LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Hallit për njohjen e patentave shqiptare në Gjermani po i vjen fundi”/ Rama jep lajmin e rëndësishëm

27 Janar 2020, 16:10, Politikë CNA
“Hallit për njohjen e patentave shqiptare në Gjermani po i vjen

Kryeministri Edi Rama ka dhënë ditën e sotme një lajm për të gjithë shqiptarët e pajisur me leje drejtimi automjetesh, që jetojnë në Gjermani.

Me anë të një videolive, pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, Rama dha lajmin nga Berlini se në shkurt do vijë në Tiranë një ekip për të bërë një raport për njohjen e patentave shqiptare.

?Dua të jap lajmin besoj të mirë se në shkurt vjen në Tiranë një ekip i Ministrisë së Transporteve për të bërë një raport për Berlinin zyrtar për këtë çështje. Unë kam besim se këtij halli të shqiptarëve në Gjermani po ju vjen fundi?, deklaroi kryeministri.

Ndërkohë për hapjen e negociatave me BE-në, ai theksoi se Merkel ka dhënë edhe njëherë mbështetjen./ CNA.al

Lajmet e fundit nga