Connect with Us

Neokomunistët bashkohen në Tiranë/ Dalin në protestë

Politikë

Neokomunistët bashkohen në Tiranë/ Dalin në protestë

Publikuar

-

Tre organizata politike dhe një sindikatë kanë dalë sot në një marshim në Tiranë në mbështetje të minatorëve të Bulqizës.

Në fakt, nga ajo që duket që transmetohet vetë në rrjetet sociale nga këto organizata, protesta bëhet në emër të minatorëve, por duket se minatorë nuk ka, ose ka shumë pak. Me rreth 10 apo 20 minatorë ku pjesa tjetër e protestuesve më pas, rreth 50 vetë janë mbështetës të tre organizatave politike në Tiranë.

E para është organizata politike e Arlind Qorrit. Nga pamjet duket qartë që Arlindi dhe mbështetësit e tij të jenë pjesë e kësaj proteste të cilën e kanë filluar disa kohë më parë, duke shkuar në Bulqizë si një grup komunistësh në mbështeteje të interesave klienteliste të grupeve të biznesit atje, shpesh dhe si të akuzuar se kanë keqpërdorur dhe minatorë për të krijuar problematika mbi disa kompani që kanë investime kolosale në zonën e Bulqizës.

Nga ana tjetër, protestës i është bashkuar edhe nisma “Thurje”, e cila është një grup në rrjetet sociale, i ngritur fillimisht nga Besian Pesha, një ish-zyrtar i “Mjaft”-it dhe bashkëpunëtor i Erion Veliajt dhe Endri Fugës, një instrument i politikës të së majtës për t’u përdorur në opinionin publik gjoja si kritik i qeverisë, por në fakt një instrument më shumë për të hyrë në koalicion me socialistët apo qeverinë, pra për gjetur një vend në strehën e ngrohtë të pushtetit, një ish-hajdut i deklaruar i një instuitucioni, i AKPN.

CNA.al e raportoi dje një material të plotë, si dhe disa personazhe të tjera, pjesë e këtij grupimi, pra e nismës “Thurje”. Endri Shabani një njeri i financuar dhe shkolluar nga Soros, i ndjekur nga Pano Sako, një ish drejtor gjatë qeverisjes me LSI-në, një vegël e Soros dhe dje kreu i të rinjve të Aleancës Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut.

Pra, dy zyrtarë pushteti dhe një vegël e Soros për t’u përdorur nga qeveria dhe njerëzit e Soros gjoja për një lloj oponence dhe për të vrarë opozitarizmin në Shqipëri, duke u përdorur si vegla politike për qëllime të tjera okulte.

Grupimi i tretë janë neomarksistët e Vetëvendosjes, mjaft të qartë në qëndrimin e tyre, të cilët shkojnë protestojnë a thua për të drejtat e minatorëve.

Ajo që po ndodh është rasti ku të gjithë në Shqipëri do donin t’i përshëndesnin protestat për më shumë paga, për më shumë mirëqenie, pasi vërtet vendi ka nevojë dhe shqiptarët janë të varfër, por në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një protestë me këta qëllime, por kemi të bëjmë me disa grupime politike, të cilët duan të shfrytëzojnë interesa korruptive nga biznese të caktuara dhe duke përdorur punëtorët e tyre duan të arrijnë qëllimet finale, që janë përfitimi i votave dhe hyrja në politikë.

LEXO EDHE:  Incident në protestë/ Ndërhyn Policia

Nisma “Thurje” këtë ka bërë prej disa kohësh dhe po përdoret nga disa personazhe, të cilët kërkojnë të jenë pjesë e politikës, artikulojnë dhe flasin si një grup neokomunistësh, por pretendojnë se nuk janë të tillë, megjithëse ka mjaft dyshime për financimin e tyre dhe burimet e të ardhurave, të cilat mund të jenë para korrupsioni dhe shuma të fshehura financimi, të cilat nuk janë deklaruar ende. Pra një grupim që kërkon të bëjë transparencë, ende nuk deklaron asgjë, por fshihet pas disa qindarkave.

Kështu ndodh edhe me organizatën politike të Arlind Qorrit, e cila pretendon sjelljen e marksizmit në Shqipëri dhe frymën e Qemal Stafës, pa shkuar më tej te Vetëvendosja. Ajo që është fakt, është se tre grupime neomarksistësh dhe komunistësh janë gjoja në protestë për interes të shqiptarëve, por duket se më shumë kanë dalë aty për të mbushur xhepat e tyre.

Këto janë tre grupime, për të cilat ndoshta nuk do t’ju jepet më hapësirë, por e vërteta se kush janë individët duhet theksuar për të treguar dy anët e monedhës, fasadën “e bukur” dhe atë ç’ka mban brenda godina, e cila është një rënojë e një sistemi të djeshëm diktatorial, pasardhës të komunistëve famëkeq të diktaturës, të cilët kanë dalë sot në protesta duke sulmuar sistemin kapitalist, duke sulmuar demokracinë, me thjeshtë dhe vetëm me qëllimin që të kërkojnë dhe të ngrejnë në opinionin publik sa më shumë vota në interes të tyre dhe më pas të shkojnë dhe të hyjnë në Parlament dhe të përfaqësojnë atë që ata mendojnë dhe pretendojnë.

Ky është rasti për të thënë të vërtetën, se tre grupime neomarksiste dhe komuniste në Shqipëri po dalin së bashku në një linjë, me të njëjtin aksion dhe nuk ndryshojnë aspak nga njëra-tjetra. Kjo është organizata politike e Arlind Qorrit, e pasuar nga nisma “Thurje” e hajdutit Besian Pesha, duke shkuar më tej tek Vetëvendosja në Tiranë, e cila duket të jetë më shumë një mbetje e neomarksistëve, të cilët pretendojnë me frymën e Albin Kurtit të ngrejnë diçka në Tiranë, por që mesa duket ashtu si Kurti ka dështuar dhe po dështon në Kosovë, të kemi të njëjtën situatë edhe në Tiranë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, dhe një theks më të dëgjuar, se çfarë do ti ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot, është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  Bulqizë/ Banorët kundërshtojnë devijimin e rrugës

LEXO EDHE:  “Dhunë që nuk realizohet dot as nëpër filma”/ Balliu premton banorët e Astirit: Me letra pa letra, PD në pushtet do iu dëmshpërblejë

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizjet e fundit të Bashës/ Patozi: Nuk mund ta gënjesh shqiptarin, duhet ballafaqim realist

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Pataozi shprehet i bindur se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk do të sjellë një produkt pozitiv në mbyllje të saj.
Patozi fajëson 2 forcat më të mëdha politike që sipas tij nuk kanë dëshirë që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike.

“Fakti që partitë kryesore janë ulur në tryezë për reformën zgjedhore është lajm i mirë, lajm i keq është që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë një produkt pozitiv, nuk do të prodhojë një rezultat që do të ndryshojë rendin e gjërave në Shqipëri dhe mënyrën se si shqiptarët votojnë. Ruajtja e statuskuosë që duket një qëllim i 2 partive kryesore është ogur i keq për zgjidhjen e krizës” thotë Patozi në një intervistë për Report Tv.

Por cili është mendimi i Patozit për fushatën më të fundit të kreut të PD, Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Ta marr vesh e gjithë bota që në krye të vendit është budallai

LEXO EDHE:  Rama pranon dështimet/ Paralajmëron ndryshime në Qeveri?!

“Unë sigurisht nuk paragjykoj, në rast se një udhëheqës politik përpiqet të kuptojë atë që do populli, është më mirë se sa të udhëheqësh një revolucion që nuk ndodh asnjëherë. Problem me Z. Basha është nuk jemi në vitin 2004. Shqipëria është një vend i vogël dhe udhëheqësat politikë janë gati zbuluar përpara publikut. Nuk mund ta gënjesh shqiptarin duke sjellë një performacnë tjetër nga ajo që ti je. Mendoj se vetëm një ballafaqim realist me qytetarët do të ishte në shërbim të një aksioni politik. Aktrimi, gjërat falso dhe akrobacitë mediatike nuk besoj se shërbejnë”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e ardhshme në Serbi/ Meta thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar zhvillimet në Luginën e Preshevës, e në mënyrë të veçantë zhvillimet politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Meta bën thirrje në vijimësi për zgjidhjen në mënyrë demokratike të të gjitha çështjeve që shqetësojnë popullsinë shqiptare të Luginës dhe të gjithë shqiptarët në Serbi. Kreu i Shtetit e cilëson me rëndësi madhore pjesëmarrjen në zgjedhje, si në ato të përgjithshme, ashtu dhe në ato lokale.

Presidenti inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel lokal.

LEXO EDHE:  “Dhunë që nuk realizohet dot as nëpër filma”/ Balliu premton banorët e Astirit: Me letra pa letra, PD në pushtet do iu dëmshpërblejë

LEXO EDHE:  Partia Demokratike vijon protestat e përditshme

“Shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, bashkëpunimi i të gjithë subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi”, thekson Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE