Connect with Us

Minatorët nuk verbohen nga qorrat dhe nuk keqpërdoren nga të keqpërdorurit!

Sociale

Minatorët nuk verbohen nga qorrat dhe nuk keqpërdoren nga të keqpërdorurit!

Publikuar

-

Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj hedh akuza të forta në drejtim të të ashtuquajturës “Organizata Politike”, dhe Arlind Qorri.

Në një deklaratë për mediat, kreu i KSHS ndër të tjera shprehet se protesta e ditës së djeshme nuk ishte gjë tjetër veçse një gjobë ndaj biznesit.

“Prej vitesh jam angazhuar në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve shqiptarë, ndërkohë betejat për të drejtat e punonjësve të nëntokës mbeten kryefjalë e kësaj lufte dhe kanë kalitur, forcuar dhe rritur besimin mes minatorëve shqiptarë dhe meje si drejtues i KSSH.

Grevat sublime dhe të pashembullta të minatorëve të Bulqizës, burgosjet, shantazhet, kërcënimet dhe protestat e përplasjet e përgjakshme në mbarë Shqipërinë janë vetëm maja e ajsbergut të kësaj përplasjeje në kushte të pabarabarta që vijon prej 30 vitesh.

Ndërkohë neveritëm kur disa syresh që ende nuk mbushur as  30 vite jetë, tentojnë të përdorin djersën dhe gjakun e minatorëve për kauzat e tyre false, me prapavijë politike të së majtës ekstreme, së cilës ky vend ia ka provuar mbi kurriz vuajtjen dhe “arritjet” dhe i ka paguar shtrenjtë.

Këtë të dielë, disa aktivistë të Organizatës Politike, që drejtohen nga një pedagog i njohur për gjuhën e tij të urrejtjes që i trajton këta të rinj si të ishte tutor trotuaresh, së bashku me disa drejtues të shoqërisë civile, të dalluar për aftësitë e tyre për të vjedhur fonde nga Bashkimi Evropian dhe të hetuar për korrupsion, organizuan një protestë për të drejtat e minatorëve.

Këta dembelë klasikë që në CV personale kanë vetëm angazhimin ne Organizatën Politike dhe demagogjinë të vetmen aftësi, vuajtjet dhe sakrificat e minatorëve i njohin vetëm nga kafenetë e bllokut, mejhanet e lagjeve ku plotësojnë normën ditore duke konsumuar raki me ndonjë cigare “mall Tepelene”, ose me maksimumi  mund të kenë lexuar diçka në google.
Rrugën për në Bulqizë e mësuan kur tutori i tyre kërkoi ti vinte gjobë një biznesi të madh, nën moton e famshme “Kap ça të kapësh”.-shprehet kreu i KSSH.

Më tej, ai dënon përdorimin e fëmijeve nga këto struktura politike, ndërsa thekson se “Në protestën e tyre nuk kursyen as  përdorimin e fëmijëve të mitur, por nuk u mungoi as përkrahja nga struktura politike të sapokrijuara, që mendojnë se këtë vend mund ta kthejnë 30 vite pas.

Në protestë u keqpërdorën edhe disa minatorë që ranë pre e propagandës boshe të këtyre kokëboshëve, siç për fat të keq kanë rënë jo pak punëtorë shqiptarë.”.

Sipas Nikollajt, sot problemi i minatorëve në Shqipëri nuk është gjoba që këta komunistë të rinj, që tentojnë të imitojnë organizatën terroriste greke “17 nëntori” i kanë vendosur një biznesmeni, por sot shqetësimi kryesore janë minierat e paligjshme, që operojnë në vend duke mos plotësuar asnjë standard sigurie.

LEXO EDHE:  Basha kërcënon hapur biznesin/ Nuk do t’i gëzoni paratë

“Ky është problemi madhor për të cilin Konfederata e Sindikatave ngre zërin prej vitesh pasi janë kthyer në galeri vdekjesh.
Sa herë në minierat shqiptare humb jetën një minator për shkak të aksidentit në punë është KSSH e para që reagon dhe jo Organizata Politike, është KSSH që denoncon në media, që vë organet ligjëzbatuese në lëvizje dhe u imponon vënien para drejtësisë të shkaktarëve.
95% e aksidenteve në punë me pasojë vdekjen kanë ndodhur në minierat e palicencuara që kanë padronë personazhe të krimit të lidhur me politikën, të cilat në i denoncojmë më zë e figurë dhe me fakte prej vitesh.
Këtu nëse do kishin këllqe këta sindikalistë të vetëshpallur do duhej të protestonin, por mirëqenia dhe siguria e punonjësve të nëntokës është shqetësimi më i vogël për ta.
Këta qorrat e Organizatës Politike që sot iu pre barku për minatorët as nuk e kanë idenë se në Shqipëri ka vakum ligjor për të ndëshkuar aksidentet në punë në nëntokë, e as nuk e kanë idenë e betejës sonë ligjore për këtë çështje.
Kjo pasi kauza e tyre është false, nuk ka mision, ka vetëm një qëllim zhvatjen.
Kur ne protestuam për statusin e profesioneve të vështira ishim vetëm, na braktisi shoqëria civile, që merr miliona euro nga BE që avullojnë, na braktisi opozita dhe na lanë vetëm përballë makinerisë shtetërore, së cilës i morëm jo pak nga të drejtat  që u takonin minatorëve.”-shkruan Kol Nikollaj.

Po ashtu, ai ka edhe një mesazh të fortë për të rinjtë që i janë bashkuar organizatës së “qorrit”, sikurse e cilëson ai.

“Sot ju që po linçoni këdo që nuk mbështet kauzat tuaj, duhet ta kuptoni se jeta dhe sindikalizmi në këtë vend nuk ka lindur me daljen në skenë as të qorrit as të dembelit, por është krijuar me vuajtje e sakrifica nga mijëra burra e gra punëtorë të këtij vendi.
Minatorët shqiptarë kanë jo pak probleme ashtu si të gjithë shqiptarët dhe ajo çka ata sot kanë nevojë është të adresojmë problemet e tyre për zgjidhje e jo te keqpërdorim djersën dhe gjakun e tyre për të vendosur gjoba.
Minatorët janë krenaria e këtij vendi dhe emri i tyre nuk do të njolloset, as keqpërdoret dhe as poshtërohet nga disa anomimë që s’u ka thënë kush puna e mbarë.
Jemi ne kushtet e një gjobvënie të pastër dhe shteti duhet të vihet në lëvizje, pasi rrezikojmë të krijojmë precedentë të rrezikshëm, pasojat e të cilit mund të jenë fatale nëse neglizhohen.”-përfundon deklarata./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shqiptarët të parët për kultivimin e fasuleve, mbjellin sa dyfishi i rajonit

Publikuar

-

Nga

Bishtajoret kanë qenë prej vitesh pjesë e dietës ushqimore në mbarë botën për mijëra vite, duke shërbyer si burim proteinash. Pjesë e bishtajoreve janë bizelet, llojet e ndryshme të fasuleve, qiqra dhe thjerrëza. Bishtajoret shërbejnë si një burim i rëndësishëm i proteinave dhe të tjera vlerave ushqyese, të cilat mund të zëvendësojnë produktet e mishit apo të bulmetit. Gjithashtu kultivimi i tyre redukton përdorimin e plehrave kimike dhe bën pasurimin e tokës.

10 shkurti është vendosur si dita ndërkombëtare e bishtajoreve.

Në Shqipëri prodhimi i tyre në vitin 2018 arriti në 24.5 mijë tonë, duke u rritur me 15% në krahasim me një vit më parë, pas tre vitesh që shënoi rënie të njëpasnjëshme, referuar të dhënave të Eurostat. Për nga sasia e prodhimit, Shqipëria prodhon sa dyfishi i vendeve të rajonit si Serbia apo Maqedonia. Prej vitit 2010 prodhimi më i lartë u arrit në vitin 2014 me 30 mijë tonë, ndërsa prej atëherë ka shënuar rënie.

LEXO EDHE:  Heqja e taksave për biznesin e vogël “tremb” Greqinë

LEXO EDHE:  KSSH reagon pas vdekjes së punëtorit/ Tragjedia mund të ishte parandaluar

Prodhimi i bishtajoreve në Serbi ishte 12.9 mijë tonë në vitin 2018, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 12.4 mijë tonë, Bosnje dhe Hercegovina me 11.8 mijë tonë dhe Kosova me 6.1 mijë tonë.

Prodhuesi më i madh i tyre ndër vendet e Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar është Turqia, ku në 2018-n arriti një prodhim prej 1.2 milionë tonë.

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se prodhimi i përgjithshëm i bishtajoreve në BE ishte 4.1 milionë tonë në vitin 2018. Ndërsa sipërfaqja e përgjithshme kushtuar kultivimit të bishtajoreve në BE ishte 2.1 milionë hektarë.

Shtetet Anëtare të BE-së me prodhimin më të madh të bishtajoreve në 2018 ishin Franca (840 mijë tonë), Spanja (690 mijë tonë), Polonia (460 mijë tonë), Gjermania (400 mijë tonë) dhe Lituania (380 mijë tonë). Këto pesë vende së bashku përbënin 67% të prodhimit të përgjithshëm të BE-së në vitin 2018./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

ISHP këshillon: Nëse keni rrufë apo grip, shkoni në shtëpi dhe pushoni!

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që një valë gripi ka përshirë gjithë rajonin, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar një këshillë për qytetarët që të marrin masa që në fazën e parë të shfaqjes.

Sipas ISHP, nëse keni rrufë apo grip, shkoni në shtëpi dhe pushoni, konsultohuni me mjekun tuaj dhe merrni masa mbrojtëse që mund të zvogëlojnë rrezikun e gripit:

Ruani higjenën vetjake.
Shmangni përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve.
Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Java nis me diell/ Mësoni surprizat e motit për ditët në vazhdim

Publikuar

-

Nga

Kjo javë pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Sipas Shërbimit meteorologjik, deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.

Intensiti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Deri në këtë ditë, erërat heraherës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash si më poshtë.

Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore.

LEXO EDHE:  Basha kërcënon hapur biznesin/ Nuk do t’i gëzoni paratë

LEXO EDHE:  Heqja e taksave për biznesin e vogël “tremb” Greqinë

Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

LEXO TE PLOTE