Connect with Us

“Fiks Fare”/ Hashash dhe kokainë brenda në shkollë dhe afër saj

Denoncim

“Fiks Fare”/ Hashash dhe kokainë brenda në shkollë dhe afër saj

Publikuar

-

Denoncuesi tha për “Fiks Fare” se në zonën afër shkollave shitet edhe lëndë narkotike, madje edhe brenda shkollave. “Ka nxënës që vijnë në shkollë me kavanoza. Ata shesin hashash edhe kokainë. Kokaina shitet edhe afër shkollës” thotë ai, ndërsa pohon se hashashi është zinxhir; e blej me 3 mijë lekë, ja shes një shoku me 5 mijë lekë. Më pas shitet brenda në shkollë. Përshembull, unë jam në një klasë të 10-të, te D-ja, se janë 10 klasa paralele. Shkoj të marr te klasa C, apo E, një libër matematike. Brenda këtij libri është edhe lënda narkotike e fshehur. Ndërkohë, para gjimnazit rri edhe një patrullë policie. “Ata rrinë vetëm për sherre, jo për bazën e prostitucionit jo për hashashin. Bazat e prostitucionit i di dhe policia” thotë djali. Ndërkohë, kamera e Fiks Fare filmoi pikërisht këtë patrullë policie para gjimnazit “Ibrahim Rugova”.

Pas denoncimit, bashkëpunëtori i “Fiks Fare” shkon në afërsi të shkollës, ku bisedon me disa persona që shesin lëndë narkotike në Kamëz. Ai shkon në vendin që shitet dhe disa persona i thonë se aktualisht nuk janë këtu ata djemtë, po këtu rrinë vazhdimisht. Një tjetër i thotë se nuk është ai, duhet të kërkojë. “Hajde pas 1 ore se tani s’kemi” i thonë.

Ndërkohë, pasi faktoi pikërisht shitblerjen e lëndës narkotike, bashkëpunëtori shkon brenda gjimnazit. Disa nxënës i thotë që të dalë mbrapa shkollës te çunat. Shkon mbrapa dhe ata i thonë se duhet të flasë me një nxënës i njohur në të gjithë shkollën. “Nuk e di nëse është A këtu në shkollë, s’po del ai që të lë një takim…” i thotë nxënësi. Të tjerë i thonë se tani s’kemi, ndërsa pinë duhan në ambientet e shkollës. “S’të japim dot fjalën” i thonë ata, ndërsa marrin numrin e telefonit dhe do e marrin ditë të tjera.

AFËR SHKOLLËS SHITET LËNDË NARKOTIKE

Djali – Ta bëj një pyetje?

Banori – Po.

Djali – Ke për të më respektuar?! Ndonjë respekt?

Banori – Nuk janë këtu ata çunat, këtu rrinë zakonisht.

Djali – Ke numra të atyne?

LEXO EDHE:  Zbulohen shifrat e përdoruesve të drogës në Shqipëri/Rritet konsumi i kokaines

Banori – Jo s’kam. S’kan telefon ata. Vijnë herë pas here ata.

Në zonë vjen një makinë

Shpërndarësi – Do mbarosh punë?

Djali – Ëë?

Shëprndarësi – Do mbarosh punë?

Djali – Po.

Shpërndarësi – Ja të shofi ky (djali tjetër), te ai çuni aty, bën vaki… Hajde më vonë se s’kena, hajde për nja 1 orë.

Djali – Mbas 1 ore ta lë?

Shpërndarësi – Po. Hajt

Djali – Një 10-çe dhe një 5-çe dua unë.

Shpërndarësi 2 – Ok, hajt.

PO BRENDA SHKOLLËS?!

Djali – Ku të shkoj për bar?

Nxënësi 1 – Bar?

Djali – Po

Nxënësi 2 – S’kena bar ne mo zemër. Bar shko mbrapa, gjej çunat mbrapa (shkollës)

Djali – Si kaluat çuna?

Nxënësi 3 – Ça bënë.

Djali – Ta bëj një pyetje?

Nxënësi 3 – Po.

Djali – A ma gjej një teke bar me lekë.

Nxënësi 4 – Teke bar?

(Një nga nxënësit pi duhan brënda shkollës)

Djali – Një teke!

Nxënësi 4 – Ti them A… njëherë. A ke lekë në telefon? Ke ti? Se di është këtu A…, se gjej dot A… O M…, a e pe A… andej para? Mos ishte andej para? Lale s’di ça me të thënë.

Djali – Kur mund të lëmë një takim.

Nxënësi 4 – Se di ore, s’është as ai çuni.

Djali – Kur mund ta lëmë?

Nxënësi 4 – Se di ku ka ik. S’po del asnjë mbrapa (shkolle).

Nxënësi 5 – E di ça do ti, po për Zotin, s’kemi sot.

Djali – Pyeti këta të tjerët.

Nxënësi 5 – Ke ti?

Nxënësi 6 – Ça?

Nxënësi 5 – Ndonjë teke bar?

Nxënësi 6 – Jo (duke pirë duhan në ambientet e shkollës).

Djali – A t’ju pres kur dilni prej shkolle… me ndonjë shok, të pres këtu.

Nxënësi 5 – Të shohim për Zotin, s’të japim dot fjalën që ta gjej.

Djali – A të pres 5 minuta këtu, të pres?

Nxënësi 5 – Ja ta marr në telefon (flet në telefon).

Nxënësi 5 – S’kam sot (më tha)./TCH

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Show vulgar me Anti-KÇK-në/ Qytetari i nxjerr të palarat policisë: Deri tani vadisnit parcelat me hashash?!

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministi Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili denoncon “shown” e qeverisë sipas tij, me Anti-KÇK-në.

Përmes mesazhit dërguar ish Kryeministrit, ai i bën disa pyetje edhe krerëve të Policisë dhe jo vetëm.

“Policia e shtetit ngrihet në këmbë! Pse shtrirë ka qënë deri tani?! Apo ka qënë në gjumë ?! Apo ishte e zënë duke vaditur parcellat me hashash?!

LEXO EDHE:  Drogë e madhe në shtratin e lumit/Vlonjatët “lënë pa fjalë” policinë, çfarë u zbulua (Video)

LEXO EDHE:  Drogë drejt Greqisë/Kapet trafikanti shqiptar (Emri)

Pse duhet të paguajmë militantët e rilindjes socjaliste me uniforma policie që të ndjekin mbrapa makinat lluksoze, kur këto automjete kanë marrë leje qarkullimi nga vetë institucjoni që drejtohet e komandohet nga qeverria e Ramës?

Nje shou vulgar per te mbushur xhepat!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Dalin fotot e llotos së hapur përballë Ministrisë së Mbrojtjes/ Policia e mbyll dy orë kur vjen kontrolli”

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, thotë se bixhozi po lulëzon.

Ndonëse qeveria i ka mbyllur të gjitha llotot dhe lojërat e fatit dhe i ka ndaluar me ligj, në mesazhin e  publikuar nga Berisha thuhet se përballë Ministrisë së Mbrojtjes është një dyqan llotosh.

Më tej, ngrihen akuzat se në momentin kur do të vijë kontrolli, policia e mbyll dyqanin për rreth dy orë.

“Edi Rama ka thënë që janë të gjitha bixhozet e mbyllura, por unë do të dërgoj disa foto që të të them ty që në policinë e Lleshajt janë të gjithë të korruptuar. Si ka mundësi që një lokal përballë me Ministrinë e Mbrojtjes është hapur me lloto dhe kompjutera dhe policia e Lleshajt në momentin që do ti vijnë për kontroll i mbyll 2 orë dhe i hap prap”, thuhet në mesazh, ndërsa ish-kryeministri ka publikuar edhe fotot e llotos së hapur./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Dy mësues humbën jetën në aksident/ Berisha dënon qëndrimin përçmues nga qeveria

Publikuar

-

Nga

Një aksident tragjik më pasojë vdekjen e dy mësuesve ka ndodhur dje në Memaliaj.

Mësuesit që humbën jetën ishin duke u kthyer nga shkolla në fshatin Krahës të Tepelenë, me një makinë tip “Benz”, por mjeti ka rënë në greminë, duke shkaktuar vdekjen e 2 prej tyre ndërsa dy të tjerë mbetën e të plagosur.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili teksa shpreh ngushëllimet për humbjen e tyre, denoncon dhe mungesën e transportit për arsimtarët.

“Shpreh dhimbje per vdekjen aksidentale te dy mesuesve dje ne Tepelene
Lexoni mesazhin e tij!

Duke shprehur ngushellimet me te ndjera familjareve te te dy mesuesve qe humben jeten dje ne aksident rrugor por dhe denoj me ashpersine me te madhe qendrimin perçmues qe mbahet ndaj mesuesve, nxenesve dhe sistemit arsimor ne teresi nga narkoshtetit ne Shqiperi! sb

Pershendetje I nderuar doktor!marr shkas nga ngjarja e djeshme ku humben jeten dy mesues per shkak te kesaj qeverie te babezitur ku mesuesit paguhen akoma me rritjen qe keni bere ju kur ishit ne pushtet,Zyra Arsimore duhet të mundësojë transportin e mësuesve dhe nxënësve me furgon ose autobus, por kjo çështje është lënë prej vitesh në harresë. E njëjta problematikë është në gjith të vendit, ku tenderët për transportin janë ndër aferat kurruptive kryesore të zyrave arsimore dhe institucionet heshtin përballë këtij abuzimi që sot mori 2 jetë njerëzish. Shumë mësues janë të detyruar të japin mësim në zona të thella malore larg shtëpive dhe Zyrat Arsimore i detyrojnë të shkojnë me makinat private. Fondet e parashikuara për transportin e mësuesve vidhen sistematikisht dhe hetimet nuk finalizohen asnjëherë as nga organet ligjzbatuese”,jane shume mesues qe ndyshojne vendbanimin thjesht per te perfituar transportin ne menyre te padrejte faleminderit publikoje ta marre vesh i gjith populli se ca qeverie naziste qe kemi.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE