Connect with Us

Denoncimi i “Fiks Fare”/ Seks në derën e shkollës, kodet për favore seksuale…

Denoncim

Denoncimi i “Fiks Fare”/ Seks në derën e shkollës, kodet për favore seksuale…

Publikuar

-

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi me zë dhe figurë një skandal brenda dhe afër një shkolle në Kamzë. Një ish-nxënës i shkollës së mesme “Ibrahim Rugova” denoncoi se në lokalet ngjitur me gjimnazin ushtrohet prostitucion. Ndërkohë, brenda shkollës shitet lirshëm lëndë narkotike. Brenda dy ditësh, emisioni investigativ dokumentoi se shumica e lokaleve ngjitur me këtë shkollë ushtrojnë prostitucion.

Madje, afër gjimnazit janë edhe disa hotele për favoret seksuale. Në këto lokale dhe hotele shkojnë edhe nxënës të kësaj shkolle, ku për këto favore ka edhe një kod; dua një respekt! Nga ana tjetër, në afërsi të gjimnazit, por edhe brenda tij, shitet lëndë narkotike. “Fiks Fare” faktoi se në këtë zonë operojnë disa grupe shpërndarësish, duke vënë në rrezik të miturit dhe adoleshentët që mësojnë në këtë shkollë.

“Dua një respekt”, kodet për favore seksuale

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua një nxënës i kësaj shkolle, i cili sapo ka mbaruar gjimnazin. Ai denoncoi se në disa lokale afër shkollës “Ibrahim Rugova” ushtrohet prostitucion. Sipas tij, lokali i parë është 50 metra, i dyti 100 metra. “Aty shkojnë nxënës 15, 16 vjeç, ata që janë në shkollë. Në këto lokale rrinë disa pleq, sa për mos të rënë në sy që është lokal femrash. Pronarët i japin raki falas pleqve. Te lokali i parë është një femër që e administron, nuk kuptohet dot kush është pronari. Te lokali tjetër, klientët shkojnë atje për të bërë porosinë dhe më pas shkojnë në një hotel të fshehtë. Te lokali i parë mbajnë vetëm kameriere femra, të vijnë te tavolina, të kërkojnë çfarë do të pish. Të fërkojnë nga kofshët. Unë nëse s’dua të pi gjë, i them ‘DUA NJË RESPEKT’. Kodi është dua respekt” thotë denoncuesi. Ai pohon se pazaret i bën kamarierja.

“Njëri lokal ka 6 a 7 tavolina, janë të zëna me pleq, që mund të paguajnë ndonjë pije. Lokali i parë e ka hotelin të palicensuar, shumë afër shkollës. Te ajo zonë, ku janë këto lokale, krahas gjimnazit është edhe një shkollë profesionale, dy shkolla të tjera dhe një gjimnaz. Pikërisht midis dy shkollave ushtrohet prostitucioni. Në këtë zonë janë shkolla Profesionale e Kamzës, Kamza e Re dhe gjimnazi Ibrahim Rugova. Nëse shkoj, mjafton me këtë kod dhe direkt më ofrohet një shërbim seksual” thotë ai. Ish-nxënësi pohon se në këto vende iu ofrohet shërbimi seksual edhe nxënësve të shkollës, nën 18 vjeç.

“Ka punuar e shkreta gjithë ditën në shtet”

Pas denoncimit, bashkëpunëtori i “Fiks Fare” shkon në këto lokale të njohura për nxënësit e shkollave në Kamzë. Ai shkon në një lokal përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova”. Bisedon me një vajzë dhe i kërkon favore seksuale. Ajo i thotë se sot s’mundet, se nuk është mirë. “Hajde nesër” i thotë. Ulet në një tavolinë tjetër, ku është sërish një vajzë. I thotë “dua një respekt nga ty”, dhe ajo i përgjigjet se “nesër, tu pa tu bë!”. Djali shkon në një lokal tjetër, sërish ngjitur me gjimnazin dhe bisedon me “pronaren”. Ajo i thotë ke atë pukjanen, ndërsa djali i pohon se “ajo nuk ishte në terezi”. Pronarja e pyet edhe njëherë se ça kishte, ndërsa ai i thotë se ishte duke lënë punën. Ajo i përgjigjet se “ka punuar gjithë ditën në shtet, gjithë ditën” dhe bën me shenje gishtin e mesit. Ajo i thotë se me I.. ke folur, po do 50 mijë lekë, po nuk vjen këtu, po te vendi. I jep nr e telefonit të I. Ajo i thotë se nesër ta qit ajo.

Të nesërmen, djali shkon sërish në lokal dhe kërkon banakieren, të cilës i thotë “dua respekt”. Pret disa kohë dhe bisedon me klientët, pikërisht me ata që qeras lokali. Njëri prej tyre i thotë se me B. do shkosh. “Ti si karkalec do të… B…, ajo është si balenë” i thotë. Pas disa minutash takon B, dhe shkojnë në një godinë afër gjimnazit, që shërben si edhe hotel. Te porta është një djalë që e pyet nëse është apo jo me pagesë. Më pas i jep 5000 lekë dhe ngjitet në dhomë. Gruas i jep 10 mijë lekë të vjetra dhe ajo i thotë se bën më shumë. “Unë me 10 mijë lekë nuk …” i thotë ajo, ndërsa i kërkon edhe 5 mijë lekë të tjera. Djali e pyet nëse mund të sjellë edhe një shok, që është në gjimnaz, që s’ka mbushur 18 vjeç. Ajo i thotë po me 30 mijë lekë. “Unë do ta mësoj” i thotë në fund.

Ndërkohë, në një rast tjetër, djali bisedon përballë gjimnazit me një tjetër vajzë që ushtron prostitucion në zonë. Ajo i thotë nëse është ende në shkollë, apo e ka mbaruar. Ai i thotë se po, ndërsa ajo i thotë a ke shtëpi a jo. I thotë se “sa të pi kafe me shoqet dhe do të vij, hajde më bëj një ofertë telefoni”. Më pas bisedojnë dhe qytetari i thotë se “ik pi kafe” dhe më pas do të jap 10 mijë lekë. Ajo i kërkon “15 mijë lekë”.

 

***


Dita 1

 

Djali – Ku je mo shpirti?

Vajza 1 – Ça bone?

Djali – Mirë.

Vajza 1 – A je mirë?

Djali – Mirë. I thuaj asaj mund të vish pak këtu të flas diçka me të. Ajo.

Vajza 1 – Thirre vetë, hajde brënda.

Djali – Ti sa e ka pazarin me ma dhënë mua?!

Vajza 2 – Nuk, nuk jam në terezi për zotin, jam pa qejf.

Djali – Nesër?

LEXO EDHE:  Skandal/ Ja si ndëshkohet i sëmuri me kancer

Vajza 2 – Nesër shofim, po sot…

Djali – Si kalove? Mund të ulem pak?

Vajza 3 – Mund të ulesh. Ulu.

Djali – Doja një respekt nga ti.

Vajza 3 – Ëë?

Djali – Doja një respekt nga ti.

Vajza 3 – Ëë, jo sss’mundem.

Kamarierja – A do pish diçka?

Djali – Jo dua respekt.

Kamarierja – A mendova…

Djali – Nesër?!

Kamarierja – Nesër kismet, tu pa tu bo!

***

SHKON NË NJË LOKAL TJETËR…

 

Djali – Si të kam?

Sekserja – Hë mo ku ishe.

Djali – Hajde njëherë, hajde.

Sekserja – A ishe në shishe!

Djali – A do me pi ndonjë gjë a jo.

Sekserja – … sa kam ardhur prej spitali.

Djali – Pse ça ke?

Sekserja – jam sëmunë.

Djali – Kena ndonjë këtu ne?

Sekserja – O… ishte këtu, ju s’keni qenë.

Djali – Merre B… në telefon, të flas pak me të.

Sekserja – Po ke atë pukjanen.

Djali – Ajo pukjanja s’ishte në terezi.

Sekserja – Ça kishte?

Djali – Ëë?

Sekserja – Ça kishte ajo, ishte sëmurë?

Djali – Ishte në, tu e lënë punën dhe ishte keq fare.

Sekserja – Ëë, ka punuar gjithë ditën! Punë shteti! Gjithë ditën.

Djali – Ke nga një me nga shoqëru këtu?

Sekserja – O… ishte me … këtu. E…?

Djali – Cila E…?

Sekserja – Do 50 mijë lekë!

Djali – 50 mijë lekë?

Sekserja – Ëëë.

Djali – Thirre këtu ta bëj muhabet me të.

Sekserja – Nuk vjen këtu ajo, shkon…

Djali – Për mubahet!

Sekserja – Merre në telefon.

Djali – Shkruaje numrin e telefonit (i jep nr e telefonit). Si e ka emrin?

Sekserja – E…

Djali – A po fol ti me të? Neser i thuaj!

Sekserja – Nesër?

Djali – Po.

Sekserja – Po nesër kismet. Nesër? Unë thashë se e doje për sonte! Nesër ta qis unë. Ta qis unë nesër .

Djali – Ma qit ti nesër?

Sekserja – Po.

Djali – Sa lekë do kjo, 50 mijë lekë?

Sekserja – Mos bërrtit.

 

***

 

Dita 2

 

Djali – Respekt dua unë!

Kamarierja – Ëë?

Djali – Respekt, si gjithmonë.

 

(Në lokal vijnë vajza të reja. Në tavolina qëndrojnë disa të moshuar)

 

Djali – Hajde, hajde se nuk du me pi.

Kamarierja – Çfarë do me pi?

Djali – Nuk du me pi jo! Du B…

I moshuari – Nga je tu shku ti, hajde prapë (i drejtohet vajzës së re). Hajde moj se ka njerëz.

Djali – O V…, një sekondë.

V… – Po.

Djali – A ma jep numrin e B…

I moshuari – Ti do me … B…?

Djali – Po.

I moshuari – Do me … B… sot?

Djali – Po.

I moshuari – Gjithë asaj balene ti hipësh ti ore? Ti si karkalec ore, ça ti bësh asaj?

V… – 7, 7, 7…

Djali – Tre 7-ta…

V… – 10. (Telefonon B…) Më mori mua në telefon, mos i thuaj ta kam dhënë unë numrin…

Djali – Në rregull.

 

***

 

BISEDË ME NJË TJETËR VAJZË PARA GJIMNAZIT…

 

Djali – Si kalove? Sa është dita?

Vajza – Po shkoj të pi një kafe me shoqet.

Djali – Sa lekë dot?

Vajza – 1500 bën oferta!

Djali – S’kam terezi ofertash sot, unë të jap 20 mijë lekëshin, 30, 50 mijë lekë.

Vajza – Sa të pi kafe me shoqet do … Po ti ça po bën këtu?

Djali – Një puthje të vogël.

Vajza – S’je në shkollë?

Djali – Jo, unë nuk jam nxënës shkolle.

Vajza – Ashtu?

Djali – E kam mbaruar gjimnazin.

Vajza – A ke shtëpi ti?

Djali – Shko pi kafe do të marr në telefon. Të jap 12 mijë lekë.

Vajza – Ok!

 

***

 

SHKON NË NJË HOTEL, SËRISH NË AFËRSI TË GJIMNAZIT

 

Djali – 10 mijë lekë ëë?

Prostituta – Ta bëj kështu… Kjo V…

Djali – Për zotin, nëse i kam dhënë 500 lekë, e qerasa me një…

Sportelisti – … dhe pagesën?!

Djali – Hec se erdha (paguan lekët e hotelit).

Prostituta – E dua dhe nesër.

Sportelisti – Nesër je lart ti…

Prostituta – O me banjo me të gjitha (dhoma e hotelit).

Djali – Lekët para ëë?

Prostituta – Kush ta dha numrin? V… ta ka dhënë! Hë se ja kallzoj V… (për kaq pak lekë). Unë me 10 mijë lekë nuk … Mirë, mirë me 15 mijë.

Djali – Jo, jo s’kam.

 

Djali – Ta bie një shok nesër unë?

Prostituta – Ëëë?

Djali – 30 mijë lekë do ta bie.

Prostituta – Mirë, ma bjer.

Djali – 30 mijë lekë?

Prostituta – Të rri dy orë me të.

Djali – 30 mijë lekë?

Prostituta – Po, po do ta mësoj unë ama.

Djali – Ai çuni është 17 vjeç.

Prostituta – Mirë, mirë se e mësoj unë.

Djali – 16 a 17 vjeç, se di sa është.

Prostituta – Nësër ma bjer mua atë, t’ja bëj qejfin, të kënaqet ai t’ja bëjë Zoti hallall. A do me e pru direkt ti, ta bjesh këtu te dera, vij unë te dera. Dakort?

Djali – Në rregull!

Prostituta – Mos me e pa as te lokali mos me e çue.

Djali – Në rregull.

***

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Letra e biznesmenit në ambasadën e SHBA-ve/ Ben Blushi kërkoi 2 apartamente për deklaratën e pasurisë, tani po më grabit me gjykatë pronat

Publikuar

-

Nga

Letra e biznesmenit në ambasadën e SHBA-ve/ Ben Blushi kërkoi 2 apartamente për deklaratën e pasurisë, tani po më grabit me gjykatë pronat

Letra e biznesmenit Andon Dhima drejtuar ambasadës së SHBA-ve në Tiranë nuk është e vetmja. CNA.al do sjellë edhe të tjera materiale ekskluzive për raste denoncimesh ndaj ish-deputetit të PS, ish-kreut të LIBRA, Ben Blushi.

Dje CNA.al solli pjesën e parë të denoncimit të biznesmenit Dhima ndaj Ben BLushit, pjesën sesi u bë vjehrri i tij, Abaz Brati me një gjyq dhe shumë formal pronar i një pasurie miliona dollarë.

Sot po sjellim vazhdimin e letrës ku flitet qartë se Ben Blushi po kërkon t’i grabisë pjesë të tjera të pronësisë, Andon Dhimës duke shfrytëzuar gjykatat, megjithëse sipërfaqet e përfituara dhe ndarja sipas ekspertëve flet për kthim të pasurisë dhe jo pjesë të tjera shtesë.

Në letrën drejtuar ambasasës së SHBA-së Andon Dhima shkruan më tej se “Pas përfundimit të objektit të mësipërm Z. Blushi më kërkon që t’i transferoj 2 apartamente më shumë, të cilat i duheshin (sipas thënieve të tij), për rakordimin e pasurive në kuadër të plotësimit të deklaratës vjetore të të ardhurave si deputet në vitin 2013. Në atë kohë Z.Blushi më konfirmoi verbalisht se do të mi rikthente këto pasuri menjëherë pas deklarimit, por ende sot këto 2 apartamente nuk më janë rikthyer”.

Në letrën e tij biznesmeni Dhima sqaron se “Më datë 16.01.2019 Znj. Nazmie Brati, bashkëshortja e të ndjerit Z. Abas Brari dhe njëkohësisht vjehrra e Z. Ben Blushi, më ka paditur në Gjykatën e Rrethit Gjyqsor Tiranë, duke kërkuar më shumë sipërfaqe ndërtimore në objektin e sipërpërmendur, nga ajo çfarë kishin përfituar deri në atë moment. Konkretisht, në këtë process kërkohet një siperfaqe ndërtimore shtesë prej 562.3m2, të ndara në njësi tretare dhe garazhe, vlera e të cilave shkon rreth 650.000 (Gjatëqind e pesëdhejtë mijë euro). Në kuadër të procesit gjyqsor, është marrë dhe njëmase për sigurimin e padisë së znj. Brati, nëpërmjet të cilës gjykata ka bllokuar 10 pasuri të paluajtshme (njësi dhe garzhe) në pronësinë time, deri nëpërfundimin e gjykimit të kësaj çështje. (bashkëlidhur kërkesëpadisa e Znj. Brati dhe Vendimi i Gjykatës nr.5421 datë 17.07.2019)
Kjo çështje aktualisht po gjykohet nga gjyqtarja e Rrethit Gjyqsor Tiranë, Znj. Teuta Hoxha, gjykimi cili do të vijohet nga një trup gjykues i kryesuar nga Znj. Hoxha. në moskthimin e 2 apartamenteve nga Z.Blushi , si dhe me qëllim përfitimin në mënyrë të pajustifikuar të pasurive të tjera . Gjithashtu, nisur nga realiteti në të cilin jetojmë, kam dyshimin e arsyeshëm të mendoj për mundësinë e ndërhyrjes dhe ndikimit të Z.Ben Blushi tek gjyqtarët që do të gjykojnë këtë çështje, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, në mënyrë që të vendosin në favor të vjehrrës së Z.Blushi”, shkruhet në letrën që biznesmeni Andon Dhima i ka drejtuar Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë./CNA.al

Vijon…

Ekskluzive-Letra për Ambasadën amerikane/ Ben Blushi bëri vjehrrin pronar në pasuri miliona dollarë

Ekskluzive-Zbulohen të tjera dokumente/ Si gënjeu Ben Blushi për pronën 500 milionëshe, vjehrri e nxjerr “zbuluar”

Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë



Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe

CNA.al paralajmëron skandalin e radhës/ Kush e ka këtë pallat Zoti Blushi?

Një përgjigje që mos “çmendet” Ben Blushi/ Miliardat e tij, të vjehrrit dhe akuzat që po trondisin mediat dhe politikën

Baxhanaku i Blushit në Gjykatën e Lartë/ Pjesë e pasurisë 5 milion dollarë?!

“Sheiku” i mediave/ Të gjitha miliardat dhe skandalet e Ben Blushit

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Prag katastrofe”/ Berisha: Në spitalet Covid janë 270 pacientë

Publikuar

-

Nga

"Prag katastrofe"/ Berisha: Në spitalet Covid janë 270 pacientë

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar raportimit të gazetarit Erjon Skendaj, për numrin e lartë të pacientëve të shtruar, denoncon qeverinë për keqmenaxhim të situatës epidemike dhe për fshehje informacioni. Në rrjetet sociale, Berisha shkruan e Qeveria ka dështuar, ndërsa ngre alarmin për prag kolapsi.

“Jane 270 te sëmure me covid 19 ne spitale dhe jo 124! Dështim total i kryepidemiologut xhahil me Covid19! Mashtrime, mashtrime, mashtrime!! Gjendje prag katastrofe!

Gazetari denoncon me guxim genjeshtrat e perditshme te Edvin Hajdutit nepermjet zedhenesve te tij per rastet e reja me covid 19, vdekjet dhe numrin e te shtruarve ne spital dhe kushtet tejet te renda ne spitalet e braktisura nga Edvin Hajduti dhe narkoqeveria.

Denoj me ashpersi qendrimin e papergjegjshem te Edvin Hajdutit qe po ju kushton jeten dhe shendetin qindra e qindra shqiptareve”, shkruan Berisha i cili më tej e vijon komentin, bazuar tek informacioni që dha Skëndaj.

Lexoni raportimin e gazetarit direkt nga spitali.

Gazetari plas ‘bombën’ live: Ministria gënjen, janë 270 të shtruar. Spitalet të tejmbushura, pacientët nuk ushqehen dhe higjienizohen.

Teksa po raportonte përpara spitalit “Shefqet Ndroqi”, gazetari Erjon Skëndaj, ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka heshur akuza të rënda ndaj ministres së Shëndrtësisë.



Sipas gazetarit Skëndaj, shifrat e raportuara nga ministria e Shëndetësisë, lidhur me pacientët e shtruar në të dyja spitalet Covid, nuk janë të vërteta pasi sipas tij aktualisht janë më shumë se dyfish i atyre të raportuara, duke theksuar se në spitale janë 270 qytetarë dhe jo 124 siç u tha sot në raportimin zyrtar.

Gjithashtu Skëndaj ka theksuar se kapacitetet në të dyja spitalet po ezaurohen, ndërsa shtoi se pacientët nuk po marrin shërbimin e duhur, pasi sipas tij nuk ka personel për t’i ushqyer dhe higjenizuar.

LEXO EDHE:  Shkatërrohet një bazë prostitucioni në Elbasan, në pranga 3 femra

LEXO EDHE:  Këshillat për seks që nuk duhet t’i humbisni

“270 të shtruar në të dyja spitalet Covid dhe jo aq sa thotë ministria e Shëndetësisë. Ministria kur thotë atë shifër i referohet vetëm personave që kanë rezultuar pozitiv.

Nuk tregohet realiteti. Në spitalin ku jam une janë 7 të intubuar dhe jo vetëm 4. Shifrat që jep ministria nuk janë të vërteta. Po ezaurohen kapacitete në të dyja spitalet. Janë 50 vende të lira në të dyja spitalet.

Statusi i Berishës në rrjetet sociale

Ministria ka deklaruar se i ka gati kapacitetet për ato paciente në prag të shërimit, kjo do të zbrazte spitalet që po kalojnë një ngarkesë të madhe.
Ministria ka raportuar se ka gati personelin, madje disa ditë më parë ka prezantuar personelin. Madje tha se po trajnoheshin mjekë dhe infermiere. Vetë ministria e ka pohuar me të madhe se ne i kemi kapacitetet, njerëzore, godina apo shtretër.
Dy spitalet Covid në fakt po vuajnë. Por sipas ministrisë kanë 124 paciente. Apeli i drejpërdrejtë i vete pacienteve eshte fakti se ka një numër relativisht të vogël të infermierëve në raport me pacientët. Higjienizimi i pacientëve, ushqimi i tyre, nuk po behet. Apeli është për të patur ndihmës infermier, sepse nuk ka kush kudjeset për të sëmurët.

Vetë kapacitetet e reanimacionit ku janë vendosur 13 pacientë është për 8. Stafi mjekësor që ka shërbyer për më shumë se një javë është vetëm një klinikë mjekësore. Klinika tjetër do të fillojë nesër. Puna do ndahet përgjysëm se do të vijnë mjekët e tjerë që kanë qenë pushim.Te senatoriumi është përqendruar vëmendja pasi është një prej zonave më delikate me fluksin më të madh…”, tha ai. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Ylli Ndroqi dhe lidhjet me elementët terroristë ndërkombëtarë

Publikuar

-

Nga

Deklarata e fortë e Mero Bazes: Ylli Ndroqi trafikant droge i keqpërdorur nga politika

Trafiku i drogës në Turqi dhe influenca e Ndroqit tek ortakët e vjetër. Çfarë paralajmëruan gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala para një viti për biznesmenin me dy emra

Investigimi i CNA.al i viteve më parë lidhur me të shkuarën e Ylli Ndroqit, teksa SPAK i sekuestronte 26 pasuri, nxori në pah lidhjet e tij të errëta me botën e krimit.

Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) arriti të depërtonte në tregun shqiptar si një biznesmen i mbrojtur falë mbështetjes së fortë politike dhe hapjes së një televizioni që e përdori si mburojë për vite me radhë.

Në fakt, hetimi disa-mujor i SPAK provoi atë që denoncohej për Ndroqin, ku pasuritë e tij u vunë me para të pista, nga trafiku drogës.

Drogë dhe terroristë

Disa emra shfaqen si bashkëpunëtorë trafikantë në vitin e largët 1998. Mes ish-trafikantëve, Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Turgut (Yunus) që u kapën në Turqi me 30.5 kg heroinë, bashkë me Ylli Ndroqin, Abduselam Turgut mbeti mik për kokë me presidentin e “Ora News”.

Abdulselam Turgut

Kjo pasi influenca e Ndoqit ishte e jashtëzakonshme edhe në vitin 2011 kur turku, i cili kërkohej me ngulm nga Gjermania u la për 40 ditë në arrest shtëpiak nga Gjykata shqiptare me një vendim të dyshimtë të Gjin Gjonit, vendim i cili më pas i dha lirinë.

Por, nëse Ndroqi arrinte të kamuflohej me sukses me mënyrat dhe manitë e tij për të marrë tituj konsujsh në familje e për t’iu shmangur kontrolleve policore, ishte sërish jo më trafikanti, por terroristi Turgut, që doli në publik sërish.

Ishte vetë turku i cili u zbulua në një komplot me celula terroriste iraniane për të kryer sulme terroriste në Shqipëri në ditën e Sulltan Nevruzit.

Ylli Ndroqi dhe Abdulselam Turgut (Yunus) janë arrestuar bashkë në trafikun e drogës prej më shumë se dy dekadave më parë, ndërsa ranë në rrjetën e drejtësisë turke. Pavarësisht arrestimit dhe dënimit, Ylli Ndroqi nuk i është ndarë trafikut të drogës. Në njoftimin e SPAK të 3 gushtit 2020, thuhet se “Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol ka përcjellë të dhëna për aktivitetin kriminal të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), të siguruara nga Interpol Roma/Itali.

Autoritetet italiane kanë konfirmuar se në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu), është referuar tek Autoritetet Gjyqësore në përfundim të operacionit ″BAKLLAVA″, si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë”.

Kujtojmë se edhe gazetarët Klodiana Lala e Artan Hoxha, ishin ata që  hodhën në publik faktet e para.

Klodiana Lala gati një vit më parë shkruante për një biznesmen me dy emra që kishte ndërhyrë në këtë vendim.

“Adbulselam Turgut u lirua vite më parë nga Gjykata e Apelit me masën e arrestit shtëpiak, në një kohë që në Shqipëri nuk kishte adresë. Lirinë ja mundësuan miqtë e tij shqiptarë që paguan miliona. Dosja e tij në Policinë e Shtetit u rihap dy vite më parë dhe një portal shkroi për disa detaje. Për këtë shkak u pezullua nga puna edhe një oficere, me dyshimin se zbuloi të dhëna sekrete. Në fakt, nuk ishte ajo që e nxori sekretin. Atë gjë e bëri dikush tjetër. Zhurma u shua shpejt, sepse mesa kuptova sërish ai bosi me dy emra veproi në mënyrën e tij. Tani ky trafikanti na rezulton i përfshirë me rrjet terrori. Te Krimet e Rënda ka një dosje të hershme për këtë. Pyetja është: A po hetohet biznesmeni dhe lidhjet e tij me politikën?”, citonte gazetarja Klodiana Lala.

LEXO EDHE:  Shkatërrohet një bazë prostitucioni në Elbasan, në pranga 3 femra

LEXO EDHE:  Foto/ Qytetari “nxjerr zbuluar” dhe poshtëron Ramën  

Ndërsa Artan Hoxha, teksa jepte të dhëna për Turgut zbulonte ndër tjera si nisi hetimi për celulën e drogës në vitin 1998, përmes gjurmimit të një futbollisti me origjinë shqiptare, lajm të cilin e ka pasqyruar edhe gazeta  turke Hurriet, ndërsa i ka kushtuar në emisionin Xhungël dikur edhe një investigim ku prek anën tjetër kriminale, atë të terrorizmit islamik:

“Abdulselam Turgut ka qenë nën hetim për trafik droge për qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë. Historia nis që në vitin 1998. Gjatë një operacioni të policisë turke u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes. U ra në gjurmët e tyre duke u ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, i ikur herët, që u kap me 30 kg heroinë. U arrit të kapet një episod nga policia turke me 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore. Roni i Shijakut ka qenë i arrestuar në Shqipëri e Itali për trak heroine. Është i përfshirë në fushata elektorale të forcave politike në Shijak. Krimi nuk ka ngjyrë politike, ka marrë pjesë në fushata të ndryshme..”, deklaronte Hoxha.

Sot Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) edhe pse i zhveshur nga pushteti e pasuria, deklaron, madje dhe kërcënon se do shohim surpriza në vazhdim.

Por edhe pse kanë kaluar ditë nga nga vendimi i SPAK-ut, Ndroqi vetë dhe as mburoja e tij Ora News nuk po sqarojnë/rrëzojnë asnjë të dhënë për emrin Xhemail dhe miqësitë me trafikantët e terroristët. /CNA.al

 



 

 

 

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

Video-Zbulohet celulë terroriste në Shqipëri/ Ja nga kush drejtohet, si u parandalua sulmi

Koha që Ora-News të publikojë dosjen e drogës të trafikantit Xhemail Pasmaçiu

Reagon Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu)/ Unë e bëra kryemistër Ramën e kryetar bashkie Veliajn

Zbulohet lidhja e Ylli Ndroqit me bosin turk të drogës!/ Turgut i skeduar për terrorizëm, u lirua me firmën e Gjin Gjonit

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE