Connect with Us

“Të prekurve nga tërmeti nuk u jepet bonusi i qerasë/ Rikthehen në shtëpitë e pabanueshme”

Politikë

“Të prekurve nga tërmeti nuk u jepet bonusi i qerasë/ Rikthehen në shtëpitë e pabanueshme”

Publikuar

-

Ish deputetja e PD, Oriola Pampuri thotë se dy muaj pas tërmetit, qytetarët ende presin në qiell të hapur.

Sipas Pampurit, shumë prej të prekurve nga tërmeti nuk kanë strehë dhe vijojnë të jetojnë tek të afërmit, në çadra apo në makinë.

“Ju premtua bonusi i qerasë, por nuk kanë marrë akoma të dhjetorit, për të mos përmendur faktin që ai bonus nuk përmbush nevojën për pagesën e qerasë, e nga ana tjetër qindra familje kanë aplikuar por ende nuk kanë arritur të marrin asgjë për shkak të burokracive apo këshillave e ideve don kishoteske, për të aplikuar online nga çadra, apo nga makina”, shkruan Pampuri.

Sipas saj, kjo ka nxitur shumë familje t’i rikthehen banesave të tyre të shpallura të pabanueshme, ç’ka rrezikon seriozisht jetën e tyre.

LEXO EDHE:  Foto-Panik nga lëkundjet e tërmetit/ Si e kaluan natën qytetarët e Tiranës

Në këto dite të ftohta, ku epidemitë e virozat rrezikojnë këdo, këta banorë janë shumëfish më të rrezikuar. Por shteti, kryeministri, kryetari ilegjitim i bashkisë dhe bashkive respektive ku ka të prekur nga termeti, jo që nuk bëjnë asgjë, por vijojnë sikur të mos ketë ndodhur gjë. Vijojnë të abuzojnë me fatkeqësitë, hallin e qytetarëve dhe të të pamundurve të këtij vendi. Mjerimi nuk ka zë të larte, por ka revolte të hidhur. Shqiptarë këta nuk janë në krye të shtetit për ju, por për interesat e tyre. Le të numërojmë ditët e tyre në pushtet. Fundi i tyre, është afër. Vota juaj është vendimtare”, shkruan Pampuri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lëvizjet e fundit të Bashës/ Patozi: Nuk mund ta gënjesh shqiptarin, duhet ballafaqim realist

Publikuar

-

Nga

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Pataozi shprehet i bindur se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk do të sjellë një produkt pozitiv në mbyllje të saj.
Patozi fajëson 2 forcat më të mëdha politike që sipas tij nuk kanë dëshirë që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike.

“Fakti që partitë kryesore janë ulur në tryezë për reformën zgjedhore është lajm i mirë, lajm i keq është që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë një produkt pozitiv, nuk do të prodhojë një rezultat që do të ndryshojë rendin e gjërave në Shqipëri dhe mënyrën se si shqiptarët votojnë. Ruajtja e statuskuosë që duket një qëllim i 2 partive kryesore është ogur i keq për zgjidhjen e krizës” thotë Patozi në një intervistë për Report Tv.

Por cili është mendimi i Patozit për fushatën më të fundit të kreut të PD, Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  “Mediat flasin për brekët e Noizyt dhe telefonin e Kujtim Gjuzit/ Zonja Luljeta flet me pasion dhe kthjellësi të frikshme për situatën aktuale”

LEXO EDHE:  Rikthehen tërmetet/ Epiqendra zhvendoset në juglindje

“Unë sigurisht nuk paragjykoj, në rast se një udhëheqës politik përpiqet të kuptojë atë që do populli, është më mirë se sa të udhëheqësh një revolucion që nuk ndodh asnjëherë. Problem me Z. Basha është nuk jemi në vitin 2004. Shqipëria është një vend i vogël dhe udhëheqësat politikë janë gati zbuluar përpara publikut. Nuk mund ta gënjesh shqiptarin duke sjellë një performacnë tjetër nga ajo që ti je. Mendoj se vetëm një ballafaqim realist me qytetarët do të ishte në shërbim të një aksioni politik. Aktrimi, gjërat falso dhe akrobacitë mediatike nuk besoj se shërbejnë”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e ardhshme në Serbi/ Meta thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar zhvillimet në Luginën e Preshevës, e në mënyrë të veçantë zhvillimet politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Meta bën thirrje në vijimësi për zgjidhjen në mënyrë demokratike të të gjitha çështjeve që shqetësojnë popullsinë shqiptare të Luginës dhe të gjithë shqiptarët në Serbi. Kreu i Shtetit e cilëson me rëndësi madhore pjesëmarrjen në zgjedhje, si në ato të përgjithshme, ashtu dhe në ato lokale.

Presidenti inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel lokal.

LEXO EDHE:  “Mediat flasin për brekët e Noizyt dhe telefonin e Kujtim Gjuzit/ Zonja Luljeta flet me pasion dhe kthjellësi të frikshme për situatën aktuale”

LEXO EDHE:  Lëkundje tërmeti në Vlorë

“Shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, bashkëpunimi i të gjithë subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi”, thekson Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Korrupsioni problemi kryesor për Shqipërinë”/ Basha ia hedh të gjithë fajin qeverisë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili konstatoi se korrupsioni është problemi kryesor që pengon investimet e huaja në Shqipëri.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha thotë se nuk është aspak surprizë ky konstatim.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë”, shkruan lideri i demokratëve, i cili bën përgjegjës qeverinë për pasojat e korrupsionit.

LEXO EDHE:  Një tërmet 7-ballësh trondit Nepalin, shemben disa ndërtesa

LEXO EDHE:  Tërmet, tmerr dhe panik në Lombok

“I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”, thekson Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE