Connect with Us

Rezart Taçi i publikon mesazhet Endri Shabani/ Motra e biznesmenit nuk i lë gjë pa thënë

Politikë

Rezart Taçi i publikon mesazhet Endri Shabani/ Motra e biznesmenit nuk i lë gjë pa thënë

Publikuar

-

Aktivisti Endri Shabani sulmoi disa ditë më parë biznesmenin Rezart Taçi dhe një sërë emrash të njohur, në një koment me titull “Prindër, na gjënjyet”.

“Kur ishim të vegjël na thatë “puno fort, se po nuk punove do përfundosh i varfër”. Por po shohim politikanë miliarderë që nuk kanë punuar një ditë në jetë. Pamë edhe se si u pasuruan Taçi, Beso, Zamiri, Çeti dhe gjithë “klientët” e privatizimeve, te cilët ranë në gjumë si perkthyes, kambist apo shoferë dhe u gdhinë si pronarë fabrikash e minierash të ndërtuara me punën e miliona shqiptarëve”, shkruante aktivisti, por ky shkrim i pabazuar në fakte e prova ka sjellë reagimin e njërit prej biznesmenëve të përmendur nga ai dhe bëhet fjalë për Rezart Taçin.

Taçi i ka shkruar personalisht dhe i ka kërkuar llogari për akuzat Endri Shabanit, i cili është një njeri i financuar dhe shkolluar nga Soros.

Biseda private është publikuar në rrjetet sociale nga motra e biznesmenit, Anika Taçi, ku shpjegon gjerë e gjatë sakrificat që ka kaluar Rezarti për t’u bërë një njeri i fuqishëm në fushën e hidrokarbureve.

Ajo thotë se ëndërronte tek “Endri” por shpejt kuptoi që jo gjithçka që shndrin është flori, ndërsa thekson se është zhgënjyer shumë.

“Menjëherë kuptova (për të disatën herë mbi kurrizin tonë) që të flasësh kundra të gjithëve na bën me interesant, ndoshta edhe më të besueshëm.
Sa e thjeshtë është të citosh emra, flasësh për punën dhe jetën e dikujt pa qenë e nevojshme të pyesësh personin apo njerëzit rreth tij, institucionet me të cilët bashkëpunon dhe papritur njerëzit të besojnë pasi janë të prirur ta bëjnë atë.
Nëse Endri dhe shumë Endra të tjerë do pyesnin, do të zbulonin se Taçi (siç e thërret ai) apo Rezarti (heroi im) siç i thërras unë është njeriu më pozitiv dhe i dashur që mund të njohë. Njeriu më intelektual, i zgjuar, i sëmurë pas punës dhe lirisë personale. Njeriu që donin ta bënin qytetar nderi (jo në vendin e tij) në kohën kur ishte “thjesht” një kamarier. Fatkeqësisht për Endrin, Rezarti nuk ishte thjesht një kamarier, por një njeri që studionte dhe punonte ditë e natë, lexonte libra mbi ekonominë, politiken, të mençurit, filozofët. Flinte apo jo 3 orë natën. Këtë jua siguroj”, shkruan ajo ndërsa pretendon se Rezarti ka punuar shumë për të rimëkëmbur industrinë e naftës, që sipas saj shteti nuk dinte ta bënte.

LEXO EDHE:  Rikthehet Rezart Taçi/ Si e zbulova borxhin 254 milionë euro të Parma (Video)

Fajin për ligjin mbi privatizimet, Anita ia largon nga përgjegjësia të vëllait, i cili sipas saj, i ka ndihmuar shumë punonjësit e tij.

“Nuk mund të fajësojmë Rezartin për ligjet mbi privatizimet, dhe s’mund ta fajësojmë, por ta ndihmojmë kur bën gjithçka për punonjësit e tij dhe zonën perreth. Po, sepse nëse përsëri Endri do të pyeste, do të zbulonte rrugët që janë bërë falë tij në zonën e Ballshit, energjia elektrike që i ofrohej falas gjithë komunitetit, operacione jashtë vendit të punonjësve apo familjarëve me paratë e tij personale, ku familja shpesh nuk dinte asgjë. Nuk pushoi nga puna asnjë edhe pse ajo punë mund të bëhej me 100 vetë, por paguheshin 2000. Kjo vetëm e vetëm pasi ishte dhe është një komunitet i tërë që jeton vetëm me atë punë. Filloi dietat për punonjësit, shpërndau qumësht pas shumë vitesh si i vetmi kundërhelm dhe së fundmi zbuloi dhe prodhoi blue diesel me atë lloj teknollogjie që ka lënë të mahnitur çdo profesionist të huaj. Ishte një ëndërr për këdo që e njihte mirë atë teknologji”, thekson ajo më tej.

Anita Taçi i thotë Endri Shabani të mos i drejtojë gishtin njeriu pa pyetur veten, pasi deklaron se ky i fundit duhet ta bëjë ndryshimin duke filluar nga vetja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, dhe një theks më të dëgjuar, se çfarë do ti ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot, është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  Rikthehet Rezart Taçi/ Si e zbulova borxhin 254 milionë euro të Parma (Video)

LEXO EDHE:  A e di Mirush Kabashi që Besian Pesha është një super hajdut?

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizjet e fundit të Bashës/ Patozi: Nuk mund ta gënjesh shqiptarin, duhet ballafaqim realist

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Pataozi shprehet i bindur se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk do të sjellë një produkt pozitiv në mbyllje të saj.
Patozi fajëson 2 forcat më të mëdha politike që sipas tij nuk kanë dëshirë që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike.

“Fakti që partitë kryesore janë ulur në tryezë për reformën zgjedhore është lajm i mirë, lajm i keq është që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë një produkt pozitiv, nuk do të prodhojë një rezultat që do të ndryshojë rendin e gjërave në Shqipëri dhe mënyrën se si shqiptarët votojnë. Ruajtja e statuskuosë që duket një qëllim i 2 partive kryesore është ogur i keq për zgjidhjen e krizës” thotë Patozi në një intervistë për Report Tv.

Por cili është mendimi i Patozit për fushatën më të fundit të kreut të PD, Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  Rezart Taçi: Me shitjen e ARMO-s dola me humbje

LEXO EDHE:  Rezart Taçi rrezikon 3 vite burg/Nuk ka paguar 6 milion euro tatime e taksa

“Unë sigurisht nuk paragjykoj, në rast se një udhëheqës politik përpiqet të kuptojë atë që do populli, është më mirë se sa të udhëheqësh një revolucion që nuk ndodh asnjëherë. Problem me Z. Basha është nuk jemi në vitin 2004. Shqipëria është një vend i vogël dhe udhëheqësat politikë janë gati zbuluar përpara publikut. Nuk mund ta gënjesh shqiptarin duke sjellë një performacnë tjetër nga ajo që ti je. Mendoj se vetëm një ballafaqim realist me qytetarët do të ishte në shërbim të një aksioni politik. Aktrimi, gjërat falso dhe akrobacitë mediatike nuk besoj se shërbejnë”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e ardhshme në Serbi/ Meta thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar zhvillimet në Luginën e Preshevës, e në mënyrë të veçantë zhvillimet politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Meta bën thirrje në vijimësi për zgjidhjen në mënyrë demokratike të të gjitha çështjeve që shqetësojnë popullsinë shqiptare të Luginës dhe të gjithë shqiptarët në Serbi. Kreu i Shtetit e cilëson me rëndësi madhore pjesëmarrjen në zgjedhje, si në ato të përgjithshme, ashtu dhe në ato lokale.

Presidenti inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel lokal.

LEXO EDHE:  Rezart Taçi rrezikon 3 vite burg/Nuk ka paguar 6 milion euro tatime e taksa

LEXO EDHE:  Rezart Taçi: Me shitjen e ARMO-s dola me humbje

“Shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, bashkëpunimi i të gjithë subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi”, thekson Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE