LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Myslim Murrizi sfidon PD-PS/ Zbulohet projektligj i depozituar  në Kuvend  

27 Janar 2020, 10:17, Politikë CNA
Myslim Murrizi sfidon PD-PS/ Zbulohet projektligj i depozituar  në

Ndërsa përfaqësues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur dialogun për realizimin e reformës zgjedhore, tashmë kusht për çeljen e negociatave, deputeti demokrat Mylsim Murri ka depozituar një projektligj në Kuvend për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Teksa PD-PS-LSI kanë zhvilluar edhe tryezën e parë të dialogut për reformën zgjedhore, deputeti Murrizi kërkon në Kuvend ndryshimin e sistemit zgjedhor, një kërkesë kjo e hershme e partive të ashtuquajtura të vogla, por që është kthyer në kusht tashmë nga opozita e re në Kuvend. ?Kjo nismë ka për qellim të përmirësoje zbatimin e rekomandimeve në fushat e përcaktuara ne vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, për objektin e veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, bazuar nga disa problematika tëvërejtura nga praktika jonë zgjedhore, lidhur me disa përkufizime dhe koncepte mbi; votimin me “lista te hapura”, modelin proporcional kombëtar të sistemit tone zgjedhor, llogaritjen dhe ndarjen e mandateve, pragun elektoral, etj?, shprehet Murrizi.

Po çfarë parashikon konkretisht projektligji që mban firmën e deputetit Mylsim Murrizi?

Thelbi i propozimit konsiston tek ndryshimi i sistemit. Për zgjedhjet parlamentare, Murrizi propozon që zonë zgjedhore të konsiderohet i gjithë territori Republikës së Shqipërisë, ndërsa hiqet pragu elektoral. Ky territor bëhet një zonë unike zgjedhore, e cila shërben për zgjedhjen e 140 deputetëve. Kodi Zgjedhor në fuqi parashikon që zonat zgjedhore janë qarqet për zgjedhjet për Kuvendin dhe bashkitë për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore. Pra, Murrizi propozon kalimin nga sistemi proporcional rajonal në propocinal kombëtar.-raporton Shqiptarja.com.

Në vijim projektligji parashikon që numri i kandidatëve të një partia nuk duhet të jetë më i vogël se numri i mandateve për Kuvendin. Ligji aktual parashikon që numri i kandidatëve të një partia nuk duhet të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse.

Projektligji i propozuar parashikon që KQZ-ja përgatit shpërndarjen e mandateve për Kuvendin mbi bazën e numrit të votave të vlefshme, që subjektet kanë marrë në shkallë vendi. Sipas nismës, numri i votave të vlefshme të fituara nga secili prej subjekteve zgjedhore pjesëtohet me numrin e përgjithshëm të votave të vlefshme të fituara nga të gjitha subjektet zgjedhore, dhe rezultati shumëzohet me numrin e përgjithshëm të mandateve të Kuvendit. Secili prej këtyre subjekteve zgjedhore, përfiton një numër mandatesh te barabarte me numrin e plotë që rezulton nga përllogaritja e mësipërme. Pas kësaj përllogaritje, numri i mandateve që mbeten pa u shpërndare, u jepen subjekteve zgjedhore me mbetjet dhjetore me të mëdha. Kodi Zgjedhor në fuqi parashikon që ?KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që subjektet kanë marrë në nivel zone zgjedhore. Për zgjedhjet për Kuvendin, përjashtohen nga shpërndarja e mandateve partitë politike që konkurrojnë më vete dhe që kanë marrë më pak se 3 për qind dhe koalicionet që kanë marrë më pak se 5 për qind të votave të vlefshme në zonën zgjedhore përkatëse?.

Lajmet e fundit nga