LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohen pamjet nga Pediatria në QSUT/ Fëmijët e sëmurë presin radhë në oborr për tu mjekuar

26 Janar 2020, 19:26, Aktualitet CNA
Publikohen pamjet nga Pediatria në QSUT/ Fëmijët e

Ish deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar disa foto nga Urgjenca e Pediatrisë në QSUT ku thotë se prindër me fëmijë me temperaturë presin në radhë deri në oborr, me orë të tëra për mjekim.

Sipas Spahisë, mungesës së mjekëve për të përballuar fluksin e vizitave, i shtohet edhe mungesa e vendeve për të shtruar urgjencat.

?Prindërit pasi qëndrojnë në rradhë me orë, blejnë mjekimin në farmaci dhe mjekët thjesht ua administrojnë sepse nuk ka vende, sado rëndë të jenë pacientët! Parashikueshmëri zero! Si dreqin mund të mos jesh i përgatitur për një fluks gripi, të zakonshëm deri tani? Po sikur larg qoftë të përballemi me ndonjë situate a patologji tjetër me te rende? As një grip të thjeshtë tek pediatria nuk përballojmë dot???? Si mund të jetë paaftësia kaq epike? Zonja Manastirliu, e përsëris për të disatën herë, shëndeti i njerëzve nuk mund të trajtohet si PPP! Shkoni e shikoni situatën e prindërve të dëshpëruar tek urgjenca e pediatrisë! Nuk mjafton roja te dera për të penguar kamerat televizive! Bëhet fjalë për shëndet fëmijësh! Ke një situatë që duhet adresuar sa më parë?, shkruan Spahia./CNA.al

Lajmet e fundit nga