LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëmet nga tërmeti/ Paralajmëron Teliti: Konferenca e Donatorëve në Bruksel mund të dështojë

27 Janar 2020, 16:58, Politikë CNA
Dëmet nga tërmeti/ Paralajmëron Teliti: Konferenca e

Drejtorit i kabinetit në PD, Dorian Teliti, i ftuat në ABC News deklaroi se qeveria nuk ka akoma një bilanc final të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe kjo sipas tij mund të çojë edhe në dështimin e konferencës së Donatorëve me 17 shkurt në Bruksel.

?Nuk jemi vendi i parë që na bie tërmeti pasi dhe shumë vende të tjera e kanë përjetuar. Por ne na mungojnë vlerësimi i dëmeve. Akoma kryeministri, ministri dhe zv ministri nuk ka një vlerësim final vlerësimi.

Të përballesh me ngritjen e një strategjie që duhet të bëhet dhe duhet të jemi të lumtur që qeveria ka zgjedhur Bankën Botërore etj, por nuk ka sot një shifër flet në mënyrë të përgjithshme.

Por nuk është bërë asnjë vlerësim përfundimtar dhe në muajin shkurt kur kryeministri do gjendet  përballë pyetje të donatorëve se sa janë dëmet, dhe përgjigja mungon, kjo do të shënohet minus në hapjen e negociata dhe mendoj se konferenca me 17 shkurt për mendim tim do të dështojë dhe do të detyrohen që të bëhet një tjetër për të përcaktuar dëmet?, theksoi ai./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga