Connect with Us

Vizita e Dritan Dajtit te dentisti në Tiranë/ 7 deputetë kërkojnë interpelancë me Gjonajn

Politikë

Vizita e Dritan Dajtit te dentisti në Tiranë/ 7 deputetë kërkojnë interpelancë me Gjonajn

Publikuar

-

7 deputetë të opozitës kanë kërkuar interpelancë me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj për situatën në burgje.

Kjo kërkesë vjen pas shkarkimit të Drejtorit e Policisë së Burgjeve dhe drejtorit të burgut të Peqinit ku vuan dënimin Dritan Dajti, i cili u shfaq disa ditë jashtë hekurave, duke marrë shërbime te një dentist.

Deputetët Lefter Maliqi, Artur Roshi, Andi Përmeti, Ramadan Gjuzi, Koçi Tahiri, Besnik Troplini dhe Suzana Topi kanë depozituar kërkesën në Kuvend, ku duan të dinë edhe për lirimet e të fortëve.

“Grupi i deputetëve kërkon sqarime mbi rastin i shkarkimit të jashtëligjshëm të drejtorit të Policisë së Burgjeve dhe drejtorit të IEVP-së Peqin , ku u konstatuan këto shkelje për këto masa ekstreme?

Lirimet, propozimet që janë kompetenca juaj, mbi ç’baza i keni bërë? I keni parë dosjet e tyre përpara se t’i emëronit apo t’i prezantonit?”, thuhet në kërkesë.

LEXO EDHE:  Ekstradimi i “financierit të Habiljave”/ Ja, cilët janë ministrat që akuzon deputeti demokrat

Gjithashtu  ata ngrejnë pikëpyetje për situatën dhe transferimet në burgj.

“Grupi i deputetëve kërkon sqarime mbi: Situatën e rënduar në burgje, lidhur me administratën dhe të burgosurit; Shkeljet e bëra gjatë emërimeve, lirimeve dhe transferimeve të drejtuesve të IEVP-ve. Mosrespektimi i të drejtave të të burgosurve gjatë lejeve dhe transferimit të tyre”, theksojnë deputetët./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lëvizjet e fundit të Bashës/ Patozi: Nuk mund ta gënjesh shqiptarin, duhet ballafaqim realist

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Pataozi shprehet i bindur se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk do të sjellë një produkt pozitiv në mbyllje të saj.
Patozi fajëson 2 forcat më të mëdha politike që sipas tij nuk kanë dëshirë që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike.

“Fakti që partitë kryesore janë ulur në tryezë për reformën zgjedhore është lajm i mirë, lajm i keq është që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë një produkt pozitiv, nuk do të prodhojë një rezultat që do të ndryshojë rendin e gjërave në Shqipëri dhe mënyrën se si shqiptarët votojnë. Ruajtja e statuskuosë që duket një qëllim i 2 partive kryesore është ogur i keq për zgjidhjen e krizës” thotë Patozi në një intervistë për Report Tv.

Por cili është mendimi i Patozit për fushatën më të fundit të kreut të PD, Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  Protestat e opozitës/ Gjonaj: Bëhen për të penguar reformën në drejtësi

LEXO EDHE:  Hetim për kryegjyqtarin/ Ministrja e Ramës kërkon “kokën” e Arben Zefit

“Unë sigurisht nuk paragjykoj, në rast se një udhëheqës politik përpiqet të kuptojë atë që do populli, është më mirë se sa të udhëheqësh një revolucion që nuk ndodh asnjëherë. Problem me Z. Basha është nuk jemi në vitin 2004. Shqipëria është një vend i vogël dhe udhëheqësat politikë janë gati zbuluar përpara publikut. Nuk mund ta gënjesh shqiptarin duke sjellë një performacnë tjetër nga ajo që ti je. Mendoj se vetëm një ballafaqim realist me qytetarët do të ishte në shërbim të një aksioni politik. Aktrimi, gjërat falso dhe akrobacitë mediatike nuk besoj se shërbejnë”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e ardhshme në Serbi/ Meta thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar zhvillimet në Luginën e Preshevës, e në mënyrë të veçantë zhvillimet politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Meta bën thirrje në vijimësi për zgjidhjen në mënyrë demokratike të të gjitha çështjeve që shqetësojnë popullsinë shqiptare të Luginës dhe të gjithë shqiptarët në Serbi. Kreu i Shtetit e cilëson me rëndësi madhore pjesëmarrjen në zgjedhje, si në ato të përgjithshme, ashtu dhe në ato lokale.

Presidenti inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel lokal.

LEXO EDHE:  A do ta hetojë kryeprokurorja Marku ministren Gjonaj?

LEXO EDHE:  Skandali/ Ish-Kryeprokurori Llalla sabotoi procesin e Vettingut

“Shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, bashkëpunimi i të gjithë subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi”, thekson Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Korrupsioni problemi kryesor për Shqipërinë”/ Basha ia hedh të gjithë fajin qeverisë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili konstatoi se korrupsioni është problemi kryesor që pengon investimet e huaja në Shqipëri.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha thotë se nuk është aspak surprizë ky konstatim.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë”, shkruan lideri i demokratëve, i cili bën përgjegjës qeverinë për pasojat e korrupsionit.

LEXO EDHE:  Ekstradimi i “financierit” të Habiljave në Itali/ Reagon Ministria e Drejtësisë

LEXO EDHE:  Ekstradimi i "financierit" të Habiljave në Itali/ Reagon Ministria e Drejtësisë

“I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”, thekson Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE