LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njoftim i rëndësishëm/ Ndalohet qarkullimi në Bypassin e Fierit

26 Janar 2020, 17:14, Aktualitet CNA
Njoftim i rëndësishëm/ Ndalohet qarkullimi në Bypassin e

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se punimet në Bypassin e Fierit janë drejt përfundimit.
Për të bërë të mundur dorëzimin e plotë të kësaj vepre në datë 1 maj 2020 Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me kontraktorin e punimeve kanë vendosur mbylljen e përkohshme të të gjithë bypassit.

?Kjo masë është e domosdoshme për disa arsye:
1. Rendimenti i progresit të punimeve është i ulët për shkak të trafikut. Mbyllja e përkohshme e bypass-it do të mundësonte punimet e njëkohshme në të dyja karrexhatat, për t’i përfunduar sa më parë rifiniturat e fundit.
2. Menaxhimi i trafikut kërkon kosto shtesë, kjo pasi do të duhej të prodhohej sinjalistikë shtesë, e cila do te ndryshonte në vazhdimësi deri në përfundimin e punimeve.
3. Siguria në rrugë, me gjithë impenjimin maksimal të Policisë së Shtetit dhe ARRSH, nuk është ende e plotë dhe vetëm me përfundimin e punimeve ajo do të arrijë parametrat e duhur.
4. Bashkia e Fierit ka kërkuar rishikimin e projektit në pellgun e Semanit për të shmangur përmbytjet, çka do të kërkojë punime shtesë në pjesën e aksit që kalon në këtë zone?, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Sipas ARRSH, për t’ju dhënë zgjidhje në një kohë sa më të shkurtër këtyre problematikave, si dhe për ta dorëzuar të përfunduar bypassin e Fierit, ky aks do të mbyllet përkohësisht për automjetet duke nisur nga data 27 janar 2020.

?ARRSH kërkon mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës, për këtë masë si dhe për punimet që do të kryhen në periudhën e mbetur deri në dorëzimin e plotë te veprës?, sqarohet më tej./CNA.al

Lajmet e fundit nga