Connect with Us

Kërcënon me thikë bashkëshorten/ Arrestohet 61-vjeçari

Kronika

Kërcënon me thikë bashkëshorten/ Arrestohet 61-vjeçari

Publikuar

-

Një 61-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi ka kanosur me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në banesën e gruas e cila mësohet se kishte dhe urdhër mbrojtje nga ky i fundit.

Njoftimi i policisë

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me thikë për vrasje bashkëshorten, në banesë, por falë reagimit të shpejtë të Policisë vihet në pranga 61-vjeçari.

Sekuestrohet një mjet prerës(thikë), me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Pas njoftimit të marrë se shtetasi F. B. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe kishte shkuar në banesën e bashkëshortes dhe pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike e ka kanosur me thikë për ta vrarë, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 kanë reaguar menjëherë duke parandaluar ngjarjen dhe duke vënë në pranga 61-vjeçarin.

LEXO EDHE:  Lidhja me narkotikët dhe lekët me fajde/ Zbardhet e kaluara e efektivit që vrau Klodian Rashën

Bashkëshortja e këtij shtetasi ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 61-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Arrestohen në flagrancë 2 të rinj, procedohet një 16-vjeçar/ Sekuestrohen armë zjarri dhe municione luftarake

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë rënë në pranga dhe nje tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Lezhë pas një operacioni të Policisë.

Bëhet me dije se në dalje të qytetit Lezhë, në afërsi të  një vile, shërbimet e Policisë “Shqiponja “kanë identifikuar një mjet të dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Policia

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “ Vila ”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë dhe forca e pocaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë.

Sekuestrohen armë zjarri automatik, municion luftarak dhe sende të dyshuara të vjedhura.

Vihen në pranga 2 shtetas, një tjetër procedohet në gjëndje të lirë, të implikuar në veprimtarinë kriminale të vjedhjes dhe të armëmbajtjes pa leje.



Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të pronës të ndodhura me parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas që po qarkullonin me mjet në zonat e Lezhës, dyshohej së mbanin armë në automjet dhe dyshohej se do kryenin vjedhje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Vila”.

Në kuadër të këtij operacioni, në dalje të qytetit Lezhë, në afërsi të një vile, shërbimet e Policisë “Shqiponja “kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin J.B. dhe pasagjerë shtetasit L.Xh., e L.Gj., Policia gjeti një armë zjarri automatik, 90 fishekë dhe sende të dyshuara të vjedhura nëpër banesa të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: J.B., 22 vjeç dhe L.Xh.,17 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u proçedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi ” shtetasi L.Gj.,16 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartëpemendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në banesa në zonën e Lezhës dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

37 kg kokainë nga Shqipëria në Kroaci/  Trafikantët “ngecin” në  Malin e Zi

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia malazeze ka sekuestruar 37 kilogramë kokainë në një makinë me targa shqiptare.

Mediat malazeze njoftojnë se lënda narkotike është kontstuar në Doganë, pas një kontrolli të detajuar një automjeti që kishte destinacion Kroacinë.



Kokaina ishte e ndarë në 35 pako, ndërkohë drejtuesi i automjetit me targa shqiptare.

“Falë punonjësve të njësisë doganore Debeli Brijeg, por edhe punonjësve të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar kufitar të automjeteve që lëviznin nga Mali i Zi në Kroaci, janë gjetur 35 pako kokainë me peshë totale 37,7 kilogramë,  98 për qind e pastër”, thuhet në njoftimin e publikuar nga mediat malazeze.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bënte “namin” duke vjedhur në banesat e Durrësit/ Arrestohet 29 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Dhunohet dhe grabitet e moshuara në Pukë

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasu u kap duje vjedhur ne servis.

29 vjeçari dyshohet se është përgjegjësi i 6 vjedhjeve të ndodhura më parë në disa banesa në Durrës. Policia ka sekuestruar disa nga sendet e vjedhura.

Njoftimi nga policia:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Servisi”.

Zbardhen 6 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Durrësit.

Arrestohet autori i dyshuar, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një servis.

Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura.



Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për  kapjen e arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Servisi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Xh., 29 vjeç., banues në lagjen nr. 17, Durrës. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur 40 pompa nafte në servisin e shtetasit F. S., 61 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që ky shtetas të jetë autor i 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 21.11.2021 – 27.11.2021, në disa lagje të qytetit të Durrësit.

Ky shtetas ka vjedhur matës elektrikë dhe pajisje të tjera elektrike, si dhe orendi shtëpiake në 5 banesa, konkretisht në banesat e shtetasve P. N., banues në lagjen nr. 15 Durrës, E. Ç., B. S., E. M. dhe E. N., banues në lagjen nr. 17 e 17/1, si dhe protofolin e shtetasit F. S., banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, në fushën e vjedhjes së pronës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”./CNA.al

LEXO TE PLOTE