LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Siç q*het qartë”/ Erla Mëhilli flet për lapsusin që e vuri në siklet

26 Janar 2020, 16:17, Politikë CNA
“Siç q*het qartë”/ Erla Mëhilli flet për

Këshilltarja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka dhënë një intervistë ndryshe, ku ka folur ndër të tjera edhe për konferencën e parë për shtyp.

Erla Mëhilli tregoi se konferencën e parë për shtyp e ka dhënë në vitin 2007 dhe nuk ka qenë aspak e përgatitur.

?Hera e parë nuk harrohet kollaj. Konferenca e parë ka qenë në vitin 2007, nuk isha e përgatuitur se isha këshilltare për mediat. U përgatita dhe kur kam dalë nga salla e konferenca më dukej sikur kisha lënë paragrafë të tëra pa thënë?, u shpreh ajo.

Mëhilli shprehu besimin se Berisha e ka zgjedhur si këshilltare për shkak të aftësisë dhe jo për shkak të bukurisë, pasi mendon se po të ishte për pamjen do kishte ikur me kohë.

Si momentin më të sikletshëm, ajo cilësoi lapsusin gjatë një konference për shtyp, kur në vend që të thonte ?siç shihet qartë? tha ?siç q*het qartë?.

?Momente të sikletshme ka pasur disa, por më i sikletshëm është një lapsus që kam bërë në një konferencë për shtyp, por që e kalova me sportivitet. Lapsusi ka qenë në fjalën ?siç shihet qartë?. Është lapsus fonetik. Sa për dhëmbët mos u bëj merak se e kam mamin dentist?, theksoi Mëhilli duke iu drejtuar gazetarit Ervin Kurti, i cili e ngacmoi paksa./ CNA.al

Lajmet e fundit nga