Connect with Us

Vdekja e dy foshnjeve në Berat/ Flet drejtoresha e spitalit

Lajme

Vdekja e dy foshnjeve në Berat/ Flet drejtoresha e spitalit

Publikuar

-

Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Beratit, Edlira Shkëmbi, ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë në këtë qytet, ku sot humbën jetën 2 foshnje 5 muajshe.

Sipas Shkëmbit dy foshnjet janë sjellë në spital nga prindërit e tyre, pa shenja jete dhe mjeku në këto kushte nuk ka pasur mundësi t’i japë ndihmë mjekësore.

“Ditën e sotme rreth orës 10.00 në shërbimin e Pediatrisë u paraqitën dy fëmijë binjakë (djem) të moshës 4 deri 5 muaj banues në lagjen Uznovë, shoqëruar nga nëna e tyre. Mjeku pediatër referon se fëmijët ishin të dy pa shenja vitale në momentin që kanë ardhur në spital dhe mund të kishin 1 orë që mund të kishin vdekur. Në këto kushte, mjeku thjesht ka konfirmuar vdekjen pa patur mundësi të jepte ndihmë mjekësore. Fëmijët nuk janë paraqitur më parë në spital për vizitë dhe nuk kemi informacion mbi historikun apo problematika për shëndetin e tyre. Fëmijët u transferuan në Morgun e Spitalit. Menjëherë u ftua mjekësia ligjore dhe policia për të gjetur shkakun e vdekjes”, tha drejtoresha e Spitalit të Beratit për TV “News 24”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Vdekja e shqiptarit në burgun e Francës/ Reagon Ministira e Jashtme

Publikuar

-

Nga

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me vdekjen e shqiptarit Mentor Rexha në burgun e qytetit Lorient në Francë.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se sipas autoriteteve të policisë franceze, shtetasi Mentor Rexha është vetëvrarë gjatë natës së 31 janarit 2020, por pas pretendimeve të familjarëve se e kanë vrarë kanë kërkuar informacion shtesë.

“Ditën e shtunë, datë 8 shkurt 2020, të afërmit mundën të vizitojnë trupin e të ndjerit. Gjatë kontaktit me Ambasadën shqiptare, ata shprehën dyshime lidhur me shkaqet e vdekjes së tij. Bazuar në këto pretendime, Ambasada shqiptare në Francë ka kërkuar informacion suplementar nga autoritetet franceze mbi ngjarjen dhe ka sugjeruar që paralelisht familja e të ndjerit të kontaktojë një avokat për ndjekjen e çështjes nga ana ligjore. Ambasada është në pritje të një informacioni zyrtar më të detajuar nga ana e autoriteteve policore dhe gjyqësore franceze, në lidhje me të gjitha pretendimet dhe dyshimet e ngritura nga të afërmit e shtetasit Mentor Rexha”, thuhet në njoftim.

Ministria thotë se për këtë ngjarje, Ambasada shqiptare në Francë është njoftuar nga të afërmit e të ndjerit ditën e diel, datë 2 shkurt 2020.

LEXO EDHE:  Bashkia Berat, tarifa stratosferike për qytetarët dhe biznesin

LEXO EDHE:  Lumi Osum del nga shtrati dhe vërshon drejt qytetit të Beratit

“Që nga ajo ditë e në vazhdim, shërbimi konsullor i Ambasadës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e tij, për të mundësuar vendosjen e kontakteve me qendrën penitenciare të Lorient, si dhe për të lehtësuar udhëtimin e njërit prej familjarëve të tij nga Italia në Francë. Ambasada shqiptare në Francë njofton se, që nga momenti i njohjes me ngjarjen, ka përcjellë nga afër çdo praktikë ligjore dhe ka qëndruar në kontakte të pandërprera me familjarët e shtetasit shqiptar, Mentor Rexha”. sqaron ministria./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

U prodhua në 2019-ën/ Në Portin e Durrësit do të mbërrijë Krociera “Spirit of Discovery”

Publikuar

-

Nga

Për herë të parë në Portin e Durrësit do të mbërrijë Krociera M/V “Spirit of Discovery.
Krociera M/V “Spirit of Discovery ka këto të dhëna: Lundron nën flamurin e Britanisë së Bashkuar, është prodhuar në vitin 2019, ka një gjatësi prej 236.71 m dhe gjerësi 31.2 m, GT- 58199.

Pas diskutimeve dhe analizës, ndërmjet Kapitenerisë së Portit Durrës, Kompanive të Rimorkimit, Pilotimit, Ormexhimit dhe Agjensise Adetare, u lejua dhe u pranua Njoftimi i Mbërritjes së Krocerës M/V “Spirit of Discovery në daten 09,05,2020 në Portin e Durresit.

“Është risi për portin e Durrësit që vjen një kroçierë e cila është prodhuar vetëm përpara një viti.
Shqipëria nuk është pikë kalimi por është destinacioni turistik i turistëve të huaj”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme detare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndryshime në rang shefash/ Emërime të reja në Komisariatet e vendit

Publikuar

-

Nga

Kjo javë ka filluar me ndryshime në rang shefash në disa nga Komisariatet e vendit.

Mësohet se Nik Nikolla është emëruar shef i komisariati në Lezhë, Agron Kurti në Kukës dhe Arian Dumi në Tropojë.

Nikolla ishte shef i komisariatit të Tropojë dhe do të shkojë në Lezhë kurse Agron Kurti nga Lezha do të shkojë në Kukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE