Connect with Us

Horoskopi javor, nga 27 janar deri në 2 shkurt 2020

Sociale

Horoskopi javor, nga 27 janar deri në 2 shkurt 2020

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Sinqeriteti dhe ndershmëria qe keni ndaj partnerit ka bere qe lidhja juaj te ece kaq gjate. Mundohuni te vazhdoni ne këtë rruge edhe këtë jave dhe për çdo dyshim te gjeni kurajën te flisni hapur me te. Për beqaret do ndryshoje rrjedha e jetës megjithatë do ju duhet te prisni ende për ndryshimet e mëdha. Buxhetin do dini si ta organizoni ne çdo moment dhe nuk do ju dalin aspak probleme apo vështirësi. Shëndeti mund te ketë probleme vetëm nëse e teproni me ushqimin dhe nëse nuk mbroheni nga i ftohti. Ne pune do jeni pozitive, te guximshëm, largpamës e te vendosur. Ka mundësi qe te arrini çdo qellim qe do i vini vetes. Jeta familjare nuk do jete ne periudhën me te mire.

DEMI 21. prill – 21. maj

Jeta juaj ne çift do ece ashtu si duhet gjate gjithë javës. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do mbaje përgjegjësitë e tij dhe do beje me te mirën për te dyja palët. Ne fundjave do mund te kaloni momente tejet te veçanta. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm një lidhje, por gjithçka do ju ndodhe si me magji atëherë kur nuk do e presin. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme dhe do hiqni edhe disa para mënjanë për te siguruar te ardhmen. Për shëndet me te mire duhet te merrni sa me shume vitamina e duhet te merreni me sport. Me qetësuesit nuk duhet kurrsesi te abuzoni. Ne pune do jeni shume te logjikshëm dhe do gjeni rrugën e duhur për te arritur objektivat. Jeta familjare do jete paksa e tensionuar.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Klima yjore do jete goxha e trazuar gjate kësaj jave. Ne shume momente do keni debate e konflikte me atë qe keni ne krah dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Beqaret do kenë flirtime te shumta, por pas një personi ne veçanti do fillojnë te ndiejnë. Deri ne fund te javës mund te hedhin edhe hapa. Ne planin financiar do keni shume vështirësi pasi kohet e fundit nuk jeni treguar aspak vigjilente. Merrni masa sa pa u renduar me shume situata. Shëndeti do jete shume me i mire nëse kujdeseni me tepër për higjienën dhe për çdo shqetësim. Ne pune gjerat do marrin një tjetër drejtim shume me te mire nga me pare. Mos u merakosni për asgjë. Atmosfera ne familje do jete me e qete.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj ne çift do jete shume me e mire nga me pare. Do afroheni edhe me tepër me atë qe keni ne krah dhe java do jete e mbushur me emocion. Beqaret duhet te përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepen sepse me pas nuk do jepen mundësi te tilla. Sektori i financave do jete i vështire nëse nuk ju mbështesin te afërmit. Nuk do mund te kryeni asnjë investim te tepruar. Urani dhe Neptuni do jene planetët qe do e mbrojnë shëndetin nga problemet serioze. Mund te keni thjesht ndonjë dhimbje koke apo barku, por gjithçka do jete kalimtare. Ne pune te gjitha rrethanat do jene ne favorin tuaj dhe do i arrini te gjitha objektivat. Ne familje çdo gjë do jete normale.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift do jete shume e bukur gjate kësaj jave dhe kënaqësitë qe do përjetoni do jene fantastike. Do buzëqeshni e do lumturoheni gjithë kohës. Beqaret do bëjnë shume për shoqërinë, por nga ana tjetër nuk do lënë pas dore as ftesat qe do iu bëhen. Lidhjet e krijuara gjate kësaj jave do ju sjellin goxha përfitime. Ne planin financiar do jeni te matur dhe nuk do ndërmerrni rreziqe te mëdha, prandaj situata do jete e mire. Shëndeti do jete i kënaqshëm. Nuk do keni me as shqetësime nga alergjitë. Ne pune duhet te jeni me këmbëngulës dhe dinake. Vetëm kështu do arrini masat dhe do ndiheni te plotësuar. Jeta familjare do ketë nevoje për me shume vëmendje kështu qe përkushtojuni me tepër.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Mos bëni ndryshime te befta ne jetën tuaj ne çift sepse mund te gaboni rende. Mendohuni disa here pra se te hidhni çdo lloj hapi. Ata qe kane pasur zënka, me ne fund do pajtohen dhe do jene me te qete. Beqaret do flirtojnë me disa persona, por nuk do arrijnë dot te fillojnë një lidhje ashtu si e kishin ëndërruar. Le te presin edhe pak kohe. Buxheti do jete me i qëndrueshëm ditët e para, por me kalimin e ditëve do destabilizohet goxha për shkak te shpenzimeve te pamatura qe do kryeni. Shëndeti serish nuk do jete ashtu siç duhet. Do e merrni paksa veten, por jo plotësisht. Ne pune do jeni me dinamike dhe do bëni gjithçka për te arritur atje ku keni dashur. Priten edhe risi. Ne familje mos u tregoni autoritare.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Do ja kaloni aq mire këtë jave ju te dashuruarit saqë nuk do doni te ndaheni për asnjë moment nga ai qe dashuroni. Te dy palët do ja shprehni pafund dëshirat njeri-tjetrit dhe do merren vesh me se miri. Beqaret do jene gjithë kohës ne humor, gati për te provuar emocione dhe kënaqësi, çka do i shtyje te pranojnë te gjitha ftesat. Disa mund te nisin edhe ndonjë lidhje. Ne planin financiar priten kohe te vështira. Do gjendeni disa here ne vështirësi për te kryer edhe shpenzimet me te nevojshme. Shëndeti për fat te madh do jete i shkëlqyer dhe nuk do keni asnjë ankese. Ne pune do vini ne jete projektet e menduara prej kohës dhe do keni rezultatet te mira. Jeta familjare do ketë trazira.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Periudhe shume e ftohte do jete kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Plutoni do nxite debate te forta dhe ju nuk do tregoheni tolerante për asnjë moment. Marrëdhënia me partnerin nuk ka për te qene ashtu si e kishit ëndërruar. Beqaret duhet te mendohen gjate para se te hedhin hapa dhe kane për te filluar një lidhje te qëndrueshme. Sektori i financave do jete me i kënaqshëm nga me pare dhe do iu jepet mundësia për te bere edhe disa investime. Gjendja shëndetësore ka për te qene shume me e mire nëse shmangni nga pak ushqimet e yndyrshme, pijet me gaz dhe çajin apo kafene. Ne pune shume gjera do shkojnë keq dhe nuk do arrini dot ne kohe atje ku keni dëshiruar. Jeta familjare do jete e këndshme.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Gjate kësaj jave jeta juaj ne çift do jete gjithë kohës e mbrojtur. Do jeni shume me te hapur me partnerin dhe do arrini te dashuroheni me te ma dorashka. askush dhe asgjë nuk do ua prishe qetësinë dhe harmoninë. Beqaret do jene me më shume fat ne dashuri dhe jeta do ju ndryshoje brenda disa ditëve. Ne planin financiar mire është te mos ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur gjendja te jete e shkëlqyer. Sektori i shëndetit do jete delikat. Mund te keni shqetësime te ndryshme jo serioze, por te bezdisshme për përditshmërinë. Ne pune do jeni ambicioze ne maksimum dhe do bëni çdo gjë për t’i arritur qëllimet tuaja. Do merrni çdo gjë qe meritoni. Jeta familjare do ju sjelle kënaqësi pafund.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Do jeni shume te kthjellet këtë jave ju te dashuruar dhe do arrini te gjeni zgjidhje për te gjitha problemet qe ju kishin dale me pare. Pas te mërkurës do përjetoni vetëm emocione dhe kënaqësi te njëpasnjëshme. Beqaret duhet te tregohen te kujdesshëm me hapat qe do hedhin pasi jo te gjithë personat qe do i joshin do kenë qëllime serioze. Financat do jene disi delikate ditët e para, por [as te martës do merrni ne dore frenat dhe do arrini ta ndryshoni rrjedhën e gjerave. Ne fundjave gjendja ka për te qene e shkëlqyer. Shëndeti do jete dinamik e pa probleme. Ne pune nuk ka për te qene një jave e qete, kështu qe përgatituni për sfida te mëdha. familjen do e keni gjithë kohës mbështetje.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dite te mbushura me gëzim te papërshkrueshëm do jene këto për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te dy palët te logjikshëm, te matur dhe tolerante, prandaj gjerat do shkojnë vaj. Beqaret do ëndërrojnë shume, por ne realitet jo te gjitha dëshirat do mund t’iu plotësohen. Për dashuritë e mëdha dhe afatgjata ata duhet te presin edhe pak. Buxheti do ketë disa përmirësime, por mos prisni te bëheni përnjëherësh miliardere. Shëndeti nuk do ketë asnjë problem po e mbajtët gjithë kohës nen kujdes. Jeta profesionale do ketë here pas here ulje dhe ngritje. Besojini me shume vetes dhe mos u dorëzoni qe me pengesën e pare. Ne familje do ndodhe diçka e bukur qe do ju gëzojë.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Jo çdo gjë do ece për mrekulli këtë jave për ju te dashuruarit. Ne mes te javës mund te keni edhe debate te forta me partnerin për disa premtime te pambajtura. Sido qe te jete fundjava do mbyllet me buzëqeshje dhe lumturi. Beqaret nuk duhet te tregohen me te turpshëm sepse do humbasin mundësi te shkëlqyera qe nuk do rikthehen me. Ne planin financiar gjendja ka për te qene me e mire sidomos pasi t’iu shlyhen disa borxhe te vjetra. Përfitoni për te bere një riorganizim te situatën dhe për te shlyer borxhet. Gjendja shëndetësore do jete goxha e trazuar. Kujdes me teprimin e alkoolit, pijeve me gaz dhe pikanteve. Ne pune do arrini me shpejt atje ku keni ëndërruar dhe pa u lodhur aspak. Jeta familjare do jete e qete.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Emigrantët ilegalë në Itali/ Gati ligji i ri për pajisjen me leje të rregullt qëndrimi

Publikuar

-

Nga

Qeveria italiane po analizon mundësinë e aprovimit të një ligjit të ri për pajisjen me leje të rregullt qëndrimi për emigrantët që jetojnë e punojnë ilegalisht në Itali.

Kusht është të dëshmojnë se kanë gati një kontratë punësimi si dhe derdhja e një kontributi financiar nga ana e punëdhësit.

Aktualisht llogaritet se numri i emigrantëve klandestinë në Itali është rreth 600 mijë.
Në Itali e njohin me emrin “Sanatoria”, apo amnistia për rregullimin e situatës së emigrantëve klandestinë që punojnë ilegalisht apo që nuk gjejnë dot punë pasi nuk kanë leje qëndrimi.
Sanatoria e re është propozuar nga iniciativa popullore “Ero straniero” dhe e mbështetur nga forca politike “+ Europa”.

Ky draft ligor po ekzaminohet në komisionin parlamentar të Cështjeve Kushtetuese dhe ka gjetur mbështetjen e ministres së Brendshme Luciana Lamorgese e cila gjatë një interpelancë në këtë komision ka pohuar se qeveria synon të marrë në vlerësim e t’i gjej zgjidhje kuadrit kompleks të situatës së majft emigrantëve të parregulltë në Itali.

LEXO EDHE:  Horoskopi javor,  nga data 18 dhjetor deri me 24 dhjetor 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, 20 janar deri në 26 janar 2020

Vlerësohet se nga kjo do të përfitojnë rreth 300 emigrantë nga mbi 600 mijë që është numri i tyre. Sanatoria e fundit në Itali është bërë në vitin 2012.
Sipas Institutit të sigurimeve shoqërore nga sanatoria e vitit 2012 rezultojnë ende sot rreth 80% emigrantë të punësuar që përfituan nga normativa e saj.

Sanatoria e re parashikon të lë jashtë emigrantë që kanë apo kanë pasur probleme me drejtësinë italiane apo që dyshohen se janë rrezik për sigurinë kombëtare.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shqiptarët të parët për kultivimin e fasuleve, mbjellin sa dyfishi i rajonit

Publikuar

-

Nga

Bishtajoret kanë qenë prej vitesh pjesë e dietës ushqimore në mbarë botën për mijëra vite, duke shërbyer si burim proteinash. Pjesë e bishtajoreve janë bizelet, llojet e ndryshme të fasuleve, qiqra dhe thjerrëza. Bishtajoret shërbejnë si një burim i rëndësishëm i proteinave dhe të tjera vlerave ushqyese, të cilat mund të zëvendësojnë produktet e mishit apo të bulmetit. Gjithashtu kultivimi i tyre redukton përdorimin e plehrave kimike dhe bën pasurimin e tokës.

10 shkurti është vendosur si dita ndërkombëtare e bishtajoreve.

Në Shqipëri prodhimi i tyre në vitin 2018 arriti në 24.5 mijë tonë, duke u rritur me 15% në krahasim me një vit më parë, pas tre vitesh që shënoi rënie të njëpasnjëshme, referuar të dhënave të Eurostat. Për nga sasia e prodhimit, Shqipëria prodhon sa dyfishi i vendeve të rajonit si Serbia apo Maqedonia. Prej vitit 2010 prodhimi më i lartë u arrit në vitin 2014 me 30 mijë tonë, ndërsa prej atëherë ka shënuar rënie.

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, 20 janar deri në 26 janar 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, 3-9 Korrik 2017

Prodhimi i bishtajoreve në Serbi ishte 12.9 mijë tonë në vitin 2018, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 12.4 mijë tonë, Bosnje dhe Hercegovina me 11.8 mijë tonë dhe Kosova me 6.1 mijë tonë.

Prodhuesi më i madh i tyre ndër vendet e Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar është Turqia, ku në 2018-n arriti një prodhim prej 1.2 milionë tonë.

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se prodhimi i përgjithshëm i bishtajoreve në BE ishte 4.1 milionë tonë në vitin 2018. Ndërsa sipërfaqja e përgjithshme kushtuar kultivimit të bishtajoreve në BE ishte 2.1 milionë hektarë.

Shtetet Anëtare të BE-së me prodhimin më të madh të bishtajoreve në 2018 ishin Franca (840 mijë tonë), Spanja (690 mijë tonë), Polonia (460 mijë tonë), Gjermania (400 mijë tonë) dhe Lituania (380 mijë tonë). Këto pesë vende së bashku përbënin 67% të prodhimit të përgjithshëm të BE-së në vitin 2018./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

ISHP këshillon: Nëse keni rrufë apo grip, shkoni në shtëpi dhe pushoni!

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që një valë gripi ka përshirë gjithë rajonin, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar një këshillë për qytetarët që të marrin masa që në fazën e parë të shfaqjes.

Sipas ISHP, nëse keni rrufë apo grip, shkoni në shtëpi dhe pushoni, konsultohuni me mjekun tuaj dhe merrni masa mbrojtëse që mund të zvogëlojnë rrezikun e gripit:

Ruani higjenën vetjake.
Shmangni përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve.
Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit.

LEXO TE PLOTE