Çfarë do të ndodhë me shqiptarët në Gjermani

Ne patëm mundësi të rifillonim punën pasi ndryshimi i protokollit bëri që ne të pranonim por nuk kemi hequr dorë nga kërkesat ekonomike….”, shprehet Rixhin Qosja.

Shoqata e Transportit thekson se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre, që presin të realizohen nga qeveria.

“Pika e parë që ne kërkojmë është zerimi i TVSH-së, gjithashtu kërkojmë heqjen e akcizës së karburantit, rimbursim nga bashkia për kategoritë e personave që nuk paguajnë shërbimin publik si dhe rimbursimin e kapacitetit të munguar të pasagjerëve si pasojë e respektimit të protokollit”, tha Qosja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE