LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Misteri i pengmarrjes në Kamëz/ Forcat e RENEA-s, blidojnë zonën e Shijakut

27 Janar 2020, 13:09, Kronika CNA
Misteri i pengmarrjes në Kamëz/ Forcat e RENEA-s, blidojnë

Forcat e RENEA-s kanë kryer kontrolle në zonën e Shijakut, pas dyshimeve se persona nga kjo zonë janë përfshirë në rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz.

Burime vendore bëjnë të ditur se kontrolle janë bërë dhe në kompleksin ?Golden? të vëllezërve Hajri, ku dyshohet se mbahet Jan Prenga.

Disa orë pas rrëmbimit të Prengës, më 17 janar, një automjet i bardhë ?Range Rover?, që u dyshua se u përdor në rrëmbimin e Prengës, u gjet i djegur në Shkallnur të Durrësi.
Dyshimet kryesore mbi pengmarrjen janë për një larje hesapesh mes personash të përfshirë në trafikun e narkotikëve.

Dyshohet se rrëmbimi i tij lidhet me të kaluarën e të vëllait, pasi dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës, më konkretisht për mosdorëzimin e e një sasie prej rreth 16 kg kokainë.
Nga operacioni u sekuestrua një armë zjarri dhe janë shoqëruar në polici dy persona./CNA.al

Lajmet e fundit nga