LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Misteri i shpresës së ringjallur në pak ditë”/ Sonila Meço “ua numëron një për një” politikanëve

27 Janar 2020, 14:59, Politikë CNA
“Misteri i shpresës së ringjallur në pak ditë”/

Gazetarja Sonila Meço ka bërë një analizë të situatës në vend, të cilën e nis me Reformën Zgjedhore, teksa thotë se  hyri në hulli, me gjithë kohën e humbur, dëmet qendrore e anësore, krijimin e një Shqipërie administrative njëngjyrëshe.

Meço përmend edhe kancelaren gjermane Angela Merkel dhe mbështetjen e konfirmuar nga kjo e fundi për negociatat me BE-në, si dhe takimin me Ramën, foton e të cilëve e publikoi sot presidenti Ilir Meta.

Gazetarja nuk harron Ambasadoren e re Amerikane Yuri Kim dhe mesazhet e saj për të vijuar në bashkëpunim me udhëheqësit shqiptarë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Por, Sonila Meço shtron pyetjen se çfarë ndodhi, që u ngjall shpresa apo pse u bë kaq rozë panorama kur aktorët politikë, liderët dhe vendim-marrësit janë të njëjtët, që sollën përkeqësimin e Shqipërisë në treguesit e korrupsionit, demokracisë, ekonomisë dhe lirisë së medias.

Për t?i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, duke iu referuar Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019 të ?Transparency International?,  ajo deklaron se Shqipëria ne indeksin e këtij viti renditet në vendin e 106, ndërkohë, qe ka rënë me 7 vende krahasuar me një vit më parë, e fundit në rajon dhe Europë së bashku me Maqedoninë e Veriut.

?Shqipëria vijon të bëjë pjesë në regjimin e demokracisë hibride, me përkeqësim, duke bërë që Shqipëria të zbresë me tre vende (nga i 76-i që ishte një vit më parë). Ky është niveli më i ulët i demokracisë, që nga viti 2014, sipas të dhënave historike të publikuara nga The Economist. Për nga niveli i pjesmarrjes politike si Hondurani e Butani.

Liria e medias në Shqipëri ka rënë me 7 vende, duke u listuar në vendin e 82, nga 180 vende gjithsej, sipas organizatës ?Reporterë pa kufij?, ku theksohet cënimi i lirisë së medies në Shqipëri.

Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për t?u ushqyer jo vetëm në raport me gjithë vendet e tjera të Europës, por edhe me rajonin. Mesatarisht, 44% e shpenzimeve shkojnë për ushqime e pije jo alkoolike, sipas INSTAT, gati 4 herë më e lartë se mesatarja europiane.

Në studimin për SME-të, 61% e bizneseve raportojnë se u kanë ikur punonjësit në emigracion?, janë disa nga përgjigjet që jep gazetarja.

Duke cituar INSTA, Meço thotë se shqiptarët kanë ulur ndjeshëm konsumin, pasi inflacioni mesatar është 1,4%, më i ulti nga viti 2000.

Ndërkohë në bazë të Bankës së Shqipërisë, ajo shkruan se ka rënë ndjeshëm besimi i bizneseve dhe konsumatorëve.

Sipas saj, ?pamjaftueshmëria e fondeve shihet të jetë arsyeja kryesore që i mban shqiptarët larg bankave sipas një vrojtimi të ?Global Findex? në lidhje me faktorët kryesorë që pengojnë përhapjen e shërbimeve bankare dhe financiare në Shqipëri. Sipas vrojtimit, vetëm 39% e shqiptarëve mbi 15 vjeç kanë llogari bankare, që është më e ulëta jo vetëm në Europë, por edhe në rajon. Vrojtimi tregoi se, në Shqipëri mungesa e fondeve si arsye për të përdorur bankat është dy herë më e lartë se në Rajon?

?Shqipëria do të mbetet edhe gjatë vitit 2020 në një monitorim të zgjeruar sa i takon riksut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, sipas MoneyVal.

Në vitin 2020, sipas ?Numbeo.com?, Tirana krahasuar me territorin e të gjithë Shqipërisë arrin pikët më të larta të ndotjes së ajrit, duke kapur vlerën prej 85.63 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të vitit 2019. Po sipas këtij raporti, Tirana renditet qyteti i tretë me ndotjen më të lartë në gjithë Evropën, pas Tetovës (Maqedonia Veriore) dhe Chelyabinskit (Rusi).

Ndëshkim të zyrtarëve të lartë me Drejtësinë e Re? Na përmendni një, se skandalet janë me mijra?, thekson më tej gazetarja.

Meço kërkon të dijë se ku mbështetet ky optimizëm akut, çfarë epifanie ndodhi, që u ngjall një shpresë në deklarata dhe ç?mister qarkullon përmbi kokat tona./ CNA.al

Lajmet e fundit nga