Connect with Us

Lirimi i Endrit Dokles/ Zbardhet vendimi i gjykatës: Kishte babain të sëmurë

Kronika

Lirimi i Endrit Dokles/ Zbardhet vendimi i gjykatës: Kishte babain të sëmurë

Publikuar

-

Zbardhet vendimi i gjykatës që ka dërguar në lirimin nga burgu të Endrit Dokles.

Në vendimin e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për TV “News 24”, thuhet se Dokle ka kryer pjesën më të madhe të dënimit dhe ka pasur arsye të veçanta për tu liruar, pasi babai i tij ka patur gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Dokle ka kryer pjesën më të madhe të dënimit. U arrit qëllimi për integrimin e tij në shoqëri. I dënuari ka arsye të veçanta, pasi babai i tij ka pasur gjendje jo të mirë shëndetësore”, thuhet në vendim.

LEXO EDHE:  Gjykata, arrest shtëpie për 3 ish-zyrtarët e Policisë

Më tej, theksohet edhe se Dokle ka shfaqur pendesë për vrasjet, si dhe fakti që ai do të ketë një punë të përhershme është pozitive. Gjithashtu thuhet edhe se rrezikshmëria e përsëritjes së veprave, s‘është e lartë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Grabiti të moshuarën dhe i përdhunoi të bijën/ Arrestohet shqiptari në Greqi

Publikuar

-

Nga

Polcia greke ka arrestuar një 36 vjeçar shqiptar pasi akuzohet për grabitje e përdhunim.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është kapur pasi ka dhunuar një grua të moshuar 76-vjeçare, si dhe i ka përdhunuar të bijën 53-vjeçare.

Ndërkohë, sipas mediave greke, shqiptari i kishte lidhur të dyja gratë në banesën e tyre dhe iu kishte marrë 140 euro.

LEXO EDHE:  Gjykata, arrest shtëpie për 3 ish-zyrtarët e Policisë

LEXO EDHE:  Gjykata urdhëron shoqërimin me forcë në gjyq të ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili

Ai është arrestuar pak orë pas ngjarjes së rëndë, në stacionin e autobusit për në Kalamata.
Ndërkohë, policia greke vijon hetimet për të zbuluar nëse shqiptari ka kryer vepra të tjera penale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bossi më i madh i trafikut të kokainës/ Artan Hoxha interviston nga burgu i Sigurisë së Lartë, Dritan Rexhepin

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa detaje lidhur me të porositësin e dyshuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, Dritan Gramoz Rexhepi.

Sipas Hoxhës, dyshohet se kjo ngjarje u porosit nga qelia e burgut të sigurisë lartë në Ekuador në shkëmbim të një ngarkese kokaine prej 283 kilogramësh e nisur nga porti Guajakil ne Oqeanin Paqesor dhe e grabitur në portin Britanik të Portsmuthit nga 5 shqiptar, mes tyre dhe Astrit Prenga, vëllai i të rrëmbyerit në Kamez.

“I cilësuar në momentin e arrestimit me 26 qershor 2014, në një qendër tregëtare në qytet-portin më të madh të Ekuadorit, Guajakil, si një sukses i madh në luftën kundër narkotrafikut ndërkombetar nga drejtori i Interpolit në Lion të Frances. I arratisur disa herë nga burgjet shqiptare dhe ato të vendeve të Bashkimit Europian, dhe i përfshirë në top-listën e 10 personave më të kërkuar në botë nga Interpol”, shkruan Hoxha.

Ai bën me dije së ka realizuar një intervistë me telefon nga burgu i sigurisë së lartë në Kuito ku Rexhepi tregon versionin e vet në lidhje me ngjarjen e fundit që ka tronditur opinionin publik.

LEXO EDHE:  Drejtësia në kolaps/ 11 gjykata pa kryetarë

LEXO EDHE:  Drejtësia në kolaps/ 11 gjykata pa kryetarë

Hoxha paralajmëron se pasditen e sotme do të publikojë intervistën me Rexhepin, me njeriun e cilësuar nga mediat shqiptare dhe europiane si bossi më i madhi trafikut të kokainës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL i kërkoi të deklarojë pasurinë/ Kush është udhëheqësi i “bandës së bananeve” që u kap me kokainë në Gjermani

Publikuar

-

Nga

OFL i ka dorëzuar sot formularët për deklarimin e pasurisë dy personave të tjerë, të dënuar jashtë shtetit për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej tyre është Bardhok Pllanaj, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore, ndërsa personi tjetër mësohet se është Alberto Lame ose Kochsiek, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Lame u arrestua në shkurt të vitit 2019 së bashku me 4 shqiptarë Emiljan H. 38 vjeç, Klajdi D. 25 vjeç, Dashamir N. 34 vjeç dhe Dario Lame 22 vjeç.

Ata u kapën me  1.7 ton kokainë të fshehur në banane dhe për shkak të sasisë së madhe të drogës, u cilësuan me emrin “banda e bananeve”.

LEXO EDHE:  Zhbllokohet “Veliera”/ Gjykata vendos për rinisjen e punimeve

LEXO EDHE:  Gjykata, arrest shtëpie për 3 ish-zyrtarët e Policisë

Mediat e huaja raportojnë se koka e këtij frupi trafikantësh është Dario Lame, ndërsa Alberto luante rolin e udhëheqësit. Autoritet gjermane dyshojnë se grupi i shqiptarëve bashkëpunonim me kompani të logjistikës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE