Connect with Us

KLP shpall dy vende vakante për prokuror në SPAK

Politikë

KLP shpall dy vende vakante për prokuror në SPAK

Publikuar

-

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja iu drejtua me shkrese Këshillit të Lartë të Prokurorisë për plotësimin e 2 vendeve vakante në SPAK.

Sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur me shumicë votash të shpallë fillimin e procedurave për plotësimin e 2 vendeve vakante për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme përmes procedures së ngritjes në detyrë.

Njoftimi i vendeve vakante si dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatet do të publikohen në faqen zyrtare të KLP.

LEXO EDHE:  Tentoi të ndryshonte dëshminë/ Arrestohet avokati i mësuesit “zhigolo” në Fier

Kriteret dhe mënyra e konkurimit janë të parashikuara në Rregulloren Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyre të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme, miratuar me vendim ne dt. 19.03.2019 nga KLP./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Plas në PS/ Socialistët e Shkodrës debate me Gjiknurin: Doni të na hidhni hi syve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Sekretari i ri i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri mbremjen e djeshme ka qënë i pranishëm në një takim me strukturat e kësaj force politike në Shkodër. Por, mësohet se mbledhja në Shkodër është shoqëruar me debate të forta.

Sipas BW,  debatet kanë pasur në focus punësimet dhe emërimin e drejtorëve, përgatitja për zgjedhjeve vendore të 2023-shit si dhe hapësira që i është lënë në punësime e emërime drejtorësh Aleatit të PS në Shkodër, që është kreu i PSD Tom Doshi, i cili mori dy deputetë në këtë qark në zgjedhjet parlamentare.

Blediana Nika, anëtare e PS dhe ish-drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, e cila u shkarkua pak kohë më parë ka qenë tejet aktive duke debatuar me Gjiknurin dhe Klosin. Këta të fundit u shprehën se nuk do ketë më emërime pa kontribut në PS, por Nika i tha në replikë se drejtorët PS i ka marrë nga rruga dhe se mbi 50% e punësimeve në Shkodër i ka aleatit duke nënkuptuar PSD-në e Tom Doshit.

Po ashtu Gjiknuri i kërkoi kryetarëve të bashkive të PS që pas dhjetorit të bëhen gati për zgjedhjet vendore, por Gjon Gjonaj, kryebashkiaku i Pukës dhe Fran Tuci kryebashkiaku i Fushë Arrësit, u shprehën se nuk kanë se si të përgatisin terrenin për zgjedhjet vendore kur punësimet i merr aleati duke nënkuptuar sërish Doshin dhe PSD. Po ashtu edhe deputeti i PS Paulin Sterkaj ishte thuajse në të njëjtën linjë duke i thënë Gjinkurit se ‘je djalë simpatik dhe të kam mbështetur gjithmonë, por punësimet i ka më shumë aleati’.

Në debatet e zhvilluara Blendi Klosi i doli në mbrojtje Tom Doshit duke thënë se partia e tij PSD ka marrë dy deputetë dhe se ajo forcë politike është në mbështetje të PS ndaj votat e aleatit duhet të ruhen gjë e cila hasi në kundërshtinë e fortë të Blediana Nikës, por edhe dy kryebashkiakëve dhe deputetit Sterkaj i cili tha se nuk pyetet për punësime apo emërime drejtorësh. Ja debatet dhe diskutimet e plota në mbledhjen e zhvilluar:

Debatet në mbledhje: 

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Nuk ka më drejtorë pa kontribut që do emërohen.

Blediana Nika (anëtare e PS): Pa kontribut janë.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Më lër ta mbaroj të lutem.

Nika: Jo nuk të lë të mbarosh se këtu kanë ardhur njerëz nga dritarja dhe duan të na nxjerrin ne që kemi kontribut nga dera. Aleati i PS në Shkodër ka marrë punësime e drejtorë e gjithçka.

Blendi Klosi (sekretar organizativ i PS): Aleatin është e vërtetë që e kemi. Partia aleate ka marrë votat përkatëse, ka dy deputetë dhe ato vota duhet që t’i ruajmë edhe aleatit duke qenë se është me ne.

Blediana Nika (anëtare e PS): Ata nuk janë votat e tij por janë votat tona të PS. I keni dhënë vende pune, drejtorë e të tjera dhe tani merr edhe dy deputetë. Mbi 50% të punësimeve i ka aleati. Unë jam në Velipojë njësi fituese ndryshe nga shumë tjerë që kanë humbur dhe më kanë hequr nga puna si drejtoreshë e ZVA Shkodër. Ju doni të na hidhni hi syve.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Kryeministri Rama do të dijë që këto vota të PS Shkodër që janë mbledh, kush i ka mbledh, kush ka kontribuar. Nuk ka më punësime pa kontribut në PS. Edona është pa eksperiencë, por ka mësuar këto 6 muaj shumë dhe patjetër që do ketë ndihmën tonë se kjo punë nuk bëhet vetëm por nëse jemi të mbledhur bashkë të gjithë, të bashkuar.



Paulin Sterkaj (deputet i PS): Ja keni dhënë vendet e punës Aleatit.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Kryetarët e bashkive duhet që të bëjnë gati terrenin se do futeni në zgjedhje lokale.

LEXO EDHE:  SPAK “godet” me çudinë e radhës/ Harron në burg për 8 ditë të ekstraduarin nga Gjermania

LEXO EDHE:  Tentoi të ndryshonte dëshminë/ Arrestohet avokati i mësuesit “zhigolo” në Fier

Gjon Gjonaj (kryetar i bashkisë Pukë: 5 vende punë në Pukë që janë me ato një mijë vota që ka Aleati merr 3 prej tyre, nga dy që mbesin një e punësoj unë dhe një ju. Kështu nuk bën.
Blendi Klosi (sekretar organizativ i PS): Më 26 prill pas zgjedhjeve Parlamentare ka nisur një kapitull i ri. Në 2009 në Shkodër kemi fituar 9 komuna ne dhe 9 PD, pra ka qenë një rezultat i mirë. Duhet që të fitojmë bashkitë në zgjedhjet vendore që vijnë, kjo është kërkesë edhe e Kryeministrit.

Gjon Gjonaj (kryetar i bashkisë Pukë): Ne nuk kemi terren për të punuar për zgjedhjet vendore kështu si thoni ju sepse vendet e punës ia jepni Aleatit dhe ai merr vende pune më tepër se unë që jam kryetar bashkie.

Fran Tuci (kryetar i bashkisë Fushë Arrës): Në Fushë Arrës mua më kanë sabotuar deputetët e PS të Shkodrës. Janë munduar deputetët e PS që Fushë Arrësi të dalë keq në zgjedhjet e 25 prillit. Si ti marrim votat ne në zgjedhjet vendore që do jenë me këtë situatë. Ma kanë bërë këtë punë duke më sabotuar për të thënë qytetarët në Fushë Arrës që Frani nuk merr vota më dhe nuk del më kryetar bashkie. Fushë Arrësi nuk ka drejtora por ka ndonjë inspektor apo ndonjë shef, edhe këto inspektora e shefa i punëson Puka, mua nuk më mbetet asgjë dhe tani kërkoni që të bëhemi gati për zgjedhjet e ardhshme.

Paulin Sterkaj (deputet i PS): Ti e di Damian që jam mbështetës i joti dhe kam qenë edhe më pëpara se je djalë simpatik. Para zgjedhjeve na pyet kryeministri Rama ne dhe para zgjedhjeve na do shumë fort dhe na pyet por pa zgjedhjeve merret me ju. Duhet të dini se PS ka djem e vajza shumë të mirë dhe me integritet të lartë që nuk po i vjen radha kurrë se nuk po i lini dhe se vendet e punës i merr Aleati.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Do rishikohen gjithë drejtorët dhe nga sot e mbrapa ata që do emërohen do jenë se s’bën me kontribut në PS.

Blediana Nika (anëtare e PS): Gjithë drejtorët në Shkodër i keni marrë të gjjthë prej rruge, nuk kanë punë me PS.

Paulin Sterkaj (deputet i PS): Vendosën drejtorat dhe nuk më pyet kush mua si deputet, po një jashtë fare që është socialist kush e pyet.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Unë i dua në letër të shkruar drejtorët se kush është i joni, pra i PS dhe kush janë të aleatit. Anëtarët e partisë dhe kryetarët e organizatave do jenë në sistemin e digjitalizimit të partisë që po bëjmë. Ky process duhet që të mbarojë deri në dhjetor po ashtu deri në dhjetor duhet të mbarojnë edhe vendosja e kryetarëve të PS në njësi dhe bashkinë Shkodër. Pas dhjetorit duhet të bëhemi gati për zgjedhjet lokale.

Edona Bilali (deputete e PS, drejtuese politike e PS qarku Shkodër): Ai kryetar organizate i PS që humb në zgjedhje në zonën e tij nuk të jetë më, duhet të vendoset dikush tjetër nga brenda organizatës.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Mos u mundoni për shifrat se ato i ka kryeministri Rama në zyrë. Kush ka një pozicion pune do rishikohen votat dhe kontributi i tij, nuk ka më emërime pa kontribut.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha tjetër “thikë pas shpine” Berishës/ Noka zbulon planet

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kreut të kësaj force politike, Lulzim Basha.

Në një prononcim për mediat, Noka tha se Basha ka përçarë PD-në, me vendimin e tij personal, duke përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Noka hodhi poshtë zërat për një përplasje të mundshme, ndërsa theksoi se shumica e demokratëve janë kundër Lulzim Bashës.

Lulzim Basha përçau PD-në me vendimin e tij. I vetmi i gëzuar nga ky vendim është Edi Rama. Ka çuar ujë në mullirin e Ramës.



Asnjë perplasje nuk do ketë sepse shumica janë kundër vullnetit të shprehur të kryetarit të partisë. Tani ne po bashkohemi për ta bërë PD-në më solide dhe fituese, jo si kjo PD që ka drejtuar deri më tani Lulzim Basha.”-tha Noka.

LEXO EDHE:  SPAK zbardh vrasjen e Vajdin Lames/ Në kërkim Lul Berisha, Shullazi lihet në burg

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/Nuk ka nevojë të zihemi se cili do më shumë SPAK-un

Sa i takon pretendimeve të Lulzim Bashës, se përjashtimi i Berishës është bërë pas kërkesës së amerikanëve, Noka tha se “Ambasada e SHBA në asnjë kohë nuk ka mbështetur Lulzim Bashën, por Edi Ramën”.

Po ashtu Noka e akuzoi Bashën se po tenton ti sabotojë takimet e Berishës.

Basha po tenton të sabotojë takimet e Berishës. Ka disa ditë që ka nisur një tur takimësh me përfaqësues, që duan të sabotojnë liderin e demokratëve. Kjo është e turpshme, Lulzim Basha nuk përfaqëson asnjë”-deklaroi deputeti Flamur Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Flamur Noka “shkelmon” Lulzim Bashën/ “I bëjmë me dije se nuk mund të na ndalojë”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka vijuar me retorikën e ashpër ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

Ai ka thënë se PD do ta mbajë Kuvendin dhe se ky Kuvend duhet të mblidhet kundër Lulzim Bashës.



“Ia bëjmë me dije se nuk do të jetë Kuvend kundër SHBA por kundër tij. Askush në Shqipëri nuk  mund ta ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD për t’u shprehur”, ka thënë Noka.

LEXO EDHE:  Nga Partia Socialiste tek KLP/ Bixhoz dhe pazare me Prokurorin e Përgjithshëm

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/Nuk ka nevojë të zihemi se cili do më shumë SPAK-un

Ai ka thënë se Basha është në minorancë në PD dhe nuk mund të përfaqësojë anëtarët e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE