Connect with Us

Koronavirus fut në ankth qytetarët/ Reagon Ambasada shqiptare në Pekin

Sociale

Koronavirus fut në ankth qytetarët/ Reagon Ambasada shqiptare në Pekin

Publikuar

-

Ambasada shqiptare në Pekin ka bërë një reagim, pas alarmit të ngritur nga koronavirus, e cila ka prekur rreth 3 mijë persona në Kinë.

Ambasada i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që studiojnë apo punojnë në Kinë, të kontaktojnë me zyrën në Pekin për çdo rast mbështetjeje.

“Ftohen të gjithë shtetasit shqiptare si dhe bashkëkombësit e trevave shqiptare që studiojnë apo punojnë në Kinë të njoftojnë pranë ambasadës identitetin, aktivitetin (angazhimin) si dhe vendndodhjen (adresën) dhe telefonin ose chatin. Regjistrimi në data-bazën tonë do të ishte i dobishëm për çdo rast nevoje, mbështetjeje reciproke përfshi dhe ndjekje situatash me risk të lartë shëndetësor si kjo që po kalojmë. Lutem identifikohuni në e-mailin tonë: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, por ende nuk ka dhënë asnjë informacion të saktë nëse ka ose jo shqiptarë të prekur nga ky virus që ka shkaktuar 80 viktima deri më tani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

ISHP këshillon: Nëse keni rrufë apo grip, shkoni në shtëpi dhe pushoni!

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që një valë gripi ka përshirë gjithë rajonin, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar një këshillë për qytetarët që të marrin masa që në fazën e parë të shfaqjes.

Sipas ISHP, nëse keni rrufë apo grip, shkoni në shtëpi dhe pushoni, konsultohuni me mjekun tuaj dhe merrni masa mbrojtëse që mund të zvogëlojnë rrezikun e gripit:

Ruani higjenën vetjake.
Shmangni përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve.
Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Java nis me diell/ Mësoni surprizat e motit për ditët në vazhdim

Publikuar

-

Nga

Kjo javë pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Sipas Shërbimit meteorologjik, deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.

Intensiti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Deri në këtë ditë, erërat heraherës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash si më poshtë.

Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore.

LEXO EDHE:  Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë/ Nëse ju del ky mesazh…  

LEXO EDHE:  Lotaria Amerikane/ Ambasada e SHBA bën njoftimin e rëndësishëm

Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 10 Shkurt 2020

Publikuar

-

Nga

Dashi
21 Mars – 19 Prill

Bëhuni gati për të jetuar një ditë plot pasion. Venusi në shenjë ju garanton fat në dashuri dhe një ngarkesë të jashtëzakonshme joshëse. Për beqarët mund të jetë një ditë e mbushur me ngjarje të papritura, por do të keni mundësi të zgjidhni shumë çështje që ju kanë mbetur pezull. Falë Marsit, do të keni vendosmërinë për të pohuar veten në punë dhe do të jeni më luftarak se kurrë.

Demi
20 Prill – 20 Maj

Sot do të jetë një ditë me fat në fushën sentimentale, megjithatë yjet ju këshillojnë që të mos ngrini tonet me partnerin tuaj pasi mund të thoni gjëra për të cilat do të pendoheni në të ardhmen. Kjo vlen vetëm për ata që janë çift. Sa për beqarët, kjo është koha ideale për të bërë njohje të reja. Ndërkohë, Jupiteri ju siguron rezultate të shkëlqyera në punë. Sot do të shfrytëzoni të gjitha mundësitë për të treguar sa të aftë jeni.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor

Sot nuk arrini të bini dakord me ata rreth jush dhe kjo do ju bëjë me nerva. Marsi do të provokojë grindje dhe diskutime me partnerin. Ndërsa beqarët do të kërkojnë situata më të përshtatshme për kuriozitetin e lindur dhe dëshirën për të eksperimentuar. Sa i përket punës, periudha e lodhjes së madhe vazhdon për ju. Ju ndoshta keni nevojë për një stimulim të ri.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik

Sot mund të ketë disa diskutime më shumë me partnerin, të shkaktuar nga Venusi. Megjithatë, gjërat do të ndryshojnë në mbrëmje. Ndërsa beqarët do duhet të përqendrojnë gjithçka tek dialogu për të tërhequr personin e dëshiruar dhe për të fituar zemrën e tyre. Në këtë periudhë do të keni plot shqetësime dhe mendimet në lidhje me punën do të shumëfishohen.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht

Dashuria sot do t’ju ​​dhurojë më shumë sesa një buzëqeshje. Venusi i favorshëm do t’ju bëjë të ndiheni të dashur dhe do të mbështeteni nga një person i veçantë. Do të ketë mundësi të shkëlqyera për beqarët, veçanërisht për ata që duan të provojnë emocione të reja. Hëna e pafavorshme ka të ngjarë të krijojë disa gabime në punë dhe kjo do të ndikojë në humorin tuaj.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator

Dita fillon shumë mirë, do të keni fati dhe mund të përjetoni emocione të papritura. Nëse jeni beqarë, Mërkuri mund të përmirësojë marrëdhëniet duke sjellë një njohje të re dhe t’ju bëjë të kuptoni më mirë për atë që ndjeni. Pengesat që mund të shfaqen në punë për shkak të Mërkurit janë kalimtare, prandaj mos u shqetësoni.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor

LEXO EDHE:  Zjarret në Athinë/ Ambasada shqiptare jep njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Nga Llalla, tek Dako dhe Doshi/ Ambasada e SHBA flet me emra: Ja personat që nuk do marrin kurrë vizë

Dita do të jetë mjaft e rëndë nga pikëpamja e ndjenjave. Problemet me partnerin që jeni përpjekur ti injoroni kohët e fundit po dalin në sipërfaqe dhe do të zbulohet gjithçka. Beqarët do duhet të përfitojnë nga kjo ditë për të zgjidhur një çështje me një person. Puna po ecën ngadalë, por sot do të tregoni pak interes për tu argëtuar me bashkëpunime të reja.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor

Sot do të keni pamje shumë joshëse, nga e cila do të lindin kontakte dhe marrëdhënie romantike. Mund të përjetoni takime shumë të bukura dhe mirëkuptim të madh nëse tashmë keni një partner krah jush. Horoskopi për të gjithë sjell shumë surpriza të këndshme, disa prej të cilave do të vlerësohen shumë. Gjatë kësaj periudhe do të ketë shumë mundësi pune për ju, mjafton ti mbroni me talentin tuaj.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor

Sot Venusi ju garanton emocione të reja në fushën sentimentale. Do të kaloni momente plot humor me të dashurin tuaj. Ndërsa beqarët do të kenë takime te shkëlqyera dhe do përjetojnë aventura emocionuese. Sa i përket punës, nuk do të jetë aq e bukur sa dashuria pasi ju pret një ditë tepër e ndërlikuar.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar

Sot nuk do të jetë një ditë shumë e mirë sa i përket dashurisë pasi do të përjetoni tensioni në jetën tuaj si çift. Gjatë ditës mund të përballeni me grindje, dhe kjo nuk do të ndodhë vetëm me partnerin/partneren. Nuk do të jetë e lehtë të bini dakord me disa të njohur të rinj. E kundërta do të ndodhë në punë. Sukseset nuk kanë të ndalur, sidomos për ata që kanë nisur diçka të re në jetën e tyre.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt

Sot është një ditë mjaft monotone me momente alternative. Nga besimi i verbër do të përjetoni zhgënjim të thellë për disa situata. Sa për beqarët, dikush nga e kaluara mund të kthehet t’ju kërkojë. Kujdesuni më mirë për marrëdhëniet me kolegët, punën ose studimin, pasi disa prej tyre mund të jenë interesante.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Hëna sjell shumë lajme pozitive në  dashuri dhe do të jeni të rrethuar nga një lloj magjie që do të rrisë mirëkuptimin me partnerin tuaj. Edhe për zemrat e vetmuara ka lajme të mira pasi mund të keni një takim të papritur me personin e duhur. Sa i përket punës, do të jeni praktik dhe konkret, që do të shoqërohet me një energji të jashtezakonshme dhe do t’ju udhëheqë në çdo hap.

LEXO TE PLOTE