LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata alarmante nga Kina/ Virusi përhapet para se të shfaqen simptomat

26 Janar 2020, 15:03, Politikë CNA
Situata alarmante nga Kina/ Virusi përhapet para se të shfaqen

Koronavirusi që ka prekur mijëra njerëz në Kinë, mund të përhapet përpara se të shfaqen simptomat gjë që e bën shumë më të vështirë kufizimin e tij.

Sipas BBC, duke iu referuar mediave kineze, virusi ka fuqi të madhe infektimi edhe në periudhën e inkubacionit, pra përpara se ai të shfaqet.
Gjithashtu bëhet me dije se shitja e kafshëve të gjalla në Kinë, duke nisur nga sot do të ndalohet pasi dyshohet se origjina e virusit vinte prej tyre.

Tek njerëzit, periudha e inkubacionit edhe pa simptoma, mund të zgjasë nga një deri në 14 ditë. Kjo është risia e rrezikshme e këtij koronavirusi, sepse personat e prekur nga SARSi dhe Ebola, ishin infektues vetëm në momentin kur shfaqeshin simptomat.

Shpërthimi të tilla epidemike janë më të thjeshta për tu ndaluar, sepse identifikimi dhe izolimi i njerëzve të prekur bëhet më i lehtë kur shihet se ata të sëmurë e mund të monitorohen edhe personat e tjerë që kanë pasur kontakte me ta./CNA.al

Lajmet e fundit nga