Connect with Us

“Asnjë shqiptar i prekur nga koronavirus”/ Ambasadori jonë raport të plotë nga Pekini

Lajme

“Asnjë shqiptar i prekur nga koronavirus”/ Ambasadori jonë raport të plotë nga Pekini

Publikuar

-

Ambasadori shqiptar në Pekin, Selim Belortaja ka shuar për herë të parë kureshtjen e shqiptarëve lidhur me të prekurit nga koronavirusi që ka shpërthyer në Kinë.

Belortaja bën me dije se Ministria e Jashtme e Kinës ka komunikuar sot zyrtarisht krerët e trupit diplomatik të vendit tonë, të cilëve i është kërkuar të ruajnë qetësinë dhe të evitojnë panikun, që e cilësojnë “më dëmprurës se sa vetë virusi”.

Sipas tij, virusi ende nuk dëshmohet plotësisht i kontrollueshëm dhe i trajtueshëm përderisa shifrat vazhdojnë ngjitjen.

Ambasadori bën me dije se deri më sot raportohen 2,823 raste të konfirmuara infeksioni, 5,794 raste të dyshuara 59 të shëruar dhe 81 humbje jetësh.

Më tej ai thotë se provinca e Hubeit me kryeqytet Wuhan ka numrin dërmues të rasteve, ndërsa Pekini ka 72 raste të konfirmuara, 2 të rikuperuar dhe një rast vdekje.

Belortaja deklaron se thuajse të gjitha provincat kanë raportuar raste dhe në shumicën prej tyre është shpallur gjendja e emergjencës së shkallës së parë, e nga ana tjetër përvec Kinës dhe disa vendeve të Azisë, virusi tashmë është shfaqur edhe në kontinente të tjera, përfshirë edhe Europën.

Fatmirësisht ambasadori njofton se asnjë shqiptar që ndodhet në Kinë nuk është prekur nga koronavirus dhe po mundohen të largojnë nga Kina një studente që ndodhet në Wuhan.

LEXO EDHE:  Lekë për gazetarët apo pronarët e televizioneve?

“Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë te përsërisim thirrjen për kujdes, shmangje udhëtimesh dhe respektim të udhëzimeve e rregullave. Kemi vetëm një studente në Wuhan të cilët po bëjmë çdo përpjekje ta nxjerrim sadoqë kjo kërkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore -edhe pse nga testi fillestar doli ok! 3 të tjerët, në dijeninë tonë janë larguar nga Wuhani dhe kanë mbërritur ose po mbërrijnë në atdhe! I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnë, punojnë ose thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mailin e ambasadës dhe raportojmë gjendjen dhe adresën. Ndjekim situatën dhe i raportojmë MEPJ. I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kesaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundesine te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh”, thekson ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ndahet nga jeta “Daja” i Cirkut, Kosta Papanikolla

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta "Daja" i Cirkut, Kosta Papanikolla

Është ndarë nga jeta një nga pionierët e Cirkut shqiptar, Kosta Papanikolla, i njohur me pseudonimin “Daja”.

Ai  i takon brezit të themeluesve të Cirkut në Shqipëri, ku hodhi themelet e këtij arti duke bërë për vete publikun shqiptar përmes shfaqjeve të shumta.

Papanikolla është shquar për nivel të lartë interpretimi të numrave akrobatikë, në zhanre të ndryshme të cirkut.



Me përvojën e tij ai dha një kontribut të madh  si mësues në Studion e parë të fëmijëve të ngritur në Cirk në vitet 1976-1980 duke  përgatitur një brez të rinj të talentuar në këtë lloj arti.

LEXO EDHE:  Gjithnjë e më shumë të rinj të prekur nga Coronavirusi

LEXO EDHE:  Lekë për gazetarët apo pronarët e televizioneve?

Madje në shfaqjen e parë “Shpërthime rinore” ai ishte udhëheqës artistik. Është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” i Klasit të parë dhe të dytë. Deri kur doli në pension ai ishte pjesëmarrës në të gjitha premierat e realizuara nga stafi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Pandemia, pesëfishohen importet e maskave të pëlhurës në janar-korrik/ Arrijnë mbi 4 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Maska është bërë sot një mjet i domosdoshëm që secili duhet ta mbajë me vete, për më tepër që është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Vetëm pak muaj më parë as që imagjinohej që në rrugë të shihje njerëz me maska, ose që në një dyqan ose supermarket të mos të të linin të hyje pa të.

Sot, shpenzimi për maskë është bërë i domosdoshëm, ndoshta si kafeja, pa të cilën shumëkush nuk e fillon sot ditën. Nëse nuk ke një maskë me vete, rrezikon mos të hysh në supermarketet e mëdha, ose në dyqane të tjera, apo zyra shteti e privati.

Nga kjo kërkesë ka lulëzuar një biznes i ri. Të dhënat nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur, pas kërkesës për informacion të “Monitor” se gjatë periudhës janar-korrik, importet e maskave të pëlhurës jo mjekësore arritën në 503 milionë lekë, ose mbi 4 milionë euro, duke u pesëfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më herët, importet e këtij produkti ishin pothuajse të papërfillshme.

Krahas importeve, edhe shumë fabrika tekstili, ose edhe këpucësh në vend i janë drejtuar qepjes së maskave, kryesisht me destinacion eksportin. Kompanitë u përshtatën me shpejtësi, duke kompensuar rënien e porosive për veshje të zakonshme me kalimin e një pjese të aktivitetit për prodhimin e maskave, duke shfrytëzuar kërkesën e lartë nga partnerët europianë.



LEXO EDHE:  Rritja e frikshme e rasteve të reja/ Ku “çalon” çështja e “shpërthimit” të Covid

Me pandeminë që nuk dihet se kur do t’i vijë fundi, kërkesa për maska duket se do të vazhdojë gjatë, duke e shndërruar në një biznes të qëndrueshëm e fitimprurës, pasi kosto e prodhimit të një maske është e ulët dhe vështirësia e punës për ta qepur një maske pëlhure jo mjekësore është minimale.

LEXO EDHE:  Lekë për gazetarët apo pronarët e televizioneve?

Një studim i fundit nga “Market Study Report” gjeti se deri në vitin 2026 tregu global i maskave do të arrijë në 21.2 miliardë dollarë, një shifër kjo që është gati dy herë sa Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë.

Tregu global i maskave të fytyrës pritet të regjistrojë rritjen të fortë deri në fund të vitit 2020. Shpërthimi i sëmundjeve infektive të rrugëve të frymëmarrjes si H1N1 dhe COVID-19 do të nxisin kërkesën për maska ​​për fytyrën midis punonjësve të vijës së parë të shëndetit, por edhe në popullatën e përgjithshme./Monitor

LEXO TE PLOTE

Lajme

Kthimi i pushuesve nga plazhi/ Policia bën “kërdinë” me gjoba dhe heqje patentash

Publikuar

-

Nga

Prej orës 16:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve që lëvizin në fundjavë dhe deri në këto momente nuk ka patur asnjë problematikë në asnjë aks rrugor.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformë në rrugë, por edhe të shërbimeve civile në patrullim, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë apo e parakalimeve të gabuara.

Në të gjitha akset rrugore nacionale janë duke monitoruar shpejtësinë 6 radarë. Deri në këto momente në akset Lezhë-Thumanë, Vlorë-Fier, Durrës-Tiranë dhe Lezhë-Morinë, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, në të gjitha akset rrugore nacionale, 154 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor.

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore, kanë konstatuar lëvizje të çrregullta në rrugë apo manovra të rrezikshme dhe kanë ndaluar 31 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.



Pas alkooltesteve ka rezultuar se 24 prej tyre drejtonin mjetet nën ndikimin e alkoolit, me masa alkooli që varionin nga 0.22 mg/l deri në 0.39 mg/l, 6 drejtues kanë rezultuar në kufijtë e lejueshëm deri në 0.19 mg/l, ndërsa një 30-vjeçar në Durrës është arrestuar nga Policia Rrugore, pasi drejtonte një motomjet në gjendje të dehur në masën 1.26 mg/l dhe në testin e dytë 1.30 mg/l.

LEXO EDHE:  Tre raste të reja me COVID në Fier/ Infektohen 2 mjekë

LEXO EDHE:  “Kam ndihmuar mjekët në Amerikë”/ Pipero: Mjekimi është i njëjtë si në Shqipëri

Po gjatë pasdites e deri në këto momente janë vendosur 99 masa për përdorim të celularit, 78 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 16 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Ndërkohë, nga Policia Rrugore e Durrësit, një drejtuesi mjeti i është bllokuar mjeti, pasi qarkullonte pa kontroll teknik dhe me 26 masa administrative të pashlyera.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, sinjalistikën orientuese dhe kufizuese, të mos kryejnë parakalime të gabuara duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, të zgjedhin dhe përdorin rrugë alternative në rast fluksi dhe të telefonojnë në 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, për ata drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit, duke u kthyer në rrezik për aksidente rrugore./CNA.al

LEXO TE PLOTE