LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kam tre ditë i mbyllur”/ Studenti shqiptar tregon për jetën mes virusit në Kinë

26 Janar 2020, 15:29, Politikë CNA
“Kam tre ditë i mbyllur”/ Studenti shqiptar tregon për

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar deri më tani 56 viktima dhe njerëzit në të gjithë botën janë frikësuar nga përmasat që po merr kjo sëmundje.

Për këtë ka folur edhe studenti shqiptar Sefer Vrana, i cili po e përjeton nga afër të gjithë situatën që po kalon Kina.

Në një lidhje direkte nga provinca Guandon për ABC News studenti tregoi se tre ditët e fundit, situata është bërë edhe më e vështirë, pasi nuk dalin nga shtëpia.

?Deri para tre ditësh kishim mundësi edhe të dilnim, por së fundmi jemi munduar të qëndrojmë në shtëpi, edhe në momentin që duam të dalim jashtë vendosim maskë. Mundohemi të mos prekim në shumë vende dhe kur kthehemi lajmë duart sepse rreziku është shumë i madh?, tregoi ai, ndërsa për sigurimin e ushqimit tha se deri më tani nuk ka qenë shumë e vështirë në provincën ku ai jeton.

?Kemi zgjedhur markete më te shtrenjta, kemi shmangur tregjet. Deri tani në provincën tonë është më mirë, por në provincat e mëdha ushqimi është bërë shumë i vështirë. Kemi një rritje të ndjeshme të çmimit të ushqimeve.

Tashmë problemi është që kjo ka ndodhur gjatë Vitit të Ri Kinez dhe këtu është pushim një muaj e ky ka qenë problemi më i madh, sepse kanë lëvizur nga një vend në tjetrin. Kemi 56-të njerëz që kanë vdekur, 49-të janë shëruar?, u shreh studenti.

Vrana tha se një hipotezë për përhapjen e kësaj sëmundje është nga lakuriqët e natës dhe gjarpërinjtë.

?Më e mira është qendrimi në shtëpi deri sa të stabilizohet situata. Ligjet që janë shkelur janë te ushqimet, sepse kanë ushqim të pistë. Ushqehen me ushqime krejt të ndryshme  nga ato që jemi mësuar ne në Shqipëri: me lakuriq, gjarpërinj, që thuhet edhe nga e ka zanafillën kjo sëmundje?, nënvizoi shqiptari, ndërsa zbuloi se në provincën ku ai jeton shumë pjesë janë bllokuar që të mos hyjnë njerëzit nga provincat e tjera.

Autoritetet kineze kanë vendosur edhe një rregull që kush kapet pa maskë, ndëshkohet, ndërsa përsa i përket trasportit i riu thotë se në provincën ku jeton është më pak i përdorshëm, por në provincat e tjera janë mbyllur të gjitha stacionete trenave dhe fluturimeve.

?Ajo që pasqyrohet në media, është e shkruar dhe nuk e ka asnjëherë emocionin. Frika është shumë e madhe, ngrihemi çdo ditë dhe shikojmë mos jemi të prekur. Frika është shumë e madhe, zgjohemi në mëngjes dhe kontrollojmë veten mos kemi temperaturë apo dhimbje bajamesh?, tha më tej ai.

Studenti tregon se ka komunikime me shqiptarë të tjerë që jetojnë në Kinë dhe për këtë na qetëson në njëfarë mënyre.

?Kemi kontakte me shqiptarë të tjerë që janë në të gjthë sipërfaqen e Kinës, por askush nuk shkruan se ka ndonjë problem. Por mundohemi t?i japim kurajo njëri-tjetrit?, thekson Vrana.

I riu deklaroi se në media raportohet se janë infektuar 2 mijë njerëz, por një kineze që punon në spital ka hapur fjalët se ka një prekje deri në 90 mijë vetash./ CNA.al

Lajmet e fundit nga