Connect with Us

A po i vendosin gjobë biznesit, Thurja dhe Organizata Politike?

Politikë

A po i vendosin gjobë biznesit, Thurja dhe Organizata Politike?

Publikuar

-

Dje në Tiranë u bashkuan disa organizata neomarksiste me një formë nga më të neveritshmet dhe të pështirat të tranzicionit politik në Shqipëri. U bashkuan dy organizata, gjoja për të mbështetur minatorët dhe hallet e tyre por gjithçka ishte një gënjeshtër, fasada ishin minatorët qëllimet ishin shantazh, gjobë dhe politikë.

Së pari minatorët numëroheshin me gishtat e dorës në protestë, kauza e tyre mund të jetë e drejtë, por ajo keqpërdoret nga grupe neokomunistësh dhe neomarksishtës për gjoba dhe shantazh ndaj biznesit, apo me keq akoma për interesa korruptive të përplasjes midis bizneseve dhe lojë politike për të hyrë në skenë, këtë e tregojnë disa fakte.

                           Arlind Qorri

Në Bulqizë janë gati 40 koncesionarë, më mijëra minatorë, janë disa dhjetra galeri dhe komapni të cilat punonjë me kontarta koncesinare, por Arlind Qorri dhe Nisma Thurrje përmednin vetëm një, shkojnë vetëm tek një kompani, merren vetëm më 4 minatorë. Pse?

Çfarë ndodh me kompanitë e tjera? Çfarë ndodh me minatorët e 40 konçesionarëve? Pse nuk preotestohet për mijëra të tjerë? Këto janë detaje që na tregojnë se duke u pozicicionuar vetëm kundër një biznesi dhe vetëm kunder një emri, ka një qëllim dashakeq, pra ose përdoret për gjobë ndaj tij ose ngapalë të treta të interesuara për të dëmtuar konkurrentët në biznes, ose grupime të reja kërkojnë të hyjnë në politikë duke përdorur problemet dhe hallet e minatorëve. Kështu ka hyrë dhe Mjaft dikur, nuk është rasti i parë, mbetjet e tij po riktrhehen në skenë.

                                             Besian Pesha

Kur janë mbi 40 koncesione si ka mundësi që nuk përmenden koncesionarët e tjerë dhe firmat e lëshuara nga ministrat nga kryeministri nga ish-kryeministrat dhe ish-ministrat, pasi halli i Bulqizës nuk ka filluar sot por është një plagë që tërhiqet zvarrë prej shumë e shumë vitesh.
Në Bulqizë ka ndryshime nuk ka asnjë diskutim por ka dhe problem e plagë sociale, të cilat i dinë minatorët dhe banorët e zonës, nuk i di Arlind Qorri që jeton në mes të Tiranës, as ish drejtori i AKBN- Besjan Pesha, një i dënuar si hajdut.

Nisma Thurje dhe Organizata Politike,fshihen pas gishtit duke u marrë vetëm me një kompani të vetme dhe më seriozen në zonë, çka në fakt rrëzon atë që ata e quajnë kauz.
Nuk mund të jetë kauz Bulqiza me një kompani koncesinare, nuk mund të jetë kauz Bulqiza me një emër të vetëm dhe me 4 minatorë të keq përdorur nga Qorri, por të paguar me miliona lekë si minatorë.
Bulqiza mund te jëtë kauz me të gjithë minatorët me të gjithë koncesinarët dhe një kauz kundër qeverisë, kundër Edi Ramës të cilit Nisma Thurrje dhe Arlind Qorri kanë frikë t’ja zënë emrin në gojë, por i vërsulen një biznesi të vetëm.

Kjo është e vërteta e Bulqizës dhe e protestës së djeshme që ne e kemi parë me 4 minatorë në protestë, me Besjan Peshën e LSI-së dhe Mjaft-it në protestë, me Endri Shabanin e sponosorizuar për tu shkolluar nga Soros, një punonjës i Sooros dhe ish nënkryetar i AK-së të Kreshnik Spahiut apo edhe Organizata Politike neokomuniste e Arklind Qorrit. E pra, dje nuk pamë të vërtetën, por pamë një pseudo protestë për interesa okulte, faktet e tregojnë, ato më sipër janë tashmë të provuara që sulmohet një biznes i vetëm, që përdoren disa minatorë që nuk i përmendet emri kryeministrit dhe ministrave në vite përgjegjës që kanë bërë gjithë zallamahinë e Bulqizës, por çështja kanalizohet ndaj një emri.

LEXO EDHE:  A e di Mirush Kabashi që Besian Pesha është një super hajdut?
                                             Endri Shabani

E pra kjo është ajo që ka ndodhur dhe e shohin të gjithë, po e bëjnë këtë gjë për interesa korruptive dhe konkurence ose për ti vënë gjobë një biznesmeni. Nuk kanë hallin e minatorëve port ë hyjnë në politikë e të mbushin xhepat e tyre.
Kjo nuk ëhstë një çëhstje parimore, nuk është një çështje politike nuk është një çështje e minatorëve , ai është fakt që është një lëvizje me qëllime të tjera mjaft të pista.

Prandaj dhe minatorët nuk i janë bashkëngjitur protestës, ata e dinë dhe e shikojnë, prandaj dhe dje qytetarët e Tiranës e braktisën dhe nuk shkuan pas Arlind Qorrit dhe Besjan Peshës që kudo që ka future hundët kanë shkatërruar çdo protestë dhe ço lëvizje.

Kujtojmë këtu lëvizjen e studentëve në dhetorin e vititi 2018, prandaj dhe lëvizje të tilla braktisen, prandaj dhe qytetarët nuk shkojnë pas mëndjes së besjan Peshës dhe Arlind Qorrit sepse e shikojnë dhe e kuptojnë kush janë, cilat janë aktet e tyre dhe si ata po veprojnë.

Kjo është e gjitha e mbëhstetur në fakte dhe argument kokëfortë që qytetarët i prekin dhe i shohin çdo ditë sepse minatorët i njohin shumë mirë kush është Nisma Thurrje, kush është neokomunisti Arlind Qorri, kush është hajduti Besjan Pesha, kush është sorosiai Endri Shabani, dyshi i Kreshnik Spahiut e të gjithë më radhë të cilët dalin në publik duke na treguar se janë morlaistë dhë njerëzit e kundërsistemit për të drejtat e minatorëve porn ë fakt nuk janë asgjë tjetër, produktet e sistemit që kërkojnë të fusin kokën për të marrë pjesën e tyre në sistemin e ndërtuar nga kjo kastë politike ku këta shërbejnë si vegla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. stela

    27 Janar, 2020 at 2:45 pm

    CJANE KETA ARTIKUJ, DUKET QE ESHTE DORA E QEVERISE. MJAFTI ESHTE NE PUSHTET ME FORTE SE KURRE. SHUME SHPEJT DHE KRYEMINISTRIT DO TJA ZENE VENDIN

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e ardhshme në Serbi/ Meta thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar zhvillimet në Luginën e Preshevës, e në mënyrë të veçantë zhvillimet politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Meta bën thirrje në vijimësi për zgjidhjen në mënyrë demokratike të të gjitha çështjeve që shqetësojnë popullsinë shqiptare të Luginës dhe të gjithë shqiptarët në Serbi. Kreu i Shtetit e cilëson me rëndësi madhore pjesëmarrjen në zgjedhje, si në ato të përgjithshme, ashtu dhe në ato lokale.

Presidenti inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel lokal.

LEXO EDHE:  Heqja e tatimit për biznesin deri në 50 mln $/ Basha: Rama kopjoi programin e PD-së

LEXO EDHE:  Hetimi Tatimor rikthehet në zyrat e CNA.al

“Shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, bashkëpunimi i të gjithë subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi”, thekson Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Korrupsioni problemi kryesor për Shqipërinë”/ Basha ia hedh të gjithë fajin qeverisë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili konstatoi se korrupsioni është problemi kryesor që pengon investimet e huaja në Shqipëri.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha thotë se nuk është aspak surprizë ky konstatim.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë”, shkruan lideri i demokratëve, i cili bën përgjegjës qeverinë për pasojat e korrupsionit.

LEXO EDHE:  Foto-Gjobë se ke vënë rripin mbrapsht/ Kjo është policia që duam?

LEXO EDHE:  Ligji antiduhan, gjobiten nëntë lokale në Durrës

“I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”, thekson Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A ka opozitë përtej Bashës dhe Monës?!

Publikuar

-

Nga

Disa ditë më parë Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së tha në një qendrim të tijin publik se opozita duhej zgjeruar më tej, pra duhej zgjeruar me të gjithë faktorët opozitarë.Në të njëjëtën linjë kanë qenë edhe disa zëra kritikë të Lulzim Bashës, por menjëherë aleatët e Lulit, dje të provokuar nga një media e sponsorizuar nga Ilir Meta bënin be dhe luteshin për fe dhe atdhe se nuk do të largoheshin në një koalicion tjetër opozitar dhe se i vetmi do të ishte ai i Monës dhe i Lulit.

Çfarë ka ndodhur që kanë ndryshuar qendrim?

Asgjë! Janë po ata që ishin. Thjesht ata.

Në fakt i pari është Fatmir Mediu, më shumë se 20 vite kryetar i partisë Republikane dhe asnjëherë i zgjedhur direkt, gjithmonë nga listat e PD-së, ministri i Gërdecit kërkon të qendrojë sërish në listë pasi partia e tij tashmë ka vdekur, çështja e pronave nuk u zgjidh kur edhe pse ai ishte 8 vite në qeveri.
Mediu është një nga njerëzit që është përplasur ashpër me Bashën për djegien e mandateve, kërkon rikthimin në sistem dhe në parlament. Ai nuk ka asnjë profesion tjetër, jetën dhe të ardhmen e ka të varuar nga Luli që mesa duket po e mban peng pasi me Partinë Republikane dhe votat e tij, Mediu kurrë nuk do të hynte më në parlament.

I dyti që kërkon të ketë sërish koalicion me Lulin dhe të jetë pjesë e listave duket se është Nard Ndoka, ai aleati i Ei Ramë, i 21 Janarit pasi kujtojmë se ka qenë në krah të kryeministrit aktual. Nard Ndoka i memeve dhe Partisë Demokristiane që pretendon se merr shumë vota, ndoshta në Shkodër pretendon një mandat dhe mund t’i djegë disa vota të djathtës por, në fakt ka ardhur koha për të bërë një ligj elektoral me një prag të qartë që pastaj zhduk nga sistemi të tilla fenomene poltike si Nard Ndoka që shkëlqejnë duke mos pasur asgjë por janë demokratë dhe i përkasin PD që të qendrojnë aty, të luftojnë me vlera në të kundërt cirqet e Partive Demokristiane, aleanca me Nikoll Lesin, dëmtimi i PD për të bërë marrëveshje me Fatos Nanon si dikur në krah të Genc Pollos, tashmë Nard Ndoka duket një i dalë boje.

Shkojmë më tej tek Agron Duka, ish-ministër i socialistëve, sekretari i bujqësisë në PS që Rama e largoi dhe më pas ky i fundit gjeti zgjidhjen dhe bleu një parti, partinë Agrare e paprovuar në votime me Agronin kryetar. Ai ka

BASHA TAKIM ME ALEATET – Kryetari i PD, Lulzim Basha, ai i LZHK, Dashamir Shehi, i PAA, Agron Duka, i PDK, Nard Ndoka dhe ai i PR Fatmir Mediu,

pretendimin se kontrollon rreth 10 mijë vota në Durrës për shkak të bizeneseve të tij, nuk mundi të ngrite rezultatin në këtë qark. Ai nuk hyri deputët dhe mori minimumin historik prej 4 mandatesh. Agron Duka ka bërë një parti të re të paprovuar elektoralisht e cila ende nuk është votuar kurrë por, kërkon të rrijë në krah të Lulit dhe Monës për të marrë mandatin e tij më shumë sesa aq, vështirë do ta ketë.

Sigurisht ky është një nga rastet kur sistemi zgjedhor duhet të ketë pragje të forta politike, pragje të forta elektorale për të mos lejuar që njerëz aventurierë  për shkak të egoizmit dhe parave, të mund të jenë pengamarrja e politkës në vend, pasi ose duhet të jenë ata në lista ose rashë e vdiqa.

Kështu duhet të jetë njësoj për Dashamir Shehin i cili ka kandiduar me dhjetëra herë vetë dhe s’ ka fituar kurrë pas vitit 1997. Gjithmonë ka hyrë në listat e PD-së ose ka bërë spektakle si ai i LZHK-së në vitin 2009 ku doli me këpucë të kuqe.

LEXO EDHE:  Ligji antiduhan, gjobiten nëntë lokale në Durrës

LEXO EDHE:  Kujtesë Organizatës Politike/ Pse i duhen Shqipërisë filantropët humanistë

Vangjel Dulja, është shumë i sukseshëm morri PBDNJ me 70 mijë vota e ka katandisur se voton me as sekretarja e tij. Jo për bindje politike.

Këto që renditëm janë pak shumë pak se po vazhduam do dilte romani i skandaleve më i madh në botë.

Këta janë aleatët e opozitës të Lulzim Bashës dhe a mund të vazhdohet me këta?  Apo duhet të ketë një opozitë përtej Lulzim Bashës?

Kjo për disa arsye, së pari për këta aleatë që ka Lulzim Basha pa folur për LSI dhe Monika Kryemadhin sepse ndoshta ata më lart i kemi nxjerrë më shumë sesa duhet.
Ata janë yje që shkëlqejnë në qiell kur shikon LSI e Monikës, pa folur pastaj dhe pa analizuar Lulzim Bashën, skandalet, abuzimet në 15 vite në politikë, 3 herë ministër i përfshirë në skandale. Kryetar bashkie, kryetar opozite, pazarxhi, vegël dhe instrument i fëlliqur i kryeministrit.

Njeriu që së bashku me Edi Ramën kanë prishur të gjitha rregullat e lojrave politke në Shqipëri pasi e kthyen në Pazar personal. Luli i shiti demokratët thjesht dhe vetëm për pallatin e vjehrrit dhe tani për një tender 15 milionë dollarë, ndërsa aleatët bënë sikur s’panë dhe s’ dëgjuan thjesht se u futën në lista në vitin 2017 dhe të siguronin gati 100 milionë lekët të ardhura në 4 vitet e mandatit si deputet.
Prandaj ka ardhur koha të ketë një opozitë tjetër, një opozitë përtej Lulzim Bashës dhe përtej karagjozave politikë që nuk i voton askush.

Ndoshta emrat e kryetarëve të këtyre partive të vogla vlejnë vetë, por po të shikosh se çfarë kanë nga pas dhe ç’ mbjellin të vjen neveri. Prandaj është koha për të parë një opozitë të re, një opozitë të vërtetë përtej Lulzim Bashës, një opozitë të vërtetë kundër Edi Ramës, një opozitë me vota, me vlera dhe me parime. Një opozitë që u tregon shqiptarëve rrugën e të ardhmes, që u tregon shqiptarëve se nuk ka pazar me kryeministrin Rama qe nuk ka aleatë të cilat duan të jenë pjesë e listave të një partie më të madhe por garojnë me pragje elektorale dhe mbledhin vota me projkete, me ide dhe me programe konkrete, jo nga këta që vegjetojnë 30 vjet si shushunja duke pirë gjakun e partive të mëdha thjesht se mendojnë që përfaqësojnë diçka por në fakt janë hijena elektorale që vetëm dëm shkaktojnë.

Në fakt ata nuk përfaqësojnë asgjë, janë thjesht dhe vetëm mbetje të sistemit që do të pastrohen me kalimin e kohës, por 20 apo 30 vjet në Shqipëri ende nuk kanë mjaftuar, ata shkëlqejnë të gjithë bashkë me Lulin në krye të cilin e duan po aq të dobët po aq të paaftë, mjafton që ata t’i ketë në listë./CNA.al

LEXO TE PLOTE