LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Thurja” si bandë neokomunistësh

26 Janar 2020, 12:09, Politikë CNA
“Thurja” si bandë neokomunistësh

Dikush mund ta quaj të tepruar, dikush mund të thotë se bëhet një sulm për intersa të caktuara, por në fakt, kjo është thjeshtë dhe vetëm e vërteta. ?Nisma Thurje? është një bandë neokomunistësh dhe këtë e tregojë ditët e fundit.

Nga një grupim për interesat e qytetarëve dhe një aksion qytetarë, kaloji në një lëvizje politike me qëndrime të pastra proletare si neokomunistë dhe për më tëpër si një grupim anarkist, pak a shumë me të njëjtën fytyrë si organizata politike e Arlind Qorrit.

Sot, të dyja grupimet ishin bashkë, për të njejtin ideal, për atë çka kanë produkt të tyre dhe atë që ata besojnë.

Në fakt ?Nisma Thurje? është themeluar nga Besian Pesha, një hajdut i dënuar dhe në gjykatë, një njeri i korruptuar dhe i akuzuar se i ka kërkuar një biznesmeni 200 mijë dollarë dhe kjo një akuzë e bërë publike në emisionin ?Opinion? në TV Klan.

Besian Pesha është një ish-vegël e ?Mjaftit? të Erion Veliajt dhe Endri Fugës. Kur këta të dy e hodhën në kosh, ai shkoi tek LSI-ja, ndërsa Veliaj zuri vendin tek PS-ja dhe Fuga në krah të Edi Ramës.

Pra ?Mjafti? u nda në dy linja tek e majta. Më pas Besian Pesha u bë zyrtar gjatë qeverisjes së LSI-së  me Partinë Demokratike. Një zyrtar i lartë mjaft i akuzuar dhe shumë i sulmuar. I shpëtuar nga burgu vetëm për shkak të kualicionit PD-LSI.

Këtij lobimi, i është bashkuar me pas edhe Pano Sako, një ish- zyrtar, edhe ky gjatë qeverisjes LSI-PD.

Të dy fillimisht morën pjesë në disa protesta, mbajtën disa qëndrime, kryesisht nga rrjetet sociale, duke përfaqësuar shoqërinë civile.

Por a mund të përfaqësohet shoqëria civile nga dy zyrtarë të LSI-së, njëri prej të cilëve i akuzuar si hajdut me çizme! Mjerë shoqëria civile në rast se është e tillë!

I treti nga radha është Endri Shabani, një ish- funksionar i Sorosit, pjesë e instrumentave të tij, i shkolluar me paratë e Sorosit në  perendim, i rikthyer në Tiranë dhe pjesë e ?Nismës Thurje?.

Në fakt edhe Besian Pesha është pjesë e sistemit të Sorosit, i cili ka financuar ?Mjaftin? kur ai ishte pjesë e asaj strukture. Sot i bashkohet edhe Endri Shabani, pra bëhen dy instrumenta të Soros brenda ?Nismës Thurje? dhe treshja kryesore ku figurohet sot. Shqiptarët duhet ta njohin dhe ta dinë të vërtetën ku një hajdut, dy sorosianë, një tjetër e kështu më radhë, janë ?Nisma Thurje?.  Ata të cilët kanë marrë përsipër të përfaqësojnë shoqërinë civile apo kauzat e opinionit publik përballë politikës.

Ata janë një grupim i cili ka qëllime të qarta politike, me një fytyrë neomarksiste dhe neokomuniste dhe ky është rasti kur ata bashkohen me organizatat politike të Arlind Qorrit, është rasti për të thënë ?Enver djemtë i ke gjallë?!

Këta janë linja trashgimtare e ish diktaturës me verisionin 1946, ?t?ia marrim të pasurve dhe t?ua kthejmë të varfërve?! Nuk kanë asnjë ndryshim në mentalitet dhe në qëllimet e tyre. Por ajo që është dhe më banale , është fakti se duan të shiten si të pavarur nga Soros, ta pavarur nga qeveria dhe jo si komunist, kur Arlind Qorri në fakt e deklaron publikisht atë.

Flasin sikur janë të pavarur nga qeveria por kanë ish-bashkëpunëtorë të Veliajt, Edi Ramës, istrumenta poltike të saj të cilat qeveria po i  përdor dhe keqpërdor gjoja për të treguar se në Shqipëria ka një opozitë tjetër, por në fakt këta nuk janë opozitë, këta janë një grup neomarksistësh me qëllime politike, këta janë vegla të së majtës.

Këta deklarojnë se nuk financohen dhe nuk mbështeten nga Soros, por Endri Shabani është i financuar nga Sorosi, Besian Pesha është i financuar nga Soros, këto janë fakte.

Deklarojnë dhe thonë se s?kanë lidhje me politikën dhe të majtën, në fakt kanë qenë bashkëpunëtorë kryesorë të tyre dhe janë ndarë me ta në drejtime të ndryshme. Thonë që nuk kanë lidhje me politikën dhe korrupsionin e 30 viteve. Edhe Besian Pesha edhe Pano Sako kanë qenë zyrtarë të lartë gjatë qeverisjes së LSI-së me Partinë Demokratike. Deklarojnë se mbrojnë interesat e qytetarëve, në fakt kanë interesat e vetes së tyre. Ata po përdoren nga Soros dhe qeveria ashtu siç e përmendëm më lart për të treguar se ka një opozitë tjetër në Shqipëri.

Këta janë rasti kur veglat e sistemit bëjnë sikur duan të rrëzojnë sistemin. Pra ?Nisma Thurje? dhe përfaqësuesit e asaj janë vegla të sistemit të ngritur nga Xhoxh Soros. Janë veglat e këtij sistemi që ne kemi sot, pavarësisht se këta dalin se duan lista të hapura, a thua gjoja se listat e hapura do të sjellin përfaqësimin dhe një fitore të madhe për personazhe si Besian Pesha apo Endri Shabani dhe Pano Sako të cilët sot na treguan se janë proletarë të vërtetë, janë nekomunistët e rinj dhe këtë e bënë  duke krijuar dhe një kualicion me marksistët e Arlind Qorrit.

Më tej, mund të themi se nuk mund të shembet dhe të rrëzohet sistemi politik në Shqipëri  nga vetë veglat e sistemtit. Pra njerëzit e Soros, të shembin sitemin që ka ndërtuar Soros! Aspak! Këta janë vegla që do të përdoren ashtu siç u përdor ?Mjafti? dje, të cilët dolën në protestë kundër socialistëve dhe pastaj hynë të gjithë në gjirin e PS-së.

Kujtojmë ?Mjaftin? me Erion Veliajn, me Endri Fugën, me Elisa Spiropalin e të tjerë, të cilët ishin pjesë e një strukture që protestonte kundër qeverisë se PS-së dhe ish-kryeministrit Nano dhe më pas u bënë ministra dhe kapën poste kyçe gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Kështu është dhe rasti i Besian Peshës që nga ?Mjafti? shkoj tek LSI-ja dhe u bë një nga drejtorët e lartë kryesorë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës në atë kohë.

Prandaj shpresa se ?Thurja? mund të shembë sistemin e ndërtuar keq në Shqipëri është një gënjeshtër. ?Nisma Thurje? është produkt i këtij sitemi, thjesht dhe vetëm po bën lojën që të hyjë dhe vetë brenda në sistem si një instrument për t?u përdoru nga Soros dhe veglat e majta të shumicës në qeverisje, nesër për të pasur një mazhorancë më të sigurt, duke mbledhur disa vota popullore kundër qeverisë, duke i shkarkuar tek ?Nisma Thurje? tek organizata politike e grupime të tjera të majta.

Kështu do të sigurohet jetëgjatësia e qeverisë dhe në fund këta që ?luftua?  gjoja si të pavarur për interesat e qytetarëve, do të hyjnë në Parlament, do kapin karriget dhe do të qeverisin me të majtën, por bë vaki edhe me të djathën ashtu siç qeverisën edhe me Sali Berishën dje./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga