Connect with Us

Nga Artan Fuga/ Si t’ja bëjmë tërmetit tjetër?!

Opinione

Nga Artan Fuga/ Si t’ja bëjmë tërmetit tjetër?!

Publikuar

-

Artan fuga akademik

Për një filozofi të re në emergjencat civile!

Fakt: Tërmeti prek, dëmton të varfërit dhe jo të pasurit, bazën e shoqërisë, jo elitat financiare, politike dhe sociale të saj, vret ata që kanë pak të ardhura, jo ata që lundrojnë në pasuri, dëmton njeriun e thjeshtë, jo bosat!

Shembulli në Turqi e rikonfirmoi!

Nuk e kam zbuluar unë, unë nuk po rresht ta përsëris. E ka zbuluar i pari Zhan Zhak Rusoi! Por, në Shqipëri ja kanë harruar emrin!

E çfarë na duhen këta filozofët!!!

Ne na duhen të papunë.

Tërmeti nuk është dukuri vetëm natyrore. Eshtë dukuri socio-natyrore. Përndryshe do t’i godiste të gjithë njësoj.

Nuk thoshte kot Jezusi : Ti që nuk ke do të t’i marrin edhe ato që ke, jetën do të të marrin, ti që ke do të të japin edhe më shumë nga sa ke!

Prandaj ka rëndësi të mendojmë riparimin e dëmeve të tërmeteve që kaluam, por më rëndësi akoma ka të përgatitemi për një tërmet të ri.

Rasti i Turqisë të shkretë e vërtetoi më së miri këtë. Por, ka pushtet atje nuk ka llafe për këto punë. Për të tjerat hajde flasim e bëjmë llogje sa të duash!

Ish Perandoria nuk e le veten në dorë të Zotit ! I del Zot vetes! Të gjitha ish perandoritë qindravjeçare kështu janë! Kulturë e rrënjosur në adn e tyre.

LEXO EDHE:  Qytetari denoncon rastin abuzues/ Berisha: Kush është kryebashkiaku i PS që shpërdoron ndihmat

Prandaj të mbledhim mendjen.

Të gjithë eskavatorët, vinçat, riportablat, kamionët, zetorët, buldozerët e privatit t’i gëzojë privati.

Por, shteti menjëherë duhet të bëjë rregjistrimin e tyre si pasuri e kombit në rast emergjencash civile.

Të dihet gjendja e tyre, të mirëmbahen, të dihet se ku parkohen, si janë shpërndarë në të gjithë republikën, me çfarë dhe sa kohë duhet të çvendosen në çdo pikë në rast nevoje, të dihen numrat e telefonit të pronarëve, të atyre që i përdorin, etj.

Po ra tragjedia, mobilizim ushtarak i tyre, pa tërci e vërci! Duke respektuar të drejtat pronësore, shpërblyer etj.

Të gjithë vozitësit e tyre të trajtohen sikurse të dihen qartazi kush ka profesione mjekësh, infermierësh, muratorës, xhenjerësh, gjeologësh, etj., që në rast nevoje të mobilizohen për të shpëtuar jetë njerëzish.

Të gjitha këta të konsiderohen pasuri kombëtare dhe të kenë status të privilegjuar. Të trajnohen, frymëzohen, mbështeten financiarisht!

Përndryshe në dorë të Zotit vërtet, dhe në dorë të ndonjë qeni ardhur nga larg, nga larg!

Mos thonë që nuk iu thamë!

Unë këtu flas si akademik, bëj punën time në shkencat sociale sepse administrimi i shoqërisë është përgjegjësi edhe e akademikëve!

Eh!

Jetë qeni – thuaj!

Lehni ju lehni ! – më thotë dikush nga brenda meje!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Listat e hapura/ Emrat e Lulzim Bashës për zgjedhjet 2021

Publikuar

-

Nga

Listat e hapura/ Emrat e Lulzim Bashës për zgjedhjet 2021

Nga Ardit Rada

Lëvizja e Edi Ramës për t’i hapur listat, ia ka përcjellë frikën gjer në palcë Lulzim Bashës. Kjo u reflektua kur reagoi me urgjencë pas vendimit të mazhorancës dhe reagimi në thelb nuk kishte asgjë të re. Si ai nipi i ‘Kapedanit’, Basha u hodh nga listat e hapura te ndalimi i koaliconeve. Arsyeja është e thjeshtë dhe në njëfarësoj, e drejtë. Partia Demorkatike dhe aleatët kanë punuar gjithë këto vite jo për të pasuruar partitë e tyre me burime njerëzore, pra me emra siç i thonë ndryshe.

Tashmë dihet që energjitë e opozitës shteruan që kur u investuan kundër ish-ministrit Xhafaj për hiçgjë. Pra që nga premtimet se do kalonin te trupi i Bashës, tek protestat duke gjetur shtigje nga Kuvendi tek MPB, e më pas duke spërkatur me bojë muret e ministrisë. Para dhe pas kësaj, dihet që ka pasur ditë ku energjitë u investuan te rrëzimi i Sait Dollapit teksa vraponte. Shumicën e herëve, si në rastin në fjalë, opozita madje tërhoqi edhe Presidentin që nisi vizitat nëpër spitale.

Sikur të ishte sot, mbaj mend një intervistë të Lulzim Bashës përpara se t’i hynte thirrjeve për djegie makinash, rrahje nëpunësish dhe bojkotim mediash e shpronësim oligarkësh. Para 2017, kreu i PD fjalë për fjalë tha se kjo është hera e fundit që vetë ai vendos se kush do të jetë deputet. Madje lanccoi një platformë online teksa ndodhej në çadër, ku qytetarët mund të propozonin se kë donin për deputet.

Lista ishte surprizueser vit pas viti. Nëse në 2017 shumica e qytetarëve kishin ‘propozuar’ Valentina Dukën, Romeo Gurakuqin, Bradh Spahinë, Klevis Balliun dhe të tjerë që e gëzuan mandatin nja dy vite… Pjesa tjetër paska propozuar Kujtim Gjuzin, Myslim Murrzin, Aurora Marën dhe Fatjona Dhimitrin. Së paku këto i gjetëm në listat e Bashës 2017.

Nëse shihni diçka qesharake në këtë histori, e gjithë buzqëqeshja që ju vjen në fytyrë mundësohet nga Lulzim Basha dhe platforma e tij ‘online’. E pra, ja ku iu dha mundësia për lista jo të hapura, por të shqyera. PD është e lirë që Adriatik Alimadhin e Ballit Kombëtar që e vuri të katërtin në Vlorë në vitin 2017, këtë herë ta zëvendësojë me Bujar Leskajn fjala bie, meqenëse kanë hapur dhe fjalën.

Enkelejd Alibejan mund ta kandidojnë sërish në Fier, si herën e fundit. Në Elbasan, Endri Hasa, mund t’i mbledhi më shumë vota meqenëse ka qëlluar me vezë Edi Ramën dhe ka hapur edhe portal ku promovon shkollimin e tij extra-perëndimor. Nadire Meçorapaj, apo Nada siç i thotë Basha, do ta ndrisë Vlorën. Bashkë me Agron Shehajn mund të dalin deputetë me listë të hapur duke qenë se i njeh e gjithë Vlora që i shërbyen si deputerë verëm 1 vit e ca dhe jo katër sikurse u besuan votën. Tritan Shehun si i spikatur ndër emra, le të vijojë kandidimin në Gjirokastër ku e caktoi Basha.

LEXO EDHE:  Artan Fuga “shpërthen” ndaj qeverisë/Republika e hipokrizisë!

LEXO EDHE:  Rama kërkon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Derisa dogji mandatin, kishte si deputet Gjirokastër, Tepelenë, Përmet… Këtë herë mbase e merr mandatin bashkë me Dash Alikon e Lazaratit dhe e ndajnë punën. Më Shkodër Bardh Spahia mund të kandidojë sërish. Duke qenë së i dogji shkollën “Shenaze Juka” Shkodrës, mund t’u premtojë me listë të hapur se do ia dyfishojë kapacitetin si shenjë pendese. Tiranës t’i japë Çlirim Gjatën, duke qenë se hante qofte te bodrumi i Noelit pasi mbaronte protestën e Teatrit Kombëtar.

Pastaj ç’të ngelet nëpër rrethe të tjera, Basha mund të fusë emra si Petrit Vasili, meqenëse Shqipëria mezi pret  ta shohë sërish në Kuvend…

Pra, pavarësisht kushtrimit të Edi Ramës, presupozoni një moment sikur listat e hapura të jenë realitet zgjedhjet e vitit 2021. Më pas, imagjinoni Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, që fut këto emra. Shihnin emrat që ka promovuar duke i çuar në bazë për organizimin e partisë, nga Avenri Peka, te Kreshnik Çollaku dhe Flamur Noka. Ose alternativa tjetër: emrat që ka lënë jashtë qysh prej Çadrës, si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Arben Imami, Astrit Patozi etj.

Për t’jua thjeshtuar, ti si votues nuk do gjesh më në fletën e votimit PD-në me numrin 44, dhe duke vendosur iksin në këtë numër automatikisht vota shkon për Jemin Gjanën. Por do të gjesh disa emra me numrin e tyre në krah. Do të trokasin në derë nga PD-ja dhe do të thonë: Ti si banor i Tiranës, voto Albana Vokshin, Edi Palokën dhe Monika Kryemadhin se këta janë e ardhmja. Ndërsa ti tjetri, voto Ervin Salianjin, Kejdi Mehmetajn dhe Klevis Balliun. Genc Pollon, Nard Ndokën dhe Vangjel Dulen! E kuptoni që Basha nuk ka frike nga formula, por nga emrat që ka mbajtur apo i kanë dhënë SINCE 2017?

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse dhe kush ka frikë nga listat e hapura të kandidatëve për deputet?!

Publikuar

-

Nga

Pse dhe kush ka frikë nga listat e hapura të kandidatëve për deputet?!

Nga Përparim Kabo 

Po mbushen gati 30 vite nga zgjedhjet e para shumëpartiake dhe në vend që demokracia në Republikën e Shqipërisë të bënte përpara, të fitonte besueshmëri te zgjedhësit dhe të ndërtohej si një demokraci funksionale, ka ndodhur e kundërta, demokracia është bërë si një marrdhënie tregu, ku jepet oferta dhe njihet kërkesa; dhe ku shitësi i votës paguhet për sovranitetin e shitur dhe të blerë.

Ai që voton e ka kuptuar se cilido që të zgjidhet si edhe ka ndodhur në dy dekadat e fundit populli nuk fiton gjë, ndaj së paku një herë në katër vjet le të fitojë diçka minimaliste duke shitur votën. Kjo lloj sjellje që edhe nëse nuk është e përgjithëshme së paku është masive e nxorri demokracinë përfaqësuese në treg. Në këtë lojë futen pastaj të “fortët” e zonës, fise dhe famije, ata që duhet të mbrojnë rendin dhe gjithëçka nuk është asgjë më shumë se një luftë e pamoralshmë e forcave partiake dhe individëve të tyre të fshehur.

Kjo tabllo përkon pikërisht me sistemin e instaluar që nga viti 2008 sepse listat hartohen të mbyllura dhe ai që i vë vulën është kryetari i Partisë politike, duke e shëndruar procesin në rekrutim personal të individëve të zgjedhur deputetë qofshin apo anëtarë të këshillit bashkiak. Çfarë ka fituar demokracia kolektive përfaqësuese që nga viti 2008? Po ja është e thjeshtë. Një parlament që u kriminalizua duke futur atje individë me histori kriminale dhe me precedentë dhe recorde kriminale. Kështu u desh të hartohej ligji i dekriminalizimit, që ishte shprehje unikale në Europë çka tregoi se ku kishte mbritur demokracia parlamentare në Shqipëri.

Nëse sot kërkohet që listat të jenë të hapura, të parët që nuk duan janë “të njollosurit”, ata të cilëve ju mungon “integriteti moral”, ata që “nuk kanë ideale demokratike dhe atdhetare” por që kanë bërë pasuri me korrupsion dhe në lidhje me krimin e organizuar. Listat e mbyllura i duan ata që e kanë mëndjen e mbyllur dhe që nuk kanë as edhe minimumin e formimit kulturor që të hartojnë ligje dhe të miratojnë ndryshime ligjore në shërbim të demokracisë funskionale. Nga 2008 këshillat bashkiake janë “këshilla me kukulla partiake ku më të shumtët janë me detyra jo fortë të ulëta në ekzekutiv dhe për të mbajtur vendin atje, nëpëkëmbin hapur vullnetin e zgjedhësve.

LEXO EDHE:  Hetimet për tërmetin/ Katër të shpallur në kërkim arratisen në Itali

LEXO EDHE:  Hetimet për tërmetin/ Pas vizitës në Durrës, Olsian Çela shkon në prokurorinë e Krujës

Rasti më i freskët ndodhi kur këshilli bashkiak në Bashkinë e Tiranës miratoi shëmbjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kush pra nuk i do listat e hapura?! Populli, zgjedhësit apo ata që duan të zgjedhin po të njëjtit njerëz,skifterët besnikë të kryetarit? Popullit duhet të rikthehet te vetëdija e Zgjedhësit Sovran ndaj ai duhet që të besojë realisht te kanddidati. Madje ka sisteme zgjedhore që edhe për një të zgjedhur, subjekti politik propozon para zgjdhësve të vet 3 kandidatë dhë ai ka mundësi të përzgjedhi. Kjo ndodh në demokracitë skandinave, po kudo që të referohesh sheh se konferencat partiake parazgjedhore janë takime të hapura ku prezantohen kandidatët e mundshëm, sigurohet njohja paraprake dhe krijohet besueshmëria.

Me listat e mbyllura në realitetin shqiptar u vra marrëveshja e besimit. U krijuan kryetarët partiak Pashallarë. Me listat e hapura do rringjallet marrëveshja e besimit, ndaj prej sistemit me lista të hapura kanë frikë ata që u ka kaluar koha, që janë provuar dhe stërprovuar, ata që u pasuruan dhe që janë sot me kontot bankare brenda por kryesisht jashtë vendit, janë me vila e me saraje, me lluks e me orgji, me familje dhe me harem…

Janë ata që vetëm me demokracinë nuk kanë lidhje, janë ata që zgjedhjet nuk i shohin si e drejta e zgjedhësit për të besuar sovranitetet fal zgjedhjeve të lira dhe të drejta, por i kanë katandisur zgjedhjet si një mekanizëm okult përmes të cilit ndrojnë vendet forcat politike, ato që ende pushtetin e shohin si rregjim dhe shtetin si mekanizëm memec që i shërben pushtetit ekzekutiv. Listat e mbyllura sollën paditurinë në shumë raste, gojëkyçurit dhe si pasojë prapambetjen institucionale. Nëse edhe zgjedhjet e 2021 do të riciklojnë po këto mbetje partiako-politike, atëhere asgjë nuk pritet të ndryshojë në realitetin politik dhe institucional në Shqipëri.

Lista e hapur do të thotë që kandidatit t’i dimë jo vetëm emrin dhe mbimerin, Cv dhe aktivitetin; por edhe pasuritë e tij dhe të familjes, të mësojmë a është ai apo ajo një njeri i ndershëm dhe pakorruptuar. Kush nuk i do listat e hapura? Krimi dhe kriminelët, korrupsioni dhe të korruptuait, nuk i duan ata që e krijuan këtë gjendje si ortakë të tyre, duke u vënë në dispozicion shërbimin politik dhe vendimmarrjen me qëllim që preha e grabitur të ndahet mes ortakësh…Deri kur më?!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ “Tafmaja” e madhe, do e lëri pa gjë Edi Ramën!

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Tafmaja” e madhe, do e lëri pa gjë Edi Ramën!

7 vjet më parë, kur erdhi në pushtet Rilindja kishte 42 parti në koalicion.
E vetmja parti që e refuzoi koalicionin ishte Aleanca Kuqezi dhe garoj e vetme.
42 parti të tjera hyn pa kushte nën premtimin që: “kockat” do ndahen mbrapa.
Nëse ju kujtohet viti 2013 të gjitha mediat dhe analistët ishin pro Edi Ramës, aq sa në fushtë elektorale mu mbyll çdo ekran sepse isha i vetmi që filsja kundër tij.

Sot, panorama ka ndryshuar. Të gjitha partitë janë larguar nga Rilindja dhe 90% e analistve flasin kundër tij.

Arsyeja është e thjeshtë.
Edi Rama e mbajti tepsinë për vete dhe nuk ndau kocka.
Edi Rama shpiku sloganin “timoni” mbahet nga një shofer, por në fund autobusi po i ngel pa pasagjer.
Edi Rama 7 vjet e mbajti tepsin për vete duke demostruar një “tafma” të paparë.
Një djalë i rritur mes Tiranës nga dy prindër intelektual, pritej të ndryshonte shumë nga qeverisja e Berishës.
Si djalë Tirane, kryeqyteti i besoj 4 mandate si kryetar Bashkie pavarsisht se të fundit ja vodhën, dhe mbi këtë logjikë i besuan 1 milion vota si kryeministër.
Sot djali i Tironës, është rrethuar nga injorantë, provincial, mediokër dhe disa kuçka mediatike që zhgarravisin ekranet ashtu si fytyrën e tyre.
Edi Rama ka dal të kërkoj mandatin e 3 si kryeministër dhe sërish kërkon të qeverisi i vetëm.
Aq shumë e ka centralizuar pushtetin sa ka marr 100 role mbi vehte:
Ai është prokuror kur flitet për Vetingun.
Ai është inxhinier kur flitet për tërmetin.
Ai është mjek kur flitet për Pandeminë.
Ai është polic kur flitet për karantinën.
Komedia është që ai s’ka as formimin e duhur arsimor si kryeministër. Ai nuk është as jurist, as ekonomist, as inxhinier, as mjek. Thjesht ka mbaruar një shkollë 3 vjeçare pikturash arti.
Do thoni ju, që ke harruar të thuash që ka vjedhur shumë.
Ka vjedhur aq shumë sa dhe 3 “opozitarët” e tij miliarder.
Kush më shumë dhe kush më pak, ata kanë vjedhur njësoj, por ky popull nuk voton ndershmërinë aspak. Shqiptarët kanë 30 vjet që duartrokasin hajdutët.
Thjesht Edi Rama do rrëzohet se është kundër të gjithve.
Dikur Mustafa Nano e qujati koalicionin RILINDA me 42 parti ai “Aleanca Qelbësirave” si domosdoshmëri për të rrëzuar Berishën.
Këto 42 “qelbësira” i gënjeu dhe nuk u dha kocka por sot ato janë rreshtuar me Partinë Demokratike dhe kundër tij.
Ai vazhdon të mendoj që askush nuk vlen, dhe pas mandatit dytë të “Skënderbeut”, mund marri mandatin e tretë me “Mamicat” që ka rreshtuar si ministre.
Elisat, Belindat, Besicat dhe gjithë fyçkat që ka rreshtuar në krah ky çuni i Tironës nuk mund prodhojnë mandatin e tretë si kryeministër.
Të gjithë janë të uritur për bukë, kocka dhe pak pushtet.
Nëse nuk është ngopur ende dhe tepsia nuk i mjaftoj i vetëm këto 7 vite, atëhere do i kujtoja atë çfarë thonë tironcit, ku Edi Rama u lind dhe u rrit:
“Tafmoja e modhe, të le pa gjo, mor çun”.

LEXO EDHE:  Artan Fuga “shpërthen” ndaj qeverisë/Republika e hipokrizisë!

LEXO EDHE:  Frika nga tërmetet zbraz qytetin 3 mijë vjeçar

 

LEXO TE PLOTE